EmailFacebookKontakt

Kisha Orthodhokse e Shqipërisë në vitet e diktaturës komuniste – 4. Dritë në mbretërinë e territ

Kisha Orthodhokse e Shqipërisë në vitet e diktaturës komuniste

– 4. Dritë në mbretërinë e territ –

(vijon nga numri i kciluar)

S

uksesi i fazës së parë të fushatës ateiste në pranverë 1967, e cila u zhvillua kryesisht në terren, nuk ishte kaq për meritë të komunistëve sesa për shkak të bashkërendimit të munguar të përpjekjeve të krerëve të komuniteteve fetare për të sensibilizuar besimtarët dhe për të përba- lluar së bashku gjendjen e krijuar. Për fat të keq, episkopi Theofan Noli, i vetmi personalitet shqip- tar që mund të merrte përsipër një rol të tillë mba- rëkonfesional, kishte vdekur dy vjet më parë, në SHBA.

Aleati kryesor i komunistëve në luftën kundër fesë ishin ritmet e larta të shtimit të popullsisë pas vitit 1944. Në vitet 60 mbizotërojnë moshat e reja, breza të tërë të brumosur me ideologjinë markiste, ndërsa largimi i brezave të vjetër, si pasojë e moshës mesatare relativisht të ulët, fa- vorizonin gjithnjë e më tepër objektivin e ideolo- gjisë shtetërore për supremaci të plotë. Megji- thatë, ata që shprehnin me mënyra të ndryshme pakënaqësinë e tyre ndaj fushatës ateiste ishin të shumtë, pavarësisht se propaganda komuniste po i jepte asaj ngjyrime nacionaliste, duke tru- mpetuar se zhdukja e fesë synonte në forcimin e unitetit kombëtar.

Duhet theksuar se suprimimi i çdo forme të dukshme të institucionit të fesë, i zbatuar eksklu- zivisht në gjirin e shoqërisë shqiptare, nuk u kon- siderua asnjëherë punë e lehtë. Në vendet e tje- ra komuniste të botës partiakët në pushtet u për- poqën padyshim të kufizonin ndikimin e fesë në popull, por pa u shkuar kurrë ndër mend të ndër- merrnin iniciativa aventureske, si ato të ko- legëve shqiptarë. Në fakt ndjesinë e rrezikut të

një politike të tillë e shprehte edhe vetë frymë- zuesi dhe urdhëruesi i terrorit antifetar, Enver Hoxha. I pushtuar nga një ndjenjë e fortë pasigu- rie, kërkonte nga protagonistët e zellshëm të fushatës ateiste, qofshin këta edhe krerë të komuniteteve fetare, të tregonin vetëpërmbajtje. Frika se situata mund t’i shpëtonte nga kontrolli dhe të kthehej në bumerang kundër tij kishte të bënte me pasojat e paparashikueshme që mund të shkaktonin reagimet e mundshme të Greqisë, e interesuar si gjithmonë për të drejtat e minori- tetit të ,saj në Shqipëri, por edhe të Vatikanit, mbrojtësit shekullor të katolikëve të Veriut, i cili mund të sensibilizonte me autoritetin e tij jo

vetëm Italinë, por edhe shtete të tjera të fuqish- me perëndimore. Për këtë arsye, dekreti me të cilin regjimi nxirrte jashtë ligjit komunitetet fetare u shpall më 13 nëntor 1967, pra mjaft muaj pas përfundimit të fazës së parë të fushatës ateiste, ndërsa krerët e komuniteteve fetare vazhduan të qëndronin në postet e tyre deri më 30 nëntor, periudhë kjo e mjaftueshme për të bindur dikta- torin se rreziku i shpërthimit të ndonjë revoke të «armikut të brendshëm» me nxitjen e «armikut të jashtëm» ishte shmangur me sukses.

Ndërkohë filluan të shfaqeshin simptomat e para të dështimit të fushatës ateiste. Besimtarët e vërtetë kishin filluar dalëngadalë të organizo- heshin në grupe të vogla për të kryer në fsheh- tësi ritet fetare, ndërsa klerikët e thjeshtë ushtro- nin me vetëmohim detyrën e tyre. Komunistët e kuptuan shumë shpejt se zhdukja e formave të dukshme të institucionit të fesë ishte një arritje sipërfaqësore. Bindjet fetare jo vetëm nuk ishin zhdukur, por po merrnin përmasa shqetësuese. Tanimë ata e kuptonin fare mirë se çdo shfaqje apo veprimtari fetare, e ci 1 a deri më 1967 konsi- derohej jokomuniste, por në të njëjtën kohë e ligjshme, pas përfundimit të fushatës ateiste e ndalimit me ligj të fesë ajo shndërrohej automati- kisht në të kundërligjshme, por njëkohësisht edhe antikomuniste. Pra, dashur padashur, ata po legalizonin të pakënaqurit e terrorit ateist si di- sidentë të regjimit, ndërsa protagonistët e luftës për mbajtjen gjallë të besimit fetar si komplotistë. Eshtë pikërisht për këtë arsye që të gjithë sa u arrestuan për bindjet e tyre fetare u dënuan për agjitacion-propagandë dhe veprimtari armiqësore

