EmailFacebookKontakt

Aktivitete të grave orthodhokse të Tiranës

Aktivitete të grave orthodhokse
të Tiranës

Rreth 30 gra orthodhokse të Tiranës, gjatë takimeve
të tyre ditët e mërkura, kanë nisur të mësojnë himne e
psalme të ndryshme, veçanërisht ato që përdoren në Litur-
gjinë Hyjnore. Ato po e bëjnë këtë nën drejtimin pedagogut
të muzikës bizantine Harallamb Terziu dhe tashmë është
krijuar një kor ku spikatin 3-4 zëra me prirje. Qëllimi është
që sa herë të organizohen aktivitete në vende të shenjta,
të kenë një kor të përgatitur për t’i psalur Perëndisë dhe
për të himnuar Emrin e Tij të Shenjtë.
Më 26 maj, gratë orthodhokse zhvilluan takimin e ditës
së mërkurë me atë Luka Veronis dhe me disa klerikë e
studentë, miq nga Kisha Orthodhokse e Amerikës, nga
Akademia Teologjike “Holy Cross”, Boston. Ishte një
bisedë e veçantë, ku u ndanë përvoja mbi misionin e
krishterë në komunitet dhe në familje. Gratë bënë pyetje
dhe i shprehën mirëseardhjen e ngrohtë miqve e vëlle-
zërve në Krishtin. U bë edhe një prezantim i aktiviteteve
shpirtërore e sociale që zhvillon Grupi i Grave Orthodhokse
nga viti 1995 e në vazhdim.
Më 29 dhe 30 maj, gratë orthodhokse të Tiranës e
mbyllën ciklin e mësimeve të katekizmit me një pele-
grinazh në kisha e manastire të Elbasanit, Pogradecit e
Korçës, i cilipërfundoi me një agripni në manastirin “Fjetja
e Shën Marisë”, në Boboshticë. Atje i priti Papa Jani
Trebicka, i cili kreu shërbesat dhe Liturgjinë Hyjnore.
Me gratë e Tiranës u bashkuan në lutje edhe 30-40 gra

orthodhokse nga qyteti i Korçës. Të nesërmen në mëngjes
u bë një vizitë në manastirin e Shën Nikollës, në fshatin
Kamenicë dhe udhëtimi u mbyll me vizitën në Kishën
Katedrale “Ngjallja e Krishtit”, në qytetin e Korçës, ku
morën bekimin e Hirësi Joanit.
Rajmonda Shqevi