V
ijnë nga kultura të ndryshme, por marrin pjesë në adhurimin e përbashkët te Perëndia. Ata janë unikë dhe kjo shprehet në çdo Liturgji Hyjnore.
Një grup të rinjsh orthodhoksë nga Kisha jonë morën pjesë në aktivitetin e radhës të Organizatës së Rinisë Orthodhokse Ballkanike (BOYA), që u zhvillua në Serbi, nga 7-11 nëntor, me temë: “Të rinj- të dhe jeta liturgjike e Kishës”.
Dita e parë në Beograd pati të veçantat e saj, ku pjesëmarrësit nga disa shtete të Ballkanit si Serbia, Rumania, Greqia, Bullgaria dhe Shqipëria u mblodhën së bashku në Qendrën Rinore Orthodhokse dhe kaluan disa orë të këndshme njoh- jeje me njëri-tjetrin. Pasdite ata u nisën për në qytetin e Novi-Sadit, në dioqezën e Srem-it ku edhe do të zhvillohej veprimtaria.
Të nesërmen, më 8 nëntor, ishte festë. Besimtarët e një enorie të Sremskës festuan ditën e Shën Dhimitrit. Që në orët e para të më- ngjesit qindra besimtarë ishin gru- mbulluar rreth kishës kushtuar shenj- torit, duke pritur fillimin e Liturgjisë Hyjnore. Përfaqësuesit e rinisë ortho
dhokse nga Ballkani, e ndoqën këtë Liturgji edhe në gjuhët e tyre.
Kleriku që përfaqësonte Ki- shën tonë në këtë meshë ishte atë Emanuel Lusha, i cili lexoi disa lutje në gjuhën shqipe, duke u pasuar edhe nga klerikë të kishave të tjera të Ballkanit.
Dita tjetër, e premtja, iu kush- tua takimeve dhe referateve nga përfaqësuesit e organizatave rinore orthodhokse ballkanike. Tema: “Të rinjtë dhe jeta liturgjike” u mbajt nga lektori i Seminarit Teologjik të Serbisë, atë Jovani, i cili theksoi se “.. .Liturgjia është pikturë e së ardh- mes në Mbretërinë e Qiejve. Çdo Liturgji është dedikim ndaj Perë- ndisë dhe ne marrin pjesë në jetën e Tij, duke u transformuar”. Më pas fjalën e morën përfaqësuesit nga Rinia Orthodhokse e Greqisë, Ru- manisë, Bullgarisë, midis të cilëve edhe përfaqësues nga Kisha jonë. Atë Emanueli foli rreth zhvillimit të Kishës sonë gjatë 15 viteve të fundit dhe kontributit të rinisë në këtë proces. Prezantimi i grupit shqiptar u përshëndet nga të gjithë pjesëma- rrësit, duke vlerësuar punën e Kryepiskopit Anastas dhe të rinisë
ELBASAN
orthodhokse, që ai e konsideron, jo vetëm e ardhmja e Kishës, por edhe si e tashmja aktive e saj.
“Për hir të së vërtetës, grupi i Rinisë Orthodhokse nga Shqipëria edhe në këtë aktivitet ballkanik spikati me paraqitjen dinjitoze, komunikimin dhe prezantimin e shkëlqyer, konciz dhe të plotë” tha një prej të rinjve rumunë, i intervis- tuar nga radio “Ngjallja”. Gjithashtu jehona e tropareve kishtare, si dhe këngëve popullore shqiptare udhë- tuan gjatë këtyre ditëve në disa enori të dioqezës së Sremit.
Dita e shtunë i ishte kushtuar vizitave në manastire të ndryshme. Në Krusedol të rinjtë nderuan lipsanin e shën Angjelinës, bija e fis- nikut Arianit dhe motër e gruas së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastri- otit. Edhe në Manastirin e Hopovos të rinjtë patën bekimin të nderonin lipsanin e shën Theodhor Tironit.
Të dielën, e cila ishte edhe dita e fundit e aktivitetit, Liturgjia Hyjnore u krye në qytetin Ruma, ku të gjithë pjesëmarrësit, bashkë me të rinjtë oithodhoksë nga Ballkani, adhu- ruan Perëndinë në gjuhët e tyre.
Të rinjtë dhe jeta liturgjike e Kishës
Takim i të rinjve orthodhoksë nga Ballkani. Marrin pjesë edhe përfaqësues
nga Kisha jonë