Po vijnë Krishtlindjet, festa e madhe për ne të krishterët, të cilën Shën Joan Gojarti e quan festën më kryesore, sepse prej saj burojnë të gjitha festat dhespotike. Po afron Dymbëdhjetëditëshi, d.m.th. dy- mbëdhjetë ditët festive nga Krishtlindjet deri te Theofania, të cilat jemi të ftuar t’i festojmë në mënyrë të pëlqyeshme tek Perëndia që shpirtrat tanë të shijojnë gë- zimin, paqen, ngazëllimin dhe dhurata të tjera shpirtërore që na ofron Foshnja hyj- nore e Betlehemit.
Gjatë ditës së parë të Dymbëdhjetëditë- shit, në festën e Krishtlindjeve (25 Dhjetor), engjëlli u sjell nga qielli lajmin e gëzuar barinjve dhe iu thotë: “… ja tek po ju jap
juve lajmin e mirë për një gëzim të madh, që do të jetë për gjithë popullin. Sepse sot ju lindi juve në qytetin e Davidit një shpëtimtar, i cili është Zoti Krisht” (Luk. 2:10-11). Por dhe “Lavdi Perëndisë që është në të lartat, edhe paqe mbi dhe, pëlqim në njerëzit” (Luk.2:14) lavdërojnë Perëndinë për mishërimin e Birit dhe Fja- lës së Tij për shpëtimin e të gjithë njerëzve.
Gjatë ditës së fundit të Dymbëdhje- tëditëshit, në festën e Theofanisë (Ujit të Bekuar 6 Janar), hapen qiejt dhe Shpirti i Shenjtë në formë pëllumbi zbret sipër Zotit të pagëzuar dhe zëri i Atit dëshmon se me të vërtetë i pagëzuari Jisu Krisht (vijon në faqen 6)
(vijon nga faqja 1) është Biri i Tij i dashur në të Cilin është kënaqur. Kështu, atje në lu- min Jordan u shfaq Trinia e Shenjtë: Me Birin që pagëzohet nga Shën Joan Pagëzori, me Shpirtin e Shenj- të të zbresë tek i pagëzuari dhe me A tin që dëshmoi për Birin e Tij duke thënë: “Ky është Biri im i dashur, që ekam pëlqyer” (Mat. 3:17).
Midis këtyre dy festave të më- dha, të Lindjes dhe të Pagëzimit tonë Jisu Krisht, ndodhet dhe një festë tjetër dhespotike, e Rreth- prerjes së Zotit më 1 Janar, si dhe kujtimi i Shën Vasilit të Madh, krye- piskopit të Qesarisë së Kapadho- kisë.
Në 12 ditët festive nuk kresh- mojmë, përveç vigjiljes së Ujit të Bekuar, pra më 5 janar në të cilën kreshmojmë në mënyrë të rreptë, kreshmojmë dhe vajin, sepse kjo ditë ka mbetur nga të krishterët e parë, sepse kreshmonin atëherë të gjithë ata që do të pagëzoheshin në festën e Ujit të Bekuar. Dhe më vonë kjo kreshmë e rreptë mbahet nga të
gjithë besimtarët si një përgatitje për festën. Në ditët e tjera lejohen të gjitha, pra nuk kreshmojmë, sepse Dymbëdhjetëditëshi është peri- udha e festave të mëdha, – shkruaj- në librat e shenjtë të Kishës sonë.
