EmailFacebookKontakt

Në kuadrin e 1600-vjetorit të fjetjes: KISHA – Nga Shën Joan Gojarti

Në kuadrin e 1600-vjetorit të fjetjes

KISHA

Nga Shën Joan Gojarti

E

shtë e fortë dallga dhe të shumta janë valët që po na rrethojnë e që na turren. Po s’kemi fare frikë se mos mbytemi: sepse qëndrojmë mbi një shkëmb që nuk thyhet e nuk epet kurrë. Me tërbim të patreguar vërsulet e lëshohet deti: po këtë shkëmb as ka mundur, as do të mund ta copëtojë ndonjëherë!

Me të vërtetë, nuk më thua: Ç’gjë mund të na trembë? Mos është vdekja? Aspak. Për mua jeta është Krishti dhe vdekjen e quaj jo fatkeqë- si, po përkundrazi, gjë të mirë dhe fitim të madh. Mos do të na frikësojë internimi? Po toka e tërë anembanë është e Zotit! Apo mos na tmerron humbja e të hollave? Vëlla i dashur, dihet se asgjë nuk sjellim me vete kur vijmë në këtë botë; të jesh i sigurt, se edhe kur të dalim prej saj, nuk do të marrim dot asgjë e nuk do të shoqërohemi prej asgjëje. Mjerimet e tmerrshme që ka kjo botë, përbuzen prej meje dhe nuk përfillen fare, gjithashtu edhe gëzimet që na sjell herë pas here nuk ushtrojnë as më të voglin ndikim mbi mua. Nuk kam frikë nga vobekësia, s’e dëshiroj pasu- rinë: s’më tmerron vdekja, e në qoftë se dëshiroj të jetoj, këtë e bëj jo për tjetër gjë, por vetëm e vetëm që t’ju forcoj sa më tepër në besën tuaj.

Prandaj ju flas sot për gjendjen e keqe – sikurse mund taquajë dikush prej jush – dhe ju lutem të mos dëshpëroheni aspak, por të kini kurajë dhe besim të patundur te Zoti. S’ka asnjë fuqi në botë që t’ju përçajë dhe tju ndajë e t’ju largojë nga Kisha: sepse atë që bashkoi dhe e li- dhi Perëndia, njeriu nuk mund ta ndajë në asnjë mënyrë. E në qoftë se martesën nuk mund ta prishësh, ti Satana, si guxon të besosh, se do të mundësh ta përçash e ta shkatërrosh Kishën e

Perëndisë? Është e vërtetë, se ti nuk pushon së luftuari këtë; po mundohesh më kot: se sa më tepër luftohet ajo, aq më e fortë dhe më e shkë- Iqyer del. Pushoje pra këtë luftë, o i çmendur, nëse dëshiron të mos shuhet krejt fuqia jote: se sigurisht, ka për të ngjarë, në qoftë se ti nuk heq dorë nga kjo luftë. Kur lufton me njerëz, mund të kesh shpresë që të dalësh fitues e mundës: po me qiellin a mund të matet dikush, qoftë dhe më i fuqishmi i botës?

Fuqia e Kishës është e pathyeshme, se Zoti vetë e ka krijuar e themeluar: apo mos kujton, or armik i endur, se je i zoti t’i dalësh Perëndisë ballë për ballë? Kisha, dhe dije mirë këtë, është më e fortë dhe nga qielli vetë. Ky i fundit bashkë me tokën do të kalojnë e do të zhduken, po fjalët e Zotit nuk do të humbasin e nuk do të përgë-

njeshtrohen kurrë. Cilat fjalë? “Se portat e Ferrit nuk do ta mundin dot Kishën”.

