F
undviti i gjeti aktivistet e Li- dhjes së Grave Orthodhokse “Përhapja e dashurisë” në Tiranë të impenjuara në aktivitete të larmi- shme. Në aspektin shpirtëror, ato kanë marrë pjesë në takimet e për- javshme në drejtimin e klerikëve. Gjatë muajve shtator- tetor janë zhvilluar tema interesante mbi lutjen, pendimin dhe besimin nga Hirësi Ilia, Hirësi Andoni, Atë Ilia etj. Gjithashtu, gratë kanë marrë pjesë edhe në dy pelegrinazhe në qytetin e bukur të Beratit.
Në aspektin social, aktivistet e Lidhjes së Grave Orthodhokse “Përhapja e dashurisë” në Tiranë kanë vazhduar vizitat në shtëpitë e disa grave të sëmura. Një tjetër veprimtari e grave orthodhokse janë vizitat te personal e moshës së tre- të, kategori që përjeton vështirësi shëndetësore e shpirtërore. Grupi i grave të Tiranës i viziton shpesh dhe përkujdesen me shërbime të ndryshme vullnetare si blerje ila-
çesh, gatim, pastrim shtëpie etj. Të moshuar kanë shprehur edhe dë- shirën për vizitën e një prifti në shtë- pitë e tyre, për të kryer misterin e Pendim – Rrëfimit dhe marrjen e Kungatës Hyjnore. Janë organi- zuar gjithashtu edhe veprimtari argëtuese dhe Tryeza Dashurie, me pjesëmarrjen e nënave dhe burrave të moshuar në mjedise të ndryshme të Kishës, si në Qendrën shpirtë-
rore-arsimore “Thavor”, në Tiranë dhe në Manastirin e Shën Vlashit, në Durrës.
Në mjediset e zyrës së ngritur pranë Kishës “Ungjillëzimi i Perë- ndilindëses”, në Tiranë, çdo të martë dhe të enjte bëhen pritje për njerëzit në nevojë. Gratë orthodhokse njihen me problemet e tyre dhe shpeshherë i mbështesin me kë-
shilla shpirtërore, por edhe me ndih- ma me ushqime dhe veshmbathje çdo muaj. Ndihmohen kështu ireth 200 persona, si dhe shumë të sëmurë mbështeten financiarisht për të ble- rë ilaçe, ndërsa disa të tjerë të pa- strehë ndihmohen për të paguar një pjesë të qirasë mujore etj.
Çdo muaj në azilin shtetëror të Tiranës përgatitet një drekë për 35 të moshuar. Fondi i këtij aktiviteti, ashtu sikurse të gjitha shpenzimet që kryhen për të ndihmuar personat në nevojë, sigurohet nga Fortlu- mturia e Tij Anastasi.
Gjithashtu, dy herë në muaj kryhen vizitat në bttrg. Këto vizita kanë përfshirë mbështetjen shpir- tërore dhe emocionale, por nuk ka- në lënë mënjanë edhe ndihmesën sociale. Kështu edhe gjatë muajit tetor krahas bisedave të zakon- shme që zhvillohen me gratë e dë- nuara, u dhuruan disa prodhime ushqimore për 90 persona.
R.Shqevi