Takim ndërfetar në Napoli, Itali
“Për një botëpa dhunë. Fetëdhe kulturat në dialog”
F
etë nuk munden kurrë
që të justifikojnë luftën,
urrejtjen dhe dhunën. Ato i
thonë “Po!” në mënyrë të
qartë vetëm paqes, solida-
ritetit dhe dialogut. Kjo u
afirmua në Takimin ndër-
fetar “Për një botë pa
(yijon në faqen 8)
“Për një botëpa dhunë.
Fetë dhe kulturat në dialog
(vijon nga faqja 7)
dhunë. Fetë dhe kulturat në dia
log”. Ai u zhvillua në Itali, në qy-
tetin e Napolit, nga 21-23 tetor, i
promovuar nga komuniteti i Shën
Exhidios dhe dioqeza romano-ka-
tolike e Napolit. Në të morën pjesë
315 udhëheqës fetarë dhe perso-
nalitete të njohura, përfaqësues të
besimit të krishterë, islam, hebraik
dhe budist dhe u ndoq nga rreth 600
gazetarë.
Veprimtaria u finalizua me një
apel të përbashkët për paqen në
botë, ku ndër të tjera theksohej se
besimet i kundërvihen dhunës dhe
çdo abuzimi me religjionet si pre-
tekst për ta justifikuar atë.
Tri ditët e takimit ishin hapur nga
Papa Benedikti XVI, dhe ishin për-
shëndetur nga Patriarku Ekumenik
Vartholomeu I, Kryeministri Italian
Prodi etj. Kisha jonë u përfaqësua
nga Episkopi i Krujës Andoni, i cili
mbajti një referat në grup-panelin
e shtatë, nga 31 të tillë që organi-
zuan për të diskutuar temat e ndry-
shme (të cilin po e botojmë në këtë
numër).
Në ditën e fundit të veprimtarisë
Universiteti Oriental i Napolit i do-
rëzoi Patriarkut Ekumenik titullin
“Doktor Nderi”.
Vitin tjetër, ky takim i për-
vitshëm ndërfetar do të mirëpritet
nga Kisha Orthodhokse e ishullit të
Qipros.
D.T.