^ ^ ^

Nëse nuk do të besosh në fjalët, atëherë beso në realitetin e në punët. Sa tiranë kanë dashur ta shkatërrojnë Kishën? Sa kamina, sa dhëmbë egërsirash, sa shpata të mprehta? Me gjithë këtë s’mundën t’i bëjnë asgjë. Nuk më thua: ku janë armiqtë e saj? Janë fshehur, janë lënë në heshtje e në harresë të plotë. Po Kisha ç’u bë? Ajo ndrit e shkëlqen më shumë dhe se dielli: e ky do të shuhet e do të zhduket një ditë, po ajo ka për të mbetur përjetë dhe e pavdekshme. Ç’thotë his- toria kishtare? Thotë se Kisha nuk u mund kur ishte e vogël dhe besnikët ishin të pakët; si do të mundet tashti, kur tërë bota është mbushur me besnikë e me pasues të saj? Dielli e dheu do të kalojnë e do të zhduken, po fjalët e Tij kurrë. Dhe është kjo shumë e arsyeshme; mbasi Pe- rëndia e do Kishën më tepër sesa qiellin. Zoti, duke zbritur në tokë, nuk mori trup qielli, po mish kishe. Për Kishën u bë dhe qëndron qielli, dhe jo Kisha për qiellin.

* * *

Le të mos ju tronditë asgjë nga ato që ngjanë këto ditë. Vetëm një gjë ju lutem të më falmTbe- së të patundur. Nuk mbani mend se ç’ngjau me Petron, kur shkonte ky mbi ujërat? Mend u mbu- lua nga valët, jo se këto ishin të fuqishme shumë, por se shfaqi një dyshim të vogël dhe tregoi kështu besë jo të fortë. Po ju pyes, vëllezër të dashur: mos kini ardhur këtu me vota e me dëshira njerëzish? Mos na solli këtu fuqi njeriu, që të kemi frikë, se mos fuqi njeriu na shkatërroi?

Nuk i them këto me krenari e me mburrje, Zoti mos e dhëntë, po i them se dëshiroj t’ju forcoj në besën tuaj, që u trondit ndoshta nga ngjarjet e fundit. Meqenëse qyteti qëndroi në këmbë dhe s’pësoi gjë, u kthye djalli kundër

(Vijon në faqen 8)

(vijon nga faqja 6)

Kishës dhe u mundua ta tundë e ta rrëzojë. Djall’ i keq dhe i urryer! Mure nuk munde të tronditësh, e shpreson të rrëzosh një kishë të tërë? Mos kujton se Kishën e bëjnë muret? Aspak. Besnikët janë ata që e mbajnë dhe që e ruajnë. Shih këtu sesi qëndrojnë të patundur e të palëvizur, jo se i shtrëngoi hekuri dhe pranga, por se i lidh besa dhe shpresëtaria. Nuk them se një shumicë aq e madhe është më e fortë dhe nga zjarri: po edhe një sikur të ishte, prapë nuk do ta mundje dot. Ti e di mirë, se sa plagë të kanë shkaktuar martirët e dëshmorët. Shpeshherë ka hyrë në kishë vajzë e vogël nga mosha; kur hyri ishte më e butë se qiriri, po kur doli u tregua më e fortë dhe se guri. Brinjët e saj i gërmite dhe shpove, po besën e saj nuk munde ta rrëmbesh ose ta dobësosh. Mishi u dobë- sua, por fuqia e besës mbeti e padobësuar: trupi shkatërrohej, por zemra e shpirti bëheshin më të rinj dhe më të fortë: lënda zhdukej, por shpresëtaria qëndroi e patundur. Një grua nuk pate fuqi ta mun- dësh: si pret të mundësh një shumicë aq të madhe? Nuk dëgjon se ç’thotë Zoti? Atje ku janë mbledhur dy ose tre në emrin Tim, atje dhe Unë jam në mes tyre. Kur prajemi aq shumë të bashkuar me anën e dashu- risë, si mund të mungojë e të ndodhet midis nesh Krishti?

Do të më pyesni ndoshta: ku bazohem që flas me aq siguri të madhe? Po ju përgji- gjem: Unë, vëllezër të dashur, kam në dorë një kontratë me Zotin. Ju duket ndoshta e çuditshme? Nuk është aspak e çuditshme, po është krejt e vërtetë dhe e sigurt. Them se kam në dorë kontratën me Zotin: kjo ko- ntratë për mua është shkopi ku mbështe- tem, është sigurimi im. Kjo është limani pa valë e pa dallgë. Sikur tërë bota të tron- ditet e të tundet, unë e mbaj këtë kontratë, e lexoj dhe shkronjat e saj janë për mua mur i fortë e fortesë e papushtueshme. E cila është kjo kontratë dhe cilat janë këto she- nja? Ja: “Unë jam bashkë me ju çdo ditë e gjer në mbarim të shekujve”. Është Krishti me mua: ç’frikë do të kem? Sikur tërë valët e detit të turren kundër meje, sikur të vërsulen kundër meje tërë zemërimet e kanosjet e të fuqishmëve të dheut, unë nuk do të tundem aspak, se këto për mua janë më të dobëta dhe nga pluhuri i meri- mangës.

