EmailFacebookKontakt

Kontribut dhe kujdes i vazhdueshëm i Kishës për të dënuarit

Kontribut dhe kujdes i vazhdueshëm
i Kishës për të dënuarit
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
financoi, po në këtë burg, në vitin 2001, edhe ndër-
timin e një serre lulesh dhe perimesh, në regji­
min e grave. Prodhimet nga kjo serrë kanë qenë
dhe vazhdojnë të jenë ndihmë për vetë të dënua-
rat. Serra është njëkohësisht edhe një ndihmë
nga ana psikologjike, pasi koha që kalojnë duke
punuar në këtë mjedis i ndihmon të jetojnë më
ndryshe momentet e vështira që mund të kalojnë.
Por këto vepra janë veprat më të dukshme,
që Kisha jonë ka bërë për këta njerëz në vështi-
rësi. Vizitat dhe ndihma për të dënuarit është e
vazhdueshme, e përmuajshme, sidomos nga Li-
dhja e Grave Orthodhokse “Përhapja e Da-
shurisë: dhe nga Rinia Orthodhokse. Janë rreth
10 vjet që ka nisur bashkëpunimi me këtë Insti-
tut, ku Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipë-
risë ka ndihmuar materialisht e shpirtërisht,
duke bashkëpunuar me stafin dhe drejtorinë,
bashkëpunim ky që ka qenë përherë dhe më i
ngrohtë e rezultativ. Me bekimin e Kryepiskopit
Anastas dhe kontributin e tij, ky aktivitet dhe
kjo ndihmë filloi dhe vazhdon të kontribuojë në
ringritjen shpirtërore të të burgosurve.