Dhuratë e Perëndisë janë këto ditë të shenjta të Dymbëdhjetëditë- shit për të cilat jemi të ftuar që t’i presim me një parapërgatitje për dobinë tonë shpirtërore, për shenj- tërimin tonë. Kisha jonë na fton në këtë Dymbëdhjetëditësh të pas- trojmë veten tonë që të presim në zemrën tonë Mbretin e gjithësisë, të kungohemi me Trupin dhe Gja- kun e Zotin tonë, e Perëndisë së mishëruar. Të pastrojmë së pari shpirtin tonë me misterin e Pendim- Rrëfimit dhe të veshim rrobën e bardhë e të pastër të faljes së më- kateve tona. Dhe më pas, me beki- min e atit tonë shpirtëror të vijmë me frikë Perëndie, me besim dhe dashuri në misterin e Falënderimit Hyjnor, të kungohemi që të bashko- hemi me Zotin e mishëruar, Shpë- timtarin tonë Zotin Jisu Krisht. Kë- shtu nëpërmjet këtij’ misteri të
shenjtë, foshnja hyjnore do të lindë në grazhdin e zemrës sonë dhe kështu do të jetojmë gjatë Dymbë- dhjetëshit bashkë me Krishtin, duke e lavdëruar dhe himnuar Atë për dashurinë e Tij të madhe. Gji- thashtu, le të stolisim jetën tonë me vepra dashurie dhe mëshire. Të ngushëllojmë ata që vajtojnë. Të ndihmojmë me aq sa kemi mundësi të varfrit, të sëmurët, pleqtë e brak- tisur, jetimët, nënat e veja, me ndjenjën se atë që do t’u ofrojmë atyre, do t’ia ofrojmë si dhuratë vetë Zotit tonë Jisu Krisht.
Së bashku me Krishtin dhe me vëllezërit e varfër të Tij le të fes- tojmë Dymbëdhjetëditëshin e sivje- tshëm. Me një jetë të shoqëruar me misteret, me lutjen dhe studimin e Shkrimit të Shenjtë dhe të librave të tjerë të shenjtë të Kishës sonë Orthodhokse, me pjesëmarrjen në shërbesat e shenjta. Jo me dëfrime mëkatare, dhe thjesht një festë nga ana e jashtme.
Shën Nikodhim Agjoriti na thotë: “T’i festojmë këto ditë të shenjta në mënyrë të hijshme, me
urtësi, lëmoshë, dhe me çdo lloj bamirësie dhe virtyti, ashtu siç u ka hije të krishterëve dhe jo me veprime dhe dëfrime mëkatare me të cilat gëzohetdjalli”.
Dhe vazhdon të thotë: “Të kri- shterët duhet të gëzohen në Dy- mbëdhjetëshin, porjo tmpërisht, por shpirtërisht, jo për ushqime dhe pije, por sepse u bënë të denjë të shohin sot Foshnjën e sapolindur, Zotin, Krijuesin e gjithësisë dhe sepse pas 12 ditëve do ta shohin Atë të pagë- zohet në Jordan”.
Le t’i kushtojmë vëmendje këshillës së këtij shenjtori dhe le ta festojmë Dymbëdhjetëditëshin si të krishterë besnikë. Dhe, le t’i jemi mirënjohës Atij që “mërgoi për ne dhe erdhi nga qielli në tokë” (Shkalla 3:30) që të na shpëtonte. “Që u bë njeri që njeriu të bëhet Perëndi” (Shën Athanasi i Madh). dhe gjithashtu le t’u kushtojmë vë- mendje dhe këtyre citimeve nga Shkrimi i Shenjtë, që të kuptojmë më mirë përse erdhi Krishti në to- kë, dhe këto do të na ndihmojnë për ta festuar në mënyrë më shpirtë- rore Dymbëdhjetëditëshin.
PËRSE ERDHI
KRISHTI NË BOTË?
* “Jisu Krishti erdhi në botë që të shpëtojë mëkatarë, prej të ci- lëve iparijam unë”(l Tim.1:15),
“Sepse s’kam ardhur të thë- rres të drejtë, por fajtorë në pendim” (Mat.9:13).
e “Sepse Biri i njeriut erdhi të kërkojë e të shpëtojë të humbu- rën” (Luk.l9:10f
“Edhe e dini se ai u shfaq që të ngrerë mëkatet tona; dhe më- kat nuk ka tek ai” (ljn.3:5).
“Ai do të shpëtojëpopullin e tij ngafajet e tyre” (Mat.1:21).
“Ja> QenZË i Perëndisë, që ngre mëkatin e botës” (Jn.1:29).
“Prandaj u shfaq Biri i Perë- ndisë, që të prishë punët e djallit” (IJn. 3:8).
Me ndihmën e Krishtit të mishëruar, le të festojmë të gjithë një Dymbëdhjetëditësh të bekuar.