(vijon në faqen 4)

Kisha Orthodhokse e Shqipërisë në vitet e diktaturës komuniste

(vijon nga faqja 3)
«në dëm të popullit dhe të atdheut».
Këtij dënimi nuk i shpëtuan jo ve-
tëm të gjallët, por edhe të vdekurit.
Më 7 mars 1968, ditën e Mësuesit,
Enver Hoxha kërkoi censurimin e
veprave të Rilindësve si N. Frashëri,
N. Mjeda, A. Z. Çajupi përmbajtja
e të cilave binte shpeshherë në kun-
dërshtim me ideologjinë marksiste.

Në rastin e besimtarëve orthodho- ksë komunistët u treguan edhe më barbarë e më të pamëshirshëm. Ide- ntifikimi i besimit të tyre me «sho- vinizmin» grek, stigmatizimi i kul- turës së tyre si shprehje e «Megallo- idesë» dhe paragjykimi i pranisë së tyre historike si antiatdhetare nuk e kishte burimin thjesht tek bindjet personale të kreut të PPSHsë· sesa tek lidhjet e tyre tradicionale me Greqinë orthodhokse, e cila ishte në atë kohë anëtare e NATOS, por edhe vendi të cilin përfaqësuesit më të flaktë të forcave antikomuniste shqi- ptare në mërgim e kishin zgjedhur si pikënisje për operacionet që ndë- rmerrnin herë pas here kundër regjimit të Tiranës. Përpjekjet për tëhuajtjen e orthodhoksëve nga tru- ngu i tyre fetaro-kulturor vunë në shënjestër vendet e tyre të shenjta, në veçanti manastiret shekullore, të njohura si qendra të rëndësishme pelegrinazhi. Brenda një periudhe të shkurtër ato u kthyen gati të gji- tha në pika ushtarake. Cilido që te- ntonte t’u afrohej për qëllime fetare mund të shpallej fare lehtë agjent i shërbimeve sekrete antishqiptare.

Megjithë terrorin e ushtruar, po- litika antifetare e regjimit krijoi më shumë probleme nga ato që prete- ndonte të zgjidhte. Rezultatet e saj nuk ishin ato të dëshiruara. Dy vjet pas fushatës ateiste të 1967-ës, me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit dhe ardhjes së tyre në pushtet, komu- nistët shpallën në pranverë të vitit 1969 fillimin e fazës së dytë të fu- shatës ateiste, e cila u quajt «Disku- tim popullor kundër zakoneve pra- panike dhe ideologjisë fetare», ose edhe «Ballafaqim popullor», sepse pjesëmarrësit në mbledhjet e orga- nizuara në të gjithë vendin duhej të jepnin llogari se çfarë kishin bërë gjatë dy vjetëve për të çrrënjosur besimin e të parëve. Fushata në fja- lë ishte shumë më e vështirë se ajo

e para. Publikisht deklarohej se pa- rashikonte zhdukjen nga ndërgjegjja e qytetarëve të Shqipërisë të besimit tek Zoti. Në të vërtetë synonte të zbuste reagimet e shumë prej tyre, të cilët gjatë kohës që shembe- shin objektet e kultit apo digjeshin në turrën e druve objekte të çmua- ra fetare, kishin qëndruar pasivë, por që me kalimin e kohës ishin pozici- onuar me mënyra të ndryshme në favor të lirisë fetare.

I ashtuquajturi «Diskutim popullor» që u zhvillua në të gjitha orga- nizatat e Frontit të vendit ishte një shuplakë e vërtetë për regjimin. Për-

masat reale të këtij dështimi nuk ishte në gjendje t’i mbulonte as vetë shtypi partiak. Vetëm me ndërhyr- jen e komunistëve u arrit të shpë- tohej «nderi» i kësaj fushate. Sipas shtypit të kohës, «atje ku nuk u si- gurua si duhet udhëheqja e partisë, diskutimi popullor u zhvillua me të meta cilësore». Në raste të tjera u shty për më vonë, me qëllim që t’u linin të pranishmëve «kohë për t’u thelluar». Epilogu i diskutimit popullor u nënshkrua në Tiranë, më 7 nëntor 1969, në Konferencën Ko- mbëtare të Studimeve Shoqërore, në prani të Enver Hoxhës dhe drej- tuesve të tjerë të lartë të Partisë së Punës dhe të shtetit.

