Shkollat e hapura nga Kisha:
Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, Shën Vlash, Durrës.
Instituti i Formimit Pro- fesional “Frymë Dashurie”, në Tiranë dhe dega e tij në Gjiro- kastër.
Liceu Kishtar “Kryqi i Nderuar”, Gjirokastër.
Shkolla 9-vjeçare “Prota- gonistët”, Tiranë.
Shkolla 9-vjeçare “Frymë Dashurie”, Durrës.
Shkolla e Mesme Kishtare “Kryqi i Nderuar”, Sukth, Durrës.
Shkolla e mesme profesio- nale në Mesopotam, Sarandë. 8.15 kopshte në arsimin pa- rashkollor.
S
i rrjedhojë e nivelit jo të mirë të shumë shkollave, edukimi i fë- mijëve është kthyer në një nga shqetësimet kryesore të prindërve. Një shqetësim tjetër janë edhe mje- diset jo të përshtatshme ku zhvillo- het mësimi, sidomos në shkollat 9-vjeçare edhe të mesme nëpër rre- the. Duke parë këtë situatë, në va- zhdim të investimeve të rëndësi- shme që ka bërë në vazhdimësi për edukimin, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ndërmori një nismë të re: Hapjen e Shkollës së Mesme Kishtare Jopublike “Kryqi i Nderuar”, në Sukth të Durresit. Kjo u bë e mundur me fon- det që siguroi Kryepiskopi Anastas nga donatorë të huaj, miq dasha- mirës të Kishës sonë, si për blerjen e godinës të bollshme dhe piktore- ske, ashtu edhe mbarëvajtjen dhe pajisjen e saj.
Sipas drejtorit, z. Anastas Dod- biba, “shkolla ofron vlera të mëdha
(Vijon në faqen 2)
Një tjetër mundësi edukimi për të rinjtë
Hapet Shkolla e re e Mesme Kishtare
“Kryqi i Nderuar”, në Sukth, Durrës
Godina e re e shkollës në Sukth të Durrësit, dhe një kujtim nga dita e parë e mësimit.
Një tjetër mundësi edukimi për të rinjtë
Hapet Shkolla e re e Mesme Kishtare
“Kryqi i Nderuar”, në Sukth, Durrës
Çast
nga
një orë
mësimi
nëshkollën
e re
“Kryqi
i Nderuar”,
në Sukth,
Durrës.
(Vijon ngafaqja 1)
shpirtërore, duke i harmo-
nizuar ato me informacionin
shkencor dhe mësim-edu-
kativ që këta të rinj do të
marrin.” Shkolla ndodhet në
një pozicion shumë të bukur
edhe është një nga më mