EmailFacebookKontakt

Tendenciozitet dhe injorancë

Shtypi shqiptar vuan duk- shëm nga anësia në trajtimin e çështjeve. Kjo e pashkëputur nga niveli i ulët profesional, që e ushqen dhe e zmadhon edhe më tepër këtë tendenciozitet. Një nga fushat ku kjo duket më ha- pur është edhe ajo fetare dhe veçanërisht në trajtimin e çësh- tjeve që kanë të bëjnë me Komu- nitetin Orthodhoks. Kjo duket si në heshtjen mbi ngjarjet dhe veprimtaritë e rëndësishme ashtu edhe me trajtimin skajshëm ten- dencioz të tyre. Të përziera të gjitha këto jo thjesht me injoran- cën, por me mungesën e dëshirës për të mësuar të vërtetat historike.

Kështu, kohët e fundit po fli- tet shumë për shtrembërimet që i janë bërë historisë sonë në pe- riudhën e komunizmit, por kur vjen fjala për Kishën përdoren

me kokëfortësi klishetë e rreme që ai krijoi për besimin e kleri- kët, duke mbyllur sytë edhe për- para të vërtetave historike që tani janë të qarta për këdo, be- simtar ose jo.

Gjendja është edhe më keq kur flitet për kanonet dhe ligjet që drejtojnë jetën e një komuni- teti fetar. Laiku bëhet prift, prifti dhespot dhe dhespoti… laik… Kështu, një mashtrues, që i le- verdis disa politikave të nacio- nalizmit primitiv, mund të trajto- het me pafytyrësi jo vetëm si “prift”, por edhe deri si “episkop” e kryetar kishe dhe askush nuk shqetësohet kur ai vjedh komu- nitetin apo e kthen pagëzimoren e kishës në tualet!…

Emblematike për këtë sjellje ishte dita e përurimit të terrenit sportiv të Institutit të. Riedukimit “AU Demi” (burg i sigurisë së ulët). Gjatë një vizite në dhjetor Kryepiskopi Anastas, pasi kishte dëgjuar nevojat e tyre, u kishte premtuar ndërtimin e një terreni sportiv. Pas disa muajsh ai u bë realitet dhe ishte i parametrave bashkëkohorë, me një investim prej rreth 20 mijë USD. Me rastin e përurimit ishin ftuar dhe me- diat, të cilat megjithëse ishin të pranishme, pothuajse nuk dhanë asgjë për kontributin e Kishës, por vetëm intervista për çështje të tjera politike (intervistuan të gjithë funksionarët, për çdo gjë, por jo episkopin orthodhoks, që

preu shiritin në emër të Kishës…). Por kjo nuk ishte thjesht një mu- ngesë profesionalizmi, pasi disa ditë më pas këto media i dhanë vend të gjerë disa shpifjeve ordi- nere të mashtruesit Nikolla Marku, duke treguar qartë një farë alergjie ndaj Komunitetit Orthodhoks dhe preferencë vetëm për ata që hedhin baltë mbi të.

Tipike, për shembull, për këtë është gjithmonë gazeta “Republika”, e gatshme të botojë çdo gjë që flet keq jo vëtëm për Krye- piskopin Anastas, por në përgji- thësi për Kishën Orthodhokse. Apo gazeta “Shekulli”, që jo vetëm preferon shkrimet antiorthodho- kse, por megjithëse boton gjith- farë E-mailesh e reagimesh nga lexuesit, injoron sistematikisht ato që mbrojnë Kishën etj.

Th.Dh.

Tendenciozitet dhe injorancë