EmailFacebookKontakt

“Drita e Krishtit dhe Evropa” – Fjala e mbajtur në Asamblenë Ndërfetare të Sibiut

Fjala e mbajtur në Asamblenë Ndërfetare
të Sibiut nga Kryepiskopi i Tiranës
dhe i gjithë Shqipërisë
Prof. Dr. Anastasi

Zëvendëspresident i Konferencës
Evropiane të Kishave

N

ë fillimet e shekullit të kaluar, Oswald

Spengler mbështeste tezën se qytetërimi ka një evolution historik të natyrshëm: lindje, zhvillim, dhënia e fryteve dhe rënia, që pasohet prej vdekjes. Kjo pikëpamje mbronte mendimin se qytetërimi perëndimor i ishte afruar etapës së fundit. Arnold Toynbee, megjithatë, theksoi diferencën midis zhvillimit teknologjik në njërën anë dhe në anën tjetër të progresit të pastër, që ai e quan “shpirtëzim”. Ai i shikonte rrënjët e krizës në botën perëndimore në të bërit e saj të huaj ndaj eksperiencës fetare dhe në përshtatjen e saj me kultin e teknologjisë, me nacionalizmin dhe militarizmin. Kundër modelit të degradimit biologjik ai kundërvuri pozicionimin voliti v, që është i bazuar në forcën dhe në vitalitetin e minora- ncave krijuese dhe të personaliteteve të jashtë- zakonshme.

Në fillim të mijëvjeçarit të tretë, ne jemi mbledhur këtu në Asamblenë e Tretë Ekumenike, në sigurinë se këtu ka shpresë për një lulëzim të ri të qytetërimit në Evropë. Për këtë arsye kjo shpresë jeton e vepron brenda dritës së Krishtit. Gjithashtu edhe ne të krishterët “si bij të dritës”, (Efes. 5:8), qoftë në shumicë apo në pakicë në shoqëritë tona – duhet të jemi faktorë kreativiteti në një Evropë me të vërtetë të ndriçuar.

I

Lidhja midis dritës dhe Transhendentales, Hyjnores, ka qenë e njohur në mbarë fetë, në një shumëllojshmëri imazhesh dhe kombinimesh të ndryshme. Kjo gjë buron drejtpërsëdrejti nga tekstet biblike, literatura e Etërve të Kishës dhe himnologjiaesaj.

Imazhi i dritës u adoptua në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Jisui, meqë është Fjala, “nga

i cili u bënë të gjitha” (Jn. 1:3), personi i Trinisë së Shenjtë, Krishti që “është drita e vërtetë që ndriçon çdo njeri, që vjen në botë” (Jn. 1:9). Ai deklaroi në mënyrë të përsëritur dhe të qartë: “Unë jam drita e botës” (Jn. 8:12,9:5). Drita që lidhet drejpërsëdrejti me jetën: “Ai që më ndjek mua, nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës” (Jn. 8:12).

Në Tabor lidhja midis Krishtit dhe dritës u bë e dukshme: “Fytyra e tij shkëlqeu si dielli dhe rrobat e tij u bënë të bardha si drita” (Matth. 17:2). Pas ballafaqimit, në kryq me forcat e errësirës, Ai i mbushi të gjitha gjërat me dritën e Ngjalljes së Tij. Në përfundim të historisë së shpëtimit, krijesa e re do të ketë vetë Perëndinë si dritë (Zbul. 21:33). Kështu nga drita e natyrshme, e cila këtu poshtë alternohet me hijet e natës, ne duhet të kalojmë te drita, që nuk perëndon, e cila është vetë Perëndia (1 Jn. 1:5). Ne të krishterët deklarojmë se Krishti “është dritë prej drite”, që Trinia është dritë në tërësi. “Dritë është Ati, dritë është Biri, Dritë është Shpirti i Shenjtë”.

Shkenca bashkëkohore i jep një theks të veçantë marrëdhënies së qartë midis Krishtit

dhe dritës. Natyra e dritës ka qenë gjithmonë në qendër të kërkimit shkencor. Zhvillimi i shkencës ka qenë lidhur me këtë kërkim. Zbu- lime të reja shkencore, të mrekullueshme, e zgjerojnë më tej nocionin biblik të dritës. Shkenca na thotë se drita është një valë elektro- magnetike, që udhëton me një shpejtësi kolosale. Por në të njëjtën kohë është e përbërë nga thërr- mijëza. Fotoni, thërrmijëza e dritës, zë një vend të veçantë midis thërrmijëzave të materies dhe të energjisë, që përbëjnë botën, siç G. Gramma- tikakis, një shkencëtar i shkëlqyer nxjerr në pah. Ai shpjegon se kuantumi elektrodinamik për- shkruan ndërveprimet e fotonit me materien dhe vazhdon duke thënë: “Mund të duket e pamu- ndur, drita transformohet në materie”.

