EmailFacebookKontakt

Shpëtimi për të gjithë

Ka dalë në qarkullim edhe: (Pjesë nga libri “Si do të besojnë, po të mos dëgjojnë?”)
E Diela e 5-të e Mattheut
SHPËTIMIPËR TË GJITHË
N
ë leximin e sotëm të Apostullit,
Apostull Pavli i mëson të krishterët e
Romës për qëllimin e ekzistencës dhe
kuptimin e jetës.
Bëhet fjalë për një çështje të njerëzve
të të gjitha epokave. Është problemi edhe
i asaj kategorie njerëzish, që kanë si qëllim
vetëm këtë jetë të përkohshme dhe të fitoj-
në të mira materiale sa më shumë që mu­
nden. Pasuri, lavdi, kënaqësi.
Të gjitha këto janë qëllime të përkoh-
shme, të ankthshme dhe të kota, që nuk e
drejtësojnë njeriun. Sepse njeriu përjeton
prishjen në të gjitha stadet e jetës dhe në
fund vjen vdekja dhe mbarojnë të gjitha!
Pra, çfarë kuptimi ka jeta dhe si mundet
njeriu të ndihet i drejtësuar, i kënaqur, i lum-
tur, pasi në çdo hap të jetës ai ndeshet me
kotësinë.
Rom. 10:1-10 (23-7-2000)
Sigurisht, njeriut i nevojitet të përparojë,
të bëjë përpjekje dhe të djersijë që të krijo-
jë, të gëzojë të mirat e qytetërimit. Por në
këtë përpjekje të vështirë, sa janë të urtë
thonë gjithnjë: “Shëndettë kemi, patë gjitha
do të bëhen!”.
Shpesh në ditë tona dëgjojmë për pasuri
që u fituan me djersë dhe që humbën gjatë
një nate!
Kuptimi i ri që ofron Kisha jonë në je-
tën e njerëzve është siguria e ngjalljes. Për
të gjithë njerëzit, e vetmja gjë e sigurt është
prishja dhe vdekja! Por për besimtarët e
krishterë ekziston e përjetshmja, ngjallja së
vdekurish. Prandaj edhe të krishterët ecin
në mes të prishjes dhe të shkatërrimit të
kësaj bote dhe luftojnë për thesare që nuk
i prish “ndryshku dhe kalbja”.
(vijon në faqen 10)

SHPËTIMIPËR TË GJITHË
(vijon nga faqja 9)
Dhe e dini, vëllezër, se ky besim
nuk është një dëshirë shpresëtare
kundërshtuese. Është një shpresë
e sigurt, që mbështetet në ngjarjen
e padyshueshme të ngjalljes së
triditshme prej të vdekurve të
Perëndinjeriut.
I krishteri ecën, vepron, merr
përgjegjësi në jetën e tij. Kurrë nuk

zhgënjehet në vizionin e tij, prandaj
edhe nuk e humbet në vështirësi
ose në lehtësirat e jetës. Hyn në
komunikim me Zotin e ngjallur dhe
me njerëzit e tjerë. Adhuron Perë-
ndinë, do miqtë dhe armiqtë dhe
respekton ambientin që e rrethon.
Nuk e ul kokën si një skllav, por
qëndron në këmbë dhe me anë të
besimit e dashurisë, ngrihet dhe
ringrihet në vazhdimësi. Gjithmonë
i lidhur me qengjin e therur dhe që
jeton, Jisu Krishtin.
* * *
Rom. 10:1-10 (28-7-2002)
N
ë leximin e sotëm, Apostull
Pavli u shpjegon të krishte-
rëve të Romës se si shpëtimi që
ofron Krishti, është dhuratë për të
gjithë.
Moisiu, në Dhiatën e Vjetër,
shkruan se ai që zbaton porositë e
ligjit do të gjejë në ato jetë dhe do
të jetojë i drejtësuar në këtë botë.
Ai që kërkon drejtësimin që ofron
besimi dhe rrëfen besimin e tij në
Jisu Krishtin e kryqëzuar dhe të
ngjallur, ai është njeriu i plotësuar
dhe i drejtësuar edhe në këtë jetë,
por edhe në mbarë shekujt.
Plotësimi është dëshira e mbarë
njerëzve. Plotësia e të qenurit, sigu-
ria, shpresa, durimi, të qenurit so­
cial, krijimtaria, kënaqja e thellë.
Në jetën e Kishës sonë njeriu i
plotësuar është shenjtori i Perë-
ndisë. Perëndia ynë është i shenjtë
dhe i tërëshenjtë. Është Perëndia
mëshirëplotë, i mirë dhe njeridashës.
Besimtarët ftohen të ngjasojnë me
Perëndinë dhe të bëjnë vullnetin e
Tij. Vullneti i Perëndisë është të je-
mi gjithmonë në pendim dhe të fa-
lim. Të jemi të përulur, shoqërorë
dhe njerëz aktivë në jetë. Të ma-
rrim pjesë në vështirësitë, në dhim-
bje, në ankth, në problematikën e
njerëzve tanë të afërm. Me dallim,
masë dhe urtësi, që përcaktohet
nga dashuria, respekti dhe zemra
jonë e madhe.
Shembulli ynë i jetës dhe streha
jonë janë shenjtorët e Perëndisë, e
Përmbishenjta Hyjlindëse dhe
shenjtorët. Prandaj edhe mbushen
plot kishat tona të shenjta kur nde-
rojmë kujtimin e tyre ose kur kryej-
më shërbesa për të Përmbishenjtën
Hyjlindëse.
Format ligjore synojnë të krijoj-
në qytetarë që iu nënshtrohen ligje-
ve. Tregojnë kufijtë e të drejtave
dhe të detyrimeve të qytetarëve.
Por nuk mjaftojnë për të kultivuar
personalitete të lira, që ofrojnë
dashuri pa kufi dhe që falin perse-
kutorët e tyre. E ca më tepër, nuk
ofrojnë njerëz që japin zgjidhje për
problemin e madh të vdekjes dhe
të prishjes.
Apostull Pavli, në leximin e
sotëm, është i qartë: “Nëse pohon
me gojën tënde se Jisui është Zoti
dhe beson me zemrën tënde se
Perëndia e ngjalli së vdekurish, do
të gjesh shpëtim” (Rom. 10-9).
Ky besim është dhuratë e Shpir-
tit të Shenjtë. Formimi, pjekuria,
gjakftohtësia, çiltërsia, vigjilimi i
ndërgjegjes sonë është dhuratë e
hirit të Perëndisë.
Shenjtorëtjanë dëshmitë e prek-
shme të pranisë së Shpirtit të Shenj-
të në histori dhe në jetën tonë të për-
jetshme. Prandaj edhe ne i lusim
shenjtorët, që janë tanët, të afërmit
tanë, që të realizohen dëshirat tona.
Që të plotësohen vizionet tona, të
cilat synojnë në plotësimin dhe
drejtësimin e njeriut dhe në lavdinë
e emrit të shenjtë të Zotit dhe të
Perëndisë tonë Jisu Krisht.