EmailFacebookKontakt

Takim i Rinisë Orthodhokse të Dioqezës së Tiranës

T

akimi i të rinjve orthodhoksë të Dioqezës së Tiranës është i fundit që u zhvillua për këtë vit ndërmjet dioqezave. Ai u organizua në Elbasan, nga 23 deri më 25 nëntor. Në të morën pjesë të rinj nga grupet rinore të Shkodrës, Du- rrësit, Kavajës, Tiranës, Gramshit, Elbasanit, Fikasit, Shtërmenit, Librazhdit, Shijonit.

Për herë të parë ishin ftuar edhe të rinj nga qyteti i Bajram Currit. Në të morën pjesë rreth 90 të rinj.

Tema e takimit, për të cilën pati referate e diskutime, ishte “Të gë- zuar me Shpresën e Zotit”. Folësi i parë ishte znj. Katerina Papadho- pulli. Organizimi i këtij referati u bë duke ndarë të rinjtë në grupe të vo- gla, ku secili prej tyre fliste rreth një historie të caktuar, që kishte lidhje me temën.

Referatin e dytë e mbajti Epis- kopi i Apollonisë Nikolla, me temë “Krishti, shpresa jonë”. Hirësi Nikolla theksoi se “Të rinjtë e humbin shpeshherë shpresën dhe kjo i çon ata në vetëvrasje, në depresion etj., por nëse ekziston Krishti në zemrat tona, shpresa nuk shuhet kurrë, por Hiri i Perëndisë na forcon dhe ha jep forcë për të përballuar çdo vë- shtirësi, sepse Krishti është shpresa jonë e vetme”.

Si gjithmonë, pas çdo referati i lihet vend pyetjeve. Të rinjtë kishin shumë pyetje për të bërë, ndaj edhe seanca zgjatej më shumë se sa ishte programuar.

Në takim përveç referateve dhe lutjeve e shërbesave të ndryshme si Shërbesa e Mëngjesores, Mbrë- mësorja, Pasdarka dhe Paraklisi, nuk munguan edhe lojërat e ndryshme, programet argëtuese, disku- timet në grupe, skeçe humoristike etj.

Ndërsa të rinjtë e qytetit të Gramshit dhe të rinjtë e qytetit të Bajram Currit kishin përgatitur disa valle popullore me koreografi të bërë nga ata vetë, që krijuan një atmosferë edhe më të ngrohtë e të veçantë.

Të dielën të gjithë së bashku shkuam në kishën e Shën Thanasit, për të marrë pjesë në Liturgji, e cila shënoi dhe mbylljen e takimit.

Emanuel Pupi

Takim i Rinisë Orthodhokse të Dioqezës së Tiranës
Çast nga referimi i Hirësi Nikollës dhe nga diskutimet në grup të të rinjve.