Frytshmëri e mahnitshme shpirtërore
dhe kontribut mbarëbotëror
Nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë / Anastasi
K
ur flitet për Nënë Terezën, dy fjalë vijnë spontanisht në mendjen time: guxim dhe dashuri. Jeta e saj ishte një rrugë e mbushur me vendosmëri dhe guxim. Ishte vetëm 18 vjeç kur vendosi të përkushtohet plotësisht në Krishtin. Dhe shkoi në Irlandë për t’u bërë pjesë e Vëlla- zërisë Misionare “Motrat e Lorettos”. Po me të njëjtin guxim kërkoi të shkojë në Kalkuta, ku fillimisht punoi si mësuese. Në vitin 1946 ajo pranoi “thirrjen” e dytë të saj, t’u përkushtohej “më të varfërve të të varfërve” dhe të themelojë më 1950 një vëllazëri të re misionare, “Misio- naret e Dashurisë”.
Vazhdoi një jetë të mbushur me guxim. Një guxim i mbushur me dashuri. Duke përjetuar personalisht se “Perëndia është dashuri”, u për- poq ta jetojë gjithnjë e më thellë dhe në mënyrë më të plotë këtë dashuri, duke i përqafuar të gjithë, pa asnjë lloj dallimi, racor, etnik, gjuhësor, fetar. Ajo gjithmonë i jepte prioritet më të pri- vuarve dhe më të vobektëve.
Sigurisht, e dinte se një njeri mund të ofrojë dashuri në atdheun e vet dhe në Evropë. Por dëshira e saj ishte të shkonte aty ku të tjerët kishin vështirësi, në kufijtë më të vështirë dhe më kërkues: në një vend të huaj, duke e pranuar vetë të qenurit e huaj, e për më tepër, varfërinë absolute në jetën e saj personale.
Trimëria dhe guximi i saj shkaktojnë admirim. Dhe në mënyrë spontane vijon pyetja: Nga e merrte ky shpirt fuqinë e tij mahnitëse? Përgjigjja nuk është e vështirë. Ajo vetë, në mënyrë të për-
sëritur, e ka zbuluar të fshehtën e saj: besim që të shtyn në vepra dhe përkushtim i plotë në Perëndinë; vendim për të ecur në gjurmët e Krishtit me frymë sakrifice, lutje e pandërprerë. “Pa lutjen, unë nuk mund të punoj qoftë për një gjysmë ore. Unë e marr fuqinë time nga Perë- ndia nëpërmjet lutjes”. Dhe diku tjetër: “Lutja e ushqen shpirtin – njësoj si gjaku është për trupin”.
Dhurata tjetër e Nënë Terezës ishte se nuk u kufizua në përjetimin individual të flakës së shpirtit të saj. E transmetoi atë tek të afërmit dhe tek të largëtit. Me shembullin e saj, arriti të frymëzojë mijëra shpirtra. Brenda dhjetë viteve u krijuan 25 grupime të “Misionareve të Dashu- risë” në Indi. Dhe në dhjetëvjeçarët që pasuan themeloi shumë degë, mendoj rreth 500, në 100 vende të ndryshme të botës. Bëhet fjalë për një frytshmëri të mahnitshme shpirtërore dhe kontribut mbarëbotëror.
Për gjithë këto arsye, pra, me gëzim të veçan- të marr pjesë në aktivitetin e sotëm në kujtim të Nënë Terezës. Teksa kujtojmë me mall figurën e saj të rrallë, zëri i saj mbërrin me qartësi më të madhe në zemrën tonë, për të na nxitur të gjithë- ve në çdo fushë ku ndodhemi: Më shumë vëme- ndje ndaj varfërisë dhe veçanërisht ndaj vëlle- zërve tanë të privuar e të munduar. “Ka shumë në botë që janë duke vdekur për një copë bukë, por ka më shumë që po vdesin për pak dashuri”. Le të kemi më tepër konseguencë në besimin tonë, më shumë guxim dashurie.