Përvjetor ngjarjesh të shënuara,
që plotësuan ringritjen kanonike të Kishës
– Një vit më parë, pas dorëzimit të 3 episkopëve të rinj, u
mblodh Asambleja Kleriko-laike e Kishës, që mbështeti Statutin
e ri, i cili u aprovua sipas kanoneve më 6 nëntor 2006 nga Sinodi
i Shenjtë –
K
y nëntor sjell edhe një përvjetor
të veçantë dhe të rëndësishëm
për rrugëtimin e Kishës sonë. Një
vit më parë, në nëntor të vitit 2006,
u shënua një etapë tepër e rëndë-
sishme në ringritjen kanonike të
Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë, pas rrënimit të plotë të
dekadave të shkuara.
(Vijon në faqen 7)
Përvjetor ngjarjesh të shënuara, që plotësuan ringritjen kanonike të Kishës
(Vijon ngafaqja 1)
Kështu, nga 3-4 nëntor 2006, në mje-
diset e Manastirit të Shën Vlashit
e të Akademisë Teologjike Ortho-
dhokse, në Durrës, u mblodh Asa-
mbleja Kleriko-laike e Kishës sonë.
Në të morën pjesë 259 delega
te: të gjithë klerikët e Kishës sonë
dhe një numër përfaqësuesish laikë
nga çdo dioqezë, burra, gra dhe të
rinj orthodhoksë. Punimet u drej-
tuan nga Kryepiskopi Anastas dhe
anëtarët e Sinodit të Shenjtë.
Përveçse u diskutua për çështje
të ndryshme, kulmi i veprimtarisë së
saj ishte shqyrtimi nen për nen, dis-
kutimi dhe më pas pranimi unani-
misht i Statutit të ri të Kishës. Në
vitin 1993, një tjetër Asamble kishte
aprovuar dispozitat statutore, mbi
bazën e të cilave u zhvillua veprim-
taria e Kishës sonë në këto vite.
Hapi i mëpasëm, më 6 nëntor,
ishte mbledhja e Sinodit të Shenjtë
të Kishës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë, ku u aprovua me
votë unanime Statuti i Kishës Or
thodhokse Autoqefale të Shqipë-
risë, siç thamë i pranuar njëzëri nga
Asambleja Kleriko-laike.
Gjithashtu, mbështetur në Sta-
tut, në mbledhjen e Sinodit të She-
njtë, mbajtur më 11 nëntor, u ve-
ndos që të plotësohej numri i anë-
tarëve të këtij Sinodi, duke u ngritur
në gradën episkopale arkimandritët
e Kishës sonë:
– Arkimandrit Dhimitër Sinai ti, i
cili u emërua Mitropolit i Gjiroka-
strës (Dorëzimi i Tij në episkop
u bë më 16 nëntor, në Kishën-
ka-tedrale “ Ungjillëzimi i
Hyjlindë-ses”, në Tiranë.
Ceremonia e Fro-nëzimi, u bë më
dt. 26.11.2006, pas Liturgjisë
Hyjnore, në Gjiroka-stër, në
Kishën e Kryeengjëjve).
– Arkimandrit Nikolla Hyka, i
cili u emërua Episkop i Apollonisë
(U dorëzua episkop më 19 nëntor,
në Kishën-katedrale “Ungjillë-
zimi i Hyjlindëses”, në Tiranë).
– Arkimandrit Andon Merdani,
i cili u emërua Episkop i Krujës (U
dorëzua episkop në datën 21 në-
ntor, në Kishën-katedrale “Ungji-
llëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë).
Të gjitha dorëzimet në episkop
u bënë nga Kryepiskopi Anastas
dhe episkopët anëtarë të Sinodit të
Shenjtë të Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë, duke e
çuar në 6 numrin e anëtarëve të tij
episkopë me të drejtë vote.
Tashmë, me Statutin e ri dhe
plotësimin e Sinodit të Shenjtë,
mund të thuhet se plotësohet ri-
ngritja kanonike e Kishës sonë dhe
mbi të gjitha rimerr formë Auto-
qefalia e saj, e cënuar dhe e vënë
në diskutim në vitin 1991, në çastin
e rilejimit të besimit, nga shkatë-
rrimet e epokës së komunizmit, por
mbi të gjitha nga mungesa e epi-
skopëve dhe e Sinodit të Shenjtë.
Ky statut i përgjigjet nevojave
të sotme në fushën e organizimit
kishtar, por edhe sheh nga e ardh-
mja, duke vënë themele të sigurta
për ecjen përpara të Kishës. Gjitha
shtu, ai sjell risi në fushën e admini-
strimit e të burimeve, në sanksioni-
laikëve në stru-
e kishtare etj.