EmailFacebookKontakt

Pesë murgeshat (9 qershor)

Pesë murgeshat
(9 qershor)

N
ë Persi, në kohën e Saporit II (310-379),
nën drejtimin e priftit të krishterë Pavel,
në një kishë asketizonin pesë “kanonike”,
kështu quheshin atëherë murgeshat. Ato
quheshin Thekla, Mariamna, Marta, Maria
dhe Enatha. Të ardhurat e kishës, ku ato ishin
psalte, i shkonin Pavlit, të cilin Satani e tër-
hoqi në argjenddashje. Kur pasuria e tij u rrit
së tepërmi dikush lajmëroi kryemagjistarin e
perandorit, i cili ishte gjithashtu argjendda-
shës. Ai i kapi që të gjashtë dhe u sekuestroi
pasurinë. Kleriku që adhuronte paranë më
shumë se Krishtin, si një Judë tjetër, që të mbante
mamonain (paranë), pranoi të adhurojë die-
llin^ Kjo nuk i pëlqeu kryemagjistarit. Me
shpresë se nuk do duronte presviteri, e dety-
roi të bindte edhe virgjëreshat. Dhe ai u nën-
shtrua. Por gratë e brishta mbetën si shkë-
mbinj të palëkundur. Mbi to shpërthyen rrahje
të njëpasnjëshme. Në fund pas urdhrit të
kryemagjistarit iu pre koka dhe vetë mësuesit
të tyre (!). U realizua kështu, madje dhe u
tejkalua, thënia e apostullit Pavël se lakmia
është idhujtari (Kol. 3.3). Por, siç i kishin
profetizuar oshënarët mohuesit të Krishtit,
ai i ngjau Judës edhe me vdekjen: U var
natën nga shërbëtorët e kryemagjistarit, i cili
përhapi se u vetëvra nga vrasja e ndërgje-
gjes. Me urdhër të tij kufoma iu hodh qenve
dhe ai mori thesarin. Të gjashtë vdiqën, por
pesë murgeshat u drejtësuan, ndërsa Pavli
u dënua… Më 26 shtator bëhet “kujtimi i
pesë virgjëreshave të shenjta dhe murgeshave,
që u vranë prej Pavlit, atit të tyre [sipas një
tjetër kodiku “mësuesit të tyre”]. Për më
tepër, vargjet lavdëruese pas Sinaksarit të tyre
e karakterizojnë burrin si “argjenddashës”.
Dhe në të dy rastet, gjëra të përbashkëta (nu­
mri 5, emri i klerikut, karakterizimi i tij si
argjenddashës) drejtuan shën Nikodhim
Agjoritin (14 korrik) të mendojë se kemi të
bëjmë me të njëjtat martire oshënare dhe
me të njëjtin atë shpirtëror – jo fizik – të tyre,
Pavlin.