EmailFacebookKontakt

Hirotoni e re në Mitropolinë e Gjirokastrës

HIROTONIE RE NË MITROPOLINË
E GJIROKASTRËS
T
ë dielën, 13 qershor, në kishën e Fjetjes së të Tërëshenjtës Mari në
Dervician u krye nga Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësia e Tij Dhimitri,
hirotonia në gradën e dhjakonit e z. Jani Mërkuri. Besimtarë të enorisë
së Dervicianit, të rinj e të reja nga institucionet tona arsimore morën
pjesë në Liturgjinë Hyjnore dhe bashkuan lutjen e tyre që Perëndia të
denjësojë dhjakon Joanin që të jetë gjithmonë në lartësinë shpirtërore të
klerikut orthodhoks, që të jetë ndërmjetës i vërtetë mes Perëndisë dhe
besimtarëve. Kishin ardhur dhe morën pjesë në Liturgji e hirotoni edhe
studentë të Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, në Manastirin e
Ri të Shën Vlashit në Durrës, bashkëstudentët e dhjakon Joanit, sepse
edhe ai përfundoi sivjet studimet në këtë Akademi.
(Korresp. NGJALLJA)