(Reagim për një intervistë që nuk u dha kurrë)
N
ë dt. 21 nëntor 2007, në faqet e brendshme të gazetës së përditshme “Panorama”, është botuar një intervistë e sajuar midis gazetarit Piro Nase dhe famullitarit të kishës “Shën Maria e Pazarit” në Përmet, atë Vasil Thomollarit. Duke iu rikthyer edhe njëherë va- lës së vjetër të sulmeve ndaj kleri- kut, gazetari ka fantazuar një intervistë poshtëruese me atë Vasilin, duke e trajtuar priftin si një fëmijë që mund të luash dhe t’ia punosh kur të duash. Fatkeqësisht, në gjithë këto vite jemi mësuar të lexojmë apo dëgjojmë trillime dhe shpifje nga më të çuditshmet që janë bërë në kurriz të Kishës Or- thodhokse Autoqefale të Shqipë- risë, primatit të saj, klerit e besim- tarëve, por një histori e tillë është e paprecedent, një rast flagrant që do të mbahet mend gjatë, jo vetëm nga ne që përpiqemi të informojmë me objektivitet dhe profesionalizëm publikun, por edhe nga shumë persona të tjerë, që ndoshta nuk e ka- në mësuar të vërtetën.
Asnjëherë nuk ishim përballur me rastin e fundit në një të për- ditshme shqiptare, ku gjatë treçe- rekut të hapësirës së një faqeje botohej një intervistë e supozuar te- lefonike midis gazetarit dhe një prifti orthodhoks të sulmuar kohët e fundit në shtyp, intervistë që ishte fund e krye, përfshirë pyetjet dhe përgjigjet, trillimi i imagjinatës së gazetarit. Pasi kontaktuam me atë Vasil Thomollarin, i cili me të drejtë ishte indinjuar shumë për këtë fakt,
ai na siguroi se as që e njihte gazetarin në tjalë e jo më të mund të ki- shte folur në telefon me të. Për të qenë korrekt në mbledhjen e infor- macionit kontaktuam në telefon edhe me vetë gazetarin, i cili na konfirmoi se intervista ishte një krijim i tij dhe se tashmë gabimi ishte bërë dhe atij s’i mbetej gjë tjetër, veçse ta mbyllte çështjen, duke i kërkuar të falur klerikut. Si duket gazetari abuzonte me idenë se klerikët mund t-’i sulmosh dhe t’i denigrosh sa herë të duash dhe në fund mjafton një “më fal” dhe çdo gjë harrohet.
Edhe pse gazetari nuk e mbajti premtimin për të komunikuar me atë Vasilin, ishte vetë ky i fundit që mori iniciativën përt’i telefonuar. Në bisedën me të, gazetari pranoi se intervista ishte e fantazuar dhe se ai do të bënte çdo përpjekje për ta korrigjuar këtë gabim. Në ditët në vazhdim, jo vetëm që nuk u bë as- një veprim për të vënë në vend kë- të padrejtësi, por gazetari ndryshoi qëndrim, duke mbështetur versionin e mëparshëm të intervistës telefo- nike, version që u mbështet edhe nga gazeta. Në këto kushte, në bashkë- punim edhe me atë Vasilin, vendo- sëm që këtë ngjarje ta përgënje- shtronim pranë gazetës, e cila nuk pranoi të botonte përgënjeshtri- min, duke mbajtur si të mirëqenë versionin e gazetarit.
Shprehim keqardhjen dhe prote- stën tonë për këto raste të përsëritu- ra me të cilat përballet komuniteti orthodhoks, të dezinformimit dhe
taktikave jo korrekte dhe me mu- ngesë të theksuar profesionale, që nuk përputhen aspak me pari met dhe etikën e deontologjisë gazeta- reske. Si persona që kemi lidhje me gazetarinë, nuk mund të mos shqe- tësohemi në lidhje me shembujt jo pozitivë që japin kolegët tanë. Shpesh- herë në faqet e gazetës “Ngjallja”, por edhe në takime të posaçme me gazetarët kemi trajtuar çështjen e marrëdhënieve gjatë këtyre viteve të mediave të shkruara dhe vizive me komunitetin orthodhoks, marrë- dhënie që edhe pse në përgjithësi janë korrekte, nuk mund të mos tra- zohen herë pas here nga shembuj jo fort pozitivë, të cilët duket se nuk i shërbejnë forcimit të bashkëpu- nimit dhe besimit reciprok midis disa mediave e komunitetit orthodhoks, duke synuar dëmtimin artificial të imazhit të këtij të fundit.
Edhe pse dihet qartë tashmë që ka hapësira shfrytëzimi të disa folto- reve mediatike nga qarqe jo shu- më dashamirëse, gati në të gjitha rastet gazetarët pranë Kishës Or- thodhokse, në bashkëpunim të ngu- shtë me gazetën “Ngjallja”, si dhe në komunikim të vazhdueshëm me mediat përkatëse janë përpjekur, në respekt të së vërtetës që nuk duhet t’i mungojë lexuesit shqiptar, por edhe trupit të besimtarëve, të korrigjojnë, sqarojnë, plotësojnë dhe shpeshherë edhe të përgënje- shtrojnë shkrime të ndryshme që shfa- qen herë pas here në shtypin shqiptar, që me synim të caktuar hedhin baltë mbi komunitetin orthodhoks.
Këto përgjigje nga ana e ga- zetarëve të Kishës, në shumicën e rasteve as që janë botuar, në raste të tjera janë botuar të cunguara, aq shumë saqë humbnin kuptimin pa- rësor dhe duhet thënë që kanë qe- në të pakta rastet, kur disa gazeta, të njohura për korrektesën e tyre, i kanë botuar të plota reagimet tona, gjë për të cilën ne i falënderojmë. Në mungesë të transparencës mediatike e korrektesës profesionale për rastet e reagimeve të pabotu- ara, është parë si zgjidhje botimi i përgjigjeve në faqet e gazetës “Ngjallja”, e cila për 15 vjet, si organ zyrtar i Kishës ka kontribuar në shpalljen pa rezervë të së vërte- tës dhe ndonjëherë edhe si mundë- sia e vetme për t’i dhënë lexuesit shqiptar mundësinë për t’u njohur me reagimet e Kishës.
Një analizë e përgjithshme e fenomenit mund të sillte si arsye edhe indoktrinimin për disa dhjetë- vjeçarë të shoqërisë sonë me një frymë antifetare duke kulmuar me terrorin ateist që u ushtrua më siste- matikisht pas vitit 1967 e që duket se jehona po vazhdon të mbetet edhe sot në subkoshiencën e një pjese të shoqërisë.
Shpresojmë se në të ardhmen këto fenomene do të vijnë duke u pakësuar, me qëllim që të triumfojë e vërteta, duke respektuar të gjitha parimet e një gazetarie korrekte dhe profesioniste.
Aleks Çuri Isidor Koti