EmailFacebookKontakt

Papa Jorgji Kosta Bezhani

P

apa Jorgji Kosta Bezhani, që njihet më shumë si “Prifti i Be- zhanit”, lindi më lOkorrik 1897 në fshatin Bezhan të Kolonjës.

Rridhte nga një familje e nde- ruar dhe e respektuar në gjithë zo- nën dhe më tej për ndjenjat e thella fetare, trashëguar brez pas brezi,-

Mësimet e para të fillores i mori në shkollën e fshatit Bezhan, ku mësoi gjuhën greke, të cilën e njihte mirë si në të folur dhe në të shkruar, gjë që e ndihmoi më pas për të lexuar botime fetare. Ai njihte edhe disa gjuhë të tjera të huaja, si frëngjisht, rumanisht, italisht etj.

Në brumosjen e besimit të the- llë të tij ndikoi fakti se nga nëna rridhte nga një familje priftërore. Edhe nga i ati, një i afërt kishte

punuar rreth 10 vjet rresht si mura- tor specialist në mirëmbajtjen dhe ndërtimin e ndërtesave të reja në Manastirin e “Malit të Shenjtë” në Greqi, përvojë që ia transmetoi edhe atij.

Kështu ai filloi të aktivizohet që herët në kishën e Shën Petrit në fshat, duke u bërë edhe një psalt i mirë.

Perveç punëve bujqësore me të cilën ai siguronte jetën e familjes, ai ushtroi, gati për më se 3 vjet rresht edhe profesionin e arsimtarit, duke i dhënë mësim fëmijëve të familjeve vllahe që kishin bagëtitë e tyre në kullotat e Malit Gramoz.

Nga dëshira e madhe për besi- min Orthodhoks, në vitet 1933- 1934, regjistrohet në Seminarin fetar njëvjeçar në Tiranë, Seminar i hapur për përgatitjen e klerikëve.

Meqenëse në fshatin e tij shër- bimi fetar kryhej nga një prift i mo- shuar, i nderuari Papa Meleti, ai fillimisht emërohet prift në fshatrat Çarshovë, Radovë, ku shërbeu për më se një vit.

Me vdekjen e Papa Meletit, emërohet prift në fshatin e tij, Bezhan, ku shërbeu edhe në disa fsha-

tra të tjera që nuk kishin prift, si Shtikë, Skorovot, Kreshovë etj.

Në prag të Luftës Italo-greke, si klerik, ai arrestohet nga fashizmi dhe internohet në Itali, në fillim, në burgun e Barit dhe pastaj në Anko- na, për më tepër se një vit, dhe u lirua kur përfundoi lufta.

Duke lënë familjen e tij në Bezhan, gjatë vitit 1941-42, për afro një vit, shërbeu si famullitar në fshatin Drenovë të Korçës, ku iu dha mundësia që të njihej më afër me klerikët e besimtarët e qytetit.

Për vitet që do të vinin pas çliri- mit nga fashizmi dhe nazizmi do të ishin vitet e kalvarit për atë. Më 6 janar 1946, gjatë Liturgjisë, në ditën e Ujit të Bekuar, arrestohet nga regjimi komunist, dënohet nga gjyqi ushtarak me akuzën “armik i po- pullit dhe i pushtetit popullor”, si bashkëpunëtor i ngushtë me reak-

sionin e brendshëm dhe të jashtëm, duke kryer tre vjet në kampin famëkeq të Vloçishtit, së bashku me shumë e shumë klerikë të tjerë, të të tri feve dhe me intelektualë nacionalistë me famë.

Mbas lirimit nga burgu kthehet përsëri në Bezhan, ku mbas kësaj fatkeqësie, mbi të dhe mbi familjen e tij, bien njëra pas tjetrës goditjet e “luftës së klasave”. Reforma agrare i merr gjysmën e tokës buj- qësore dhe i sekuestrohen rreth 1000 krerë bagëti të imta dhe dy kafshë pune, dy mullinj bloje, dhe për pasojë në vitin 1950, cilësohet “kulak”, duke u bërë kështu përfu- ndimisht objekti numër një ku drejtoheshin pareshtur dhe çdo ditë tehet e mprehta të luftës së klasave jo vetëm në fshat, por në gjithë Kolonjën e më tej.

(vijon në faqen 10)

(vijon nga faqja 9)

Në këto rrethana të egra të trajtimit personal të tij dhe të familjes nga regjimi komunist, detyrohet të shkojë bashkë me familjen në Korçë, ku pas shumë peripecish, pasoja të luftës së klasave, mundi që Mitropolia e Shenjtë e Korçës, ta emërojë si famullitar në fshatrat Drenovë dhe Mborje të Korçës, ku shërbeu deri në vitin 1954.

Mbas këtij viti ai emërohet përfundimisht klerik në qytetin e Korçës, ku shërbeu pranë Mitropo- Hsë së Shenjtë, deri në vitin 1967.

Me gjithë diktaturën e egër ndaj

të drejtave të lirisë e të fesë, tanimë të ndaluara, si njeri besimtar, pa- gëzonte fshehtas fëmijët e familja- rëve të ndershëm e besnikë të fesë sonë Orthodhokse, rreth 100 pagë- zime, duke bërë paralelisht dhe predikime fetare me ta, derisa ndë- rroi jetë, më 17 gusht 1983.

Veç familjes dhe të afërmve të tij, ai u përcoll në banesën e fundit nga qindra besimtarë të çdo feje, shokë dhe miq të nderuar të tij, që e përcollën në heshtje dhe me nderime, kokulur, pa nekrologji zyrtare.

Atë Vasil Kordileva, Korçë