K
ampi i Skrofotinës igrihet pranë një ko- dre të vogël në fshatin me po të njëjtin emër, pranë rrugës kombëtare Fier- Vlorë, pranë kishës së Shën e Premtes. Në pjesën perë- ndimore ndodhet kriporja e Vlorës dhe më tej horizontit duket laguna e Nartës ba- shkë me ishullin e bukur të Zvërnecit. Kërkesat e shum- ta që kishin të rinjtë për të marrë pjesë në kampet e Kishës sonë dhe pamundë- sitë për të pranuar një numdr të madh kampistësh në
kampin e Zvërnecit, u reali- zuan me hapjen e një kampi të ri në qytetin e Vlorës.
Ai nuk u ngrit aty rastë- sisht, por për të vazhduar një nismë të ndërprerë prej disa vitesh. Ishte viti 1996 kur aty u zhvillua për herë të parë kampi i vajzave. Problemet që kaloi vendi ynë në vitin 1997 çuan në ndërprerjen e tij, ndërsa në vitin 1999 në rrethinat e tij u strehuan rreth 800 koso- varë. Kaluan disa vite për të ardhur te ky çast, kur kampi rihapi dyert e tij.
Kapaciteti i kampit, që u zhvillua në gusht, është 43 vetë, por mendohet që në të ardhmen të rritet, pasi mje- disi është i mjaftueshëm dhe me kushte komode. Në të morën pjesë të rinj nga zona të tjera dhe fëmijë nga fshati i Skrofotinës. Ata u bashkuan në lutjet e përba- shkëta drejtuar Perëndisë, duke marrë pjesë gjithashtu edhe në programet e tjera sportive dhe argëtuese.
Këto ditë çlodhëse në ka- mpin e Skrofotinës iu dhanë mundësinë të rinjve të
kishin një hapësirë më të madhe kohore për meditim dhe të falënderonin Perë- ndinë për të gjithë të mirat që Ai jep, në çdo aspekt të jetës, ku një shërbim i veça- ntë është edhe koha e kam- peve verore që organizon Kisha. Ky kamp i ri dhe fryt- dhënës është vazhdim i kon- tributit për rininë i Kryepiskopit Anastas, i cili e ri- vendosi në funksion përsëri pas një ndërprerje të gjatë.
Emanuel· Pupi Anesti Kepi
Rihapet kampi i Skrofotinës