Periudha që pasoi fushatën ateiste konsiderohet si periudha e zgji- mit të shoqërisë shqiptare. Rinia e viteve ’70, e ndikuar padyshim nga kanalet televize Perëndimore, por edhe nga formimi i kënaqshëm në një sistem arsimor cilësor, që edhe pse bazohej në interpretimin e një- anshëm të gjërave, kultivoi pada- shur aftësinë për të konceptuar të

kundërtën e pikëpamjeve të servi- rura, hodhi poshtë dogmatizmat po- litike dhe recetat etike të regjimit. Të njëjtën gjë bënë në atë periudhë edhe mjaft kuadro të lartë të PPSHsë, shumica e të cilëve u dënuan nga Enver Hoxha me vdekje. Në këtë kli- më reagimesh antidiktatoriale në fusha të ndryshme të jetës së përdit- shme u përshtatën edhe dhjetëra kle- rikë e mijëra besimtarë orthodho- ksë, veprimet e të cilëve, për shkak të terrorit të ushtruar, ishin më shu- më spontane. Megjithatë, edhe pse nuk ishin të mjaftueshme të ruanin ekzistencën e Kishës, autoqefalinë,

stmkturat e saj administrative e orga- nizative, bënë të mundur ruajtjen e besimit orthodhoks dhe lëvrimin e mëtejshëm të traditave të të parëve në dimensionin e tyre kulturor.

Vdekja e diktatorit Enver Hoxha në prill 1985, përkoi me një periu- dhë krize të thellë ekonomike të ve- ndeve socialiste të Evropës Lindo- re. Pasardhësit të tij, Ramiz Alisë, iu desh të përballej me akuzat e ashpra të komunitetit ndërkombëtar dhe të diasporës shqiptare, në lidhje me re- spektimin e të drejtave të njeriut, aspekti më i rëndësishëm i të cilit ishte liria e besimit. Hapat që ai ndërmo- ri në këtë drejtim dëshmuan qartë se komunistët, të cilët nuk ngurruan të lidhnin marrëdhënie diplomatike me superfuqitë, bënin ç’ishte e mundur për të penguar rehabilitimin institucionit të fesë. Arsyeja dihej nga të gjithë: Ishin vetë ata që për gati çerek shekulli kishin barazuar ringjalljen institucionale të besimit me largimin e tyre nga skena poli- tike. Prandaj dhe neni i projektku- shtetutës të nëntorit 1990 që bënte

fjalë për fenë, nuk përmendte fare termin «komunitete fetare».

Megjithatë, komunistët s’mund të vendosnin më në emër të popullit. Objektet e kultit po hapeshin gjithandej me nismën e vetë be- simtarëve. Orthodhoksët e fshatit Dervician të Gjirokastrës, me priftin Mihal Dako, kryen për herë të parë, më 16 dhjetor 1990, meshë hyjnore. Në Tiranë, në kryeqendrën historike të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë besimta- rët arritën me sakrifica të shumta të merrnin nga shteti kishën e Ungjillëzimit. Meshat e 25 marsit,

ditën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses, por sidomos Liturgjia Hyjnore që u celebrua me madhështi më 31 mars, të Dielën e Dafinave, e cila përkoi me ditën e zhvillimit të zgjedhjeve të para të lira pas një gjysmëshekulli diktature, paralajmëruan ringritjen kanonike të Kishës, e cila u konkre- tizua me ardhjen në Shqipëri të Krye- piskopit të sotëm, Imzot Anastasit, më 16korrik 1991, praniae të cilit pas reagimeve e kundërshtimeve të shumta që u dëgjuan nga goja e pa- rtiakëve femohues, shënoi fillimin e një epoke të re.

Tashmë orthodhoksët e kishin shkundur nga supet barrën e rëndë të plogështisë shpirtërore, që i kishte pushtuarprej dekadash. Ishin të hrë të kërkonin vetveten në Perëndinë e mohuar. Ishin të lirë të kërkonin «pamjen dhe shëmbëllesën» e Krijuesit, për të ngjallur në vijim shpresat e tyre të varrosura në la- birinthet e obskurantizmit ateist.

Pirro Kondili

FUND