Pasuria jonë e re e diturisë rreth dritës së natyrshme zgjeron më tej simbolizmin e efekteve të mrekullueshme të dritës shpirtërore në botë. Krishti, “Drita e botës”, është ende i mundshëm për t’u njohur dhe familjar, meqë është dritë e natyrshme, por është në të njëjtën kohë i pakonceptueshëm dhe i paafmeshëm në thelbin e tij. Perëndia është quajtur dritë jo në përputhje

(vijon në faqen 8)

(vijon ngafaqja 7)

me esencën e Tij, por sipas energy isë së Tij, siç shpjegon shën Grigor Pallamai. Dhe ndërkohë që esenca e Perëndisë ngelet e paafrueshme, kushdo që dëshiron mund të marrë pjesë në energy itë eTij.

II

Evropa u bekua duke u formuar dhe duke u zhvilluar gjatë shekuj ve në dritën shpirtë- rore të Krishtit. Ashtu si procesi i mrekullueshëm i fotosintezës mirëmban ciklin e jetës, në të njëjtën mënyrë, drita shpirtërore e Krishtit i ka dhënë jetë qytetërimit të Evropës. Natyrisht, ka shumë shembuj ku re të ngrysura dhe net të errëta të arrogancës, mosbesimit, urrejtjes dhe interesave të paligjshme e kanë penguar dritën e Ungyillit që të shndrisë në Evropë. Kjo është diçka, që është identifikuar në kohë të ndryshme me anë të autokritikës së të krishterëve dhe ne- vojave për ta nxjerrë në pah një gjë të tillë, me qëllimin e mospërsëritjes së këtyre dukurive.

Por edhe në kohë të errësirës dhe të tri- shtimit, drita derdhet në atmosferë në shumë mënyra. Shkenca moderne, duke zbuluar më- nyrat e shumëllojta me të cilat depërton drita natyrore, na inkurajon të besojmë se si ne mund të jemi të ndërgyegyshëm për format e fshehta të dritës së Krishtit, me të cilat ajo futet në rru- gën, ku bota lëviz, edhe kur kohët duken të errëta.

Sot ne jetojmë në një Evropë që ka një kuptim multifetar, – duke kuptuar me këtë të- rësinë e kontinentit evropian dhe jo vetëm Ba- shkimin Evropian- dhe karakteristika bazë e qytetërimit të sotëm është sekularizmi i saj.

Qëndrimi i vërtetë i Krishterimit brenda Evropës nuk duhet të jetë një konflikt me ata, që nuk ndajnë të njëjtat shpresa me ne, ose nuk duhet të kërkojmë që Kisha të ketë një pozitë dominuese në shoqëri. Detyrimi i dishepujve të Krishtit, të cilët Ai vetë i siguroi se “ju jeni drita e botës” (Matth 5:14 Jn. 12:36) është dëshmia e pastër, shërbimi vëllazëror dhe asistencë te- rapeutike. Dëshmitarë të sigurisë sonë se Krishti nuk është thjesht një “mësues i madh”, një profet i rëndësishëm apo “një mistik”, por është Biri i Perëndisë së gyallë, “drita e botës”.

Krishti e lidhi rrezatimin e dritës së Tij jo me gjendje ekstaze, si p.sh. ato të neoplatonizmit ose të tipit indian, por e lidhi me veprat. “Kështu le të shndrisë drita juaj përpara njerëzve, që ata të shikojnë veprat tuaja të mira dhe të lavdërojnë Atin tuaj, që është në qiell”. (Matth 5:16). Kisha është ftuar sa herë të shprehë besimin e saj me vepra të shërbimit, për të mirën e të gjithëve, pa bërë përjashtime. Të gjitha iniciativat humani- tare dhe strukturat që kanë lindur në Evropë për

lehtësimin e dhimbjes, sëmundjes, pleqërisë, vetmisë dhe plaga e jetimëve dhe e të huajve, burojnë nga ide dhe përpjekje të inspiruara nga besimi i krishterë. Ato u adoptuan nga shteti. Kjo traditë dhe dinamikë duhet të vazhdohet me ide krijuese dhe nisma të guximshme.

