Takim rinor në Dioqezën e Korçës
“Rruga drejt Lirisë”
“Rruga drejt lirisë”, ishte kjo tema dhe mesazhi i Ta-
kimit të rinisë orthodhokse mbajtur në Dioqezën e Korçës,
nga 19-21 tetor. Aktiviteti u organizua nga Zyra e Rinisë
pranë Mitropolisë së Shenjtë, Korçë, me mbështetjen e
Zyrës Kombëtare Rinore të Kishës sonë. Si një vit më
parë ky aktivitet u zhvillua në qytetin e Pogradecit.
Pjesëmarrës ishin 85 të rinj nga e gjithë Dioqeza e
Korçës. Pas akomodimit të të rinjve, veprimtaria u çel
me Shërbesën e Mbrëmësores. Më pas u bë prezantimi i
aktivitetit, i qëllimit dhe i mesazhit që ai përcillte: “Liria
në këndvështrimin orthodhoks”.
Dita e shtunë filloi përsëri me Shërbesën e Mëngjesit
dhe më pas vazhdoi me një bllok lojërash që u zhvilluan
në bazë grupesh. Në mesditë u mbajt kumtesa e parë,
nga z. Miron Çako.
Pasditja e së shtunës do të vijonte me një ekskursion
ne Volorek, një vend i bukur dhe piktoresk. Pas saj të rinj-
të shkuan në Kishën e Pogradecit, e cila i dedikohet
Ngjalljes së Zotit, ku u krye Mbrëmësorja. E diela, dita
përmbyllëse e takimit, filloi me pjesëmarrjen në Liturgjinë
Hyjnore, e cila u drejtua nga Mitropoliti i Korçës, Hirësia
e Tij Joani. Menjëherë pas saj, Imzot Joani zhvilloi një ta
kim me të rinjtë dhe mbajti një fjalë mbi temën qendrore
të aktivitetit, duke theksuar ndër të tjera:
“Liria në kuptimin më të thellë njerëzor ashtu siç e
shikon feja, është diçka më tepër. Pika thelbësore për
Krishterimin është pikërisht se njeriu është krijuar i lirë…
Disa kufizime që në kuptimin fetar janë vendosur nga
verdikti hyjnor, janë të domosdoshme për të gjetur lirinë e
vërtetë dhe historia e gjatë e spiritualitetit orthodhoks,
është e mbushur me mijëra e mijëra raste kur njerëz që
duken njerëz që nuk kishin asnjë lloj pasurie e megjithatë
kishin arritur në majat më të larta të lirisë, sepse ata kishin
përmbushur qëllimin e ekzistencës së tyre. Tek ata nuk
ishte më dëshira për të kërkuar diçka më tepër të lirë,
sepse ashtu siç thuhet tek letra e Korinthianëve, që është
bërë një formulë e famshme prandaj edhe unë po e për-
mend do të thotë atje ku është Zoti atje është liria,
që do të thotë se njeriu nuk do të jetë i lirë nëse nuk
do të prekë atë në të cilën është krijuar. Shën
Agustini një filozof shumë i madh, dhe teolog shumë
i madh në një vepër ku flet për lirinë thotë: “O Zot
ne jemi krijuar sipas imazhit tënd, dhe asnjëherë
nuk do të gjejmë prehje nëse nuk do të vijmë tek
Ti.” Ndonëse ai nuk e përmend fjalën liri, por ajo
shfaqet qartë. Për vetë faktin që ne nuk gjejmë
prehje do të thotë se nuk jemi të lirë.
Praktika ka treguar se kufizimet për të arritur
lirinë e plotë kanë më tepër efekt, gjatë periudhës
së kreshmës,- kur kufizohet ngrënia, p.sh. agjërimi që
ka ngjallur gjithmonë debat, pse të ndalohet kjo, pse
të ndalohet ajo. Ndalimi është për t’i dhënë trupit një
lloj lirie më të madhe, për t’i dhënë atë që i mungon…”
Mbas këtij takimi në katin e poshtëm të kishës
u shtrua edhe një drekë në të cilën mori pjesë edhe
Hirësia e Tij Joani. Më pas të rinjtë u takuan me
njëri-tjetrin që shënoi edhe mbylljen ekëtij aktiviteti.
Mihai Sonellari