EmailFacebookKontakt

Përkujdesjet ditore (kopshtet) të Kishës nisën aktivitetin e tyre

N

ën kujdesin atëror të Fort- lumturisë sëTij, Kryepiskopit Anastas dhe me nismën e Grupit të Grave Orthodhokse të qytetit të Tiranës, u hap përkujdesja e parë ditore, më 10 tetor 1994.

Aktualishtfunksionojnë 15për- kujdesje ditore në qytetet Tiranë, Durrës, Kavajë, Lushnjë, Vlorë, Gjirokastër, Dervician, Sarandë, Përmet, Elbasan, Pogradec, Korçë, Shkodër, Berat dhe Gramsh. Ato ofrojnë një program edukues të përshtatshëm, veçanërisht për fëmijët që i kanë prindërit në punë, familjet me një prind, familjet me të ardhura të pakta, për fëmijët jeti- më, për ata që i kanë prindërit në emigracion etj. Gjithashtu, përkuj- desjet kanë për qëllim integrimin e fëmijëve që nuk kanë motra ose vëllezër. Përkujdesjet ditore janë të hapura për të gjithë fëmijët, pa asnjë dallim fetar apo tjetër.

Gjatë këtyre 13 vjetëve programi i zbatuar ka qenë i suksesshëm dhe ka krijuar një përvojë të vyer. Suksesi i tij është evidentuar në rezultatet e larta në klasën e parë të fëmijëve që kanë frekuentuar përkujdesjet tona. Po kështu, më- sueset e klasave të para vijnë vetë në kopshtet tona për të tërhequr në klasat e tyre fëmijët që do të shkoj- në në klasën e parë.

Programi i përkujdesjeve ditore, që prej vitit 2002, është pjesë e Fo- ndacionit “Fryma e Dashurisë”. Shumica e përkujdesjeve janë ngri-

tur pranë mjediseve të kishave orthodhokse në mbarë vendin.

Gjatë këtyre viteve përkujdesjet i kanë ofruar shërbim rreth 8000 fëmijëve të moshave deri 6 vjeç.

Përkujdesjet tona janë të licen- suara nga Mini stria e Arsimit. Ato

kontrollohen rregullisht nga drejto- ritë arsimore të rretheve përkatë- se, të cilat i kanë vlerësuar për mje- diset dhe materialet edukuese dhe didaktike që disponojnë. Fëmijët e përkujdesjeve tona kanë marrë pje- së në veprimtari të ndryshme në rang rrethesh, si: konkurse, festi- vale, shfaqje etj., ku janë nderuar edhe me çmime.

Gjatë viteve të fundit edukato- ret e tyre janë testuar nga drejtoritë arsimore dhe kanë fituar shkallët e kualifikimit sipas legjislacionit në fuqi.

Për vitin shkollor 2007-2008 në përkujdesjet tona ditore janë regjistruar rreth 800 fëmijë.

Ky vit filloi duke u bazuar në programe të reja të hartuara në bazë të standardeve të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës. Kjo u

bë e mundur pas një trajnimi të stafit mësimdhënës në lidhje me metodat e reja të mësimdhënies.

Përkujdesjet tona ditore i për- mbajnë të gjitha elementet për mirërritjen dhe edukimin e fëmijëve parashkollorë. Përveç mësimdhë- nies i kushtohet rëndësi e veçantë edhe kujdesit shëndetësor, ushqimit, përmirësimit të mjediseve edukuese dhe argëtuese etj.

Çdo përkujdesje ditore ka mje- kun pediatër, i cili viziton të gjithë fëmijët një herë në javë. Secili fë- mijë i përkujdesjeve ditore ka kar-

telën personale shëndetësore, në të cilën mjeku shënon ecurinë shënde- tësore dhe fizike të tij. Mjekët zhvi- llojnë edhe biseda me fëmijët dhe prindërit rreth mirërritjes dhe kujdesit shendetësor të tyre.

Mjediset bashkëkohore me të gjitha kushtet e përshtatshme për edukim dhe mirërritje janë një tjetër element i rëndësishëm i përkujdes- jeve. Në to është siguruar sistemi i ngrohjes, për t’iu përgjigjur sa më mirë prindërve dhe duke marrë pa- rasysh edhe realitetin e vendit tonë në lidhje me krizën energjetike dhe gjendjen ekonomike të familjeve të fëmijëve.

Argëtimi i fëmijëve është një faktor i pandarë i zhvillimit të tyre në këtë moshë. Për këtë arsye, përkujdesjet që kanë oborre apo ambiente të përshtatshme, kanë kënde lojërash për fëmijët.

Ushqimi është një element tjetër i përkujdesjes ditore. Fëmijët hanë një vakt në orën 1000.

Organizimi i veprimtarive dhe i punës së përkujdesjeve ditore bë- het i mundur nga Zyra e Koordi- nimit të Përkujdesjeve Ditore, pranë Kryepiskopatës së Shenjtë, në Tiranë. Zyra organizon kuali- fikimin e stafit brenda dhe jashtë vendit.

Përgatiti: Urani Dusha Zyra e Koordinimit të Përkujdesjeve Ditore