Korçë – Ekspotitë efëmijëve të kopshtit
Në mjediset e përkujdesjes ditore të fëmijëve të Korçës, më 22 nëntor, u hap ekspozita “Magjia e vjeshtës dhe festat e Nëntorit”. Ajo kishte punime të shumta të vogëlushëve, me penel, plastelinë, materiale të ricikluara, makarona dhe ishte befasuese për nga niveli dhe fantazia e pasur fëmijërore që shprehte. Ekspozita u vizitua jo vetëm nga prindërit, por edhe nga besimtarë, mësues, klerikë e qytetarë të ndryshëm.