Sa i takon asistencës shëruese, kjo nuk ku- fizohet vetëm në trajtimin e sëmundjeve që na mundojnë, por e shtrin shërimin e piagëve në trupin e shoqërisë dhe në marrëdhëniet midis popuj ve. Ajo zgjerohet në gjetjen e shërimit për urrejtjen, mosbesimin, ksenofobinë, racizmin dhe çdo lloj armiqësie.

Mbështetja dhe forcimi i vlerave të krishtera që formuan qytetërimin evropian, duhet të jetë aspiratajonë e qartë. Gjëra të tilla si: a) theksimi i dinjitetit të personit njerëzor si baza e të drejtave të njeriut b) respekti për lirinë e çdo individi, pa dallim origjine, race, edukimi ose bindjeje fetare, c) shenjtëria e martesës dhe e familjes, ç) përgje-

gjësia e çdo qytetari për progresin e mbarë sho- qërisë; d) solidariteti shoqëror dhe drejtësia, dh) pushteti i përulësisë dhe rëndësia primare e kapërcimit të egotizmit.

Dhe le të mos harrojmë ekumenicitetin e dri- tës. Ne evropianët, që kemi shijuar përparësitë e të qenit vende të pasura, jemi të ftuar të shikoj- më përgjegjësitë tona në dritën rrezatuese të Krishtit, i Cili është “drita e botës”; ftohemi të sho- him përgjegjësinë tonë për njerëzit e kontine-

nteve të tjera dhe të shprehim në mënyrë fisnike ndjenjat tona miqësore karshi tyre. Për më tepër jemi të thirrur të punojmë krah për krah me ata, në një terren të njëjtë, për zhvillimin e mbarë botës si një e tërë.

Por, nëse Kishat duhet të përmbushin rolin e tyre thelbësor dhe të kontribuojnë në rrugën shpirtërore që do të marrë Evropa, para së gjithash ato duhet të jenë të vërteta ndaj karakterit të

tyre sakramentalo-sotiriologjik. Në këtë mënyrë ato nuk duhet të katandisen të jenë thjesht OJQ. Kisha duhet të ngelet shfaqja e “ekonomisë” së Perëndisë në Krishtin me anë të Shpirtit të Shenjtë. “Trupi i Krishtit”, vendi ku kryhet transformimi njerëzor, bashkimi me Perëndinë e dashurisë.

Në shikim të parë, rrezatimi i dritës, si ne të gjithë e dimë, është në fakt sinteza e shtatë ngjyrave të ndryshme. Në mënyrë të ngjashme, edhe Drita e Krishtit mund të ndahet në shumë mënyra dhe rrezatime të dritës. Ne të krishterët, si “bij të dritës” jemi të ftuar të nxjerrim në pah të gjitha dritat e spektrit të dritës së bardhë me:

Dritën e paqes, me veten tonë, me ata që na rrethojne dhe mbarë botën.

Dritën e drejtësisë, për të luftuar për një sho- qëri të drejtë në nivel lokal, panevropian e global.

Dritën e së vërtetës, për të analizuar histo- rinë dhe për të parë realitetin social.

-Dritën e shpirtit të krijimit, që i jep forcë me- ndimi origjinal në shkenca, në arte e në kulturë.

Drita e shpresës për bashkimin e të gjithë njerëzve në kontinentin tonë, ku pajtohen dhe harmonizohen diferencat.

– Drita e Dashurisë, në kuptimin dhe fuqinë që i është dhënë nga besimi i krishterë dhe shembulli i gjallë i të gjithë atyre që e kanë përjetuar. Përgjegjësia më e madhe që ka Kisha është të ofrojë dashuri, t’i bashkojë njerëzit me burimin e dashurisë. Nuk ka asnjë institucion tjetër social që mund ta zëvëndësojë Atë.

Dritë paskale që nuk perëndon, e cila shfaq fitoren përfundimtare mbi mëkatin dhe vdekjen me anë të fuqisë së Kryqit dhe të Ngjalljes së Krishtit.

Duke jetuar dhe vepruar në këtë mënyrë, ne duhet t’u takojmë strukturave njerëzore krijuese, që si shumica apo pakica, kanë aftësinë për të shfrytëzuar plotësinë e elementeve më të mira të trashëgimisë evropiane dhe ta udhëheqin kontinentin drejt një gjendjeje ku fuqia shpirtërore duhet të ripërtërihet.