EmailFacebookKontakt

Një përgjigje për Kishën dhe Kryepeshkopin Anastas

Gazeta “Sot”, 13 tetor 2007 Foto – lajm
Një përgjigje për Kishën dhe
Kryepeshkopin Anastas
P
rofesionalizmi, sidomos në gazetari, kërkon fakte dhe
argumente, të cilat nuk i gjen në komentin: “Duke
vëzhguar gjurmët e një ekzarku me veladonin e pabesisë
greke”(autor Hyqmet Zane,botuar në gazetën “Re­
publika”, dt. 9 tetor). Aty gjen vetëm akuza… Duke qenë
se e njoh shumë më mirë realitetin e Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë sesa kolegu im artikullshkrues,
dëshiroj ta sqaroj përmes këtij shkrimi atë dhe disa të
tjerë që mbështeten në këto ide, se kjo Kishë është në
lulëzimin e saj më të rëndësishëm historik dhe zhvillimet
e këtyre viteve janë krahasimisht të paparashikueshme
për mendjengushtët. E gjithë kjo vepër madhështore nuk
ka ardhur si rezultat sepse (siç pretendon gazetari)
Kryepeshkopi Anastas ka joshur me para të mjerët
shqiptarë, por sepse ky njeri ka dashur të ngjallë nga
themelet Kishën e Krishtit, të cilën shumë njerëz që e
(vijon në faqen 10)

Një përgjigje për Kishën dhe Kryepeshkopin Anastas
(vijon nga faqja 9)
sulmuan atë gjatë periudhës komu-
niste kërkonin ta zhduknin, gjë që
nuk ia arritën dot….
Por le të përballemi me “faktet”.
Statuti i ri i Kishës Ortodokse Au­
toqefale të Shqipërisë prej një viti
është miratuar njëzëri në një Asa-
mble të Përgjithshme Kleriko-Lai-
ke. Përmbajtja e këtij statuti është në
koherencë të plotë me dogmat dhe
rregullat e funksionimit të një Kishe
Apostolike. Si i tillë, nëse atë e le-
xon ky gazetar dhe dyshuesit e tjerë
që bërtasin për një vepër gjoja anti-
shqiptare do ta kuptojnë se ky nuk
është përfundimi i një misioni vo-
rio-epirot të një shtetasi grek në ze-
mër të Shqipërisë. Por një domos-
doshmëri për t’iu përgjigjur realitetit
të ri kishtar. Është e çuditshme sesi
mund të akuzohet kreu i një Kishe
për nxitjen e frymës së keqe natio­
nale, duke u akuzuar se po mbron
serbët e rusët dhe ka hedhur poshtë
kosovarët! Shqiptarët dhekosova-
rët e dinë shumë mirë çfarë ka bërë
dhe po bën Kryepeshkopi Anastas
(pavarësisht kombësisë së tij gre-
ke) për kosovarët, kur në vitet e
gjenocidit serb në vitin 1999 dhuroi
plot 12 milionë dollarë për 33.000
kosovarë që u strehuan në Shqipëri.
Disa vite më vonë dhuroi 600.000
dollarë për rindërtimin e objekteve
të shkatërruara, të krishterë dhe
myslimanë në Kosovë dhe për
aktivitete të ndryshme kulturore.

Çdo vit në Kosovë pojepen ndihma
të shumanshme dhe po organi-
zohen kampe me fëmijët kosovarë
nga Kisha Ortodokse Autoqefale
e Shqipërisë, me qëllim edukimin e
zbavitjen e tyre, për një të ardhme
që synon me dashuri dhe shpresë.
Këto mesazhe që përcjell Kryepe­
shkopi janë fryte të një të krishteri
të devotshëm dhe jo të një natio­
nalist! të egër.
-Kurrë nuk ka mbajtur qëndrim
për çështjen e Vorio-Epirit e për më
tepër të jetë betuar mbi varrin e Se-
bastianosit, sepse një lider fetar i
nivelit të Kryepeshkopit Anastas
nuk merret me çështje politike. E
ka nderuar figurën e Imzot Fan No­
lit, duke bërë lutje mbi varrin e tij
në Boston dhe sot në Kishë shumë
botime që përdoren mbajnë firmën
e Imzot Nolit. Ortodoksët shqiptarë
e vlerësojnë dhe e nderojnë kontri-
butin e Nolit, por kjo nuk iu intere-
son antiortodoksëve. Edhe qëndrimi
ndaj çështjes çame nuk i përket Ki-
shës, por politikës. Këtë përgjigje
gazetari & company e kanë marrë
prej kohësh. Ndërsa për akuzën se
kudo që ka shkelur këmba e Krye­
peshkopit Anastas ka vjellë vrer,
pavarësisht gjuhës së ulët dhe të
rëndomtë, faktet flasin vetë. Krye­
peshkopi është një nga presidentët
e Këshillit Botëror të Kishave dhe
gëzon një reputacion të shkëlqyer
kudo në botë, duke i bërë jehonë të
jashtëzakonshme edhe Kishës

Ortodokse Autoqefale të Shqipëri-
së, të cilën ai prej 16 vitesh po e
drejton me dinjitet, por edhe vendit
tonë në përgjithësi që ka marrë
shumë pikë pozitive në imazhin që
ka përcjellë Kisha dhe kreu i saj.
Prej kësaj pune kudo në botë, ai arrin
të sigurojë edhe fondet për ndërti-
min e kishave në Shqipëri e institu-
cioneve të shumta sociale.
Puna dhe vepra e Kryepeshko­
pit janë treguesit që sfumojnë çdo
injorancë të diktuar nga nacionaliz-
ma ataviste që nxjerrin krye tek-
tuk, nën ombrellën e “liderëve të
tyre shpirtërorë”, që dalin nëpër te-
levizione dhe që me cicmicet e tyre
bëhen qesharakë në sytë e publikut.
Heshtja zyrtare e Kishës ndaj kë-
tyre zërave të errët nuk është një
përgjigje, por një qëndrim normal
ndaj disa pengesave shumë – shu-
më të vogla që kanë dalë në histo-
rinë e jetës së saj shumëshekullore.
Në këtë kontekst, iniciativat për të
dhënë një përgjigje ndaj akuzave të
pavërteta dhe shpifjeve të përsërit-
ura ka për qëllim të krijojë një imazh
se Kisha dhe besnikët e saj punojnë
për t’i afruar njerëzit me Zotin dhe
jo me disa çirakë që kanë bindje të
sëmura duke ndërtuar më kot idea-
lizma donkishoteskë.
Isidor Koti
(Ky shkrim u çua më pare si përgjigje
në gazetën “Republika ”, e cila nuk e
botoi.)