Të mos më shtynte dashuria që kam për ju, as sot nuk do të kisha vendosur të nisem. Se gjithnjë them: “O Zot, dëshira jote u bëftë: jo ç’kërkon njëri e tjetri, ç’kërkon Ti. Perëndia është për mua shkëmb i pathyeshëm: nëse Perëndia dëshiron të bëhet kjo, le të bëhet menjë-

herë. Në qoftë se dëshira e Tij është që të qëndroj unë këtu, e pranoj me mirënjohje: po të dëshirojë të shkoj gjetkë, e pranoj me falënderime…

* * *

Asgjë, pra, le të mos ju tmerrojë: kini besë të kthjellët dhe mos u largoni kurrë nga lutjet dhe nga litanitë. Djalli ka dashur dhe është munduar t’ju largojë nga këto: po s’bëri dot gjë. Përkundrazi, unë sot ju gjej më të zellshëm e më të nxehtë në besën. Nesër bashkë me ju do të dal për të bërë litani të madhe. Atje ku jam unë, dhe ju do të jeni: ku jeni ju, dhe unë: një trup jemi. Vendi mund të na ndajë e të na largojë, po dashuria na bashkon e na mban afër, dhe këtë dashuri as vdekja vetë nuk do të mund ta prishë. Edhe trupi im do të vdesë, do të qëndrojë gjallë shpirti im, i cili do ta kujtojë grigjën e tij gji- thnjë. Si mund t’ju harroj dhe mos t’ju kujtoj përherë? Ju jeni për muaprindër, ju jeni je- ta ime, ju jeni për mua gëzimi.

Me të vërtetë; përparimi juaj është për muapasuri dhejetë. Përju-si bariuqë jamjam gati të vritem e të copëtohem një mijë herë, dhe sikur të kisha një mijë krerë, do t’ia jepja xhelatit me një kënaqësi të madhe. Sepse një vdekje e tillë është për mua burim e shkak pavdekësie: gjithashtu edhe sulmet e shumëllojshme, që bëhen kundër meje, unë i quaj si mjete sigurimi e mbrojtjeje. Sepse e dini për ç’arsye më ndjekin e men- dojnë keq për mua? Jo sigurisht për të holla, as për ndonjë gabim, po për shkak të da- shurisë që kam për ju: më ndjekin se unë bëj çmos, që të qëndroni ju në siguri të plotë e të mos hyjë njeri i keq në mes të grigjës e të kërkojë ta prishë dhe ta shkatërrojë. Kjo luftë e kjo përpjekje për ju, është kurorë për mua, shumë e vlefshme. Se ju jeni për mua gjëja më e rëndësishme dhe më e ëm- bël, madje më e ëmbël dhe nga drita e diellit. E me të vërtetë: Ç’rëndësi ka rrezja e diellit përpara dashurisë suaj? Rrezja e diellit më ndihmon dhe më është e dobishme për këtë jetë, kurse ajo juaja më përgatit e më thur kurorë për jetën e ardhme e të amshuar.

Kini mbetur pa gjumë aq ditë me radhë, po me gjithë këtë asgjë nuk ju tronditi e nuk ju theu: as koha, as frika, as frikësimet: të gji- tha i kini bërë edhe një gjë, të cilën unë gjithnjë e kam dëshiruar ditë e natë: i për- buzët tërë sendet e kësaj toke, mohuat dhe- në dhe u bëtë bij të qiellit. Këto për mua janë kurorë, këto janë ngushëllim, këto janë jetë, këto më në fund janë shkak e burim pavde- kësie.

(Marrë nga libri “Nga kryeveprat e
Joan Gojartit”, viti 1944, shqipëruar
nga Prof. S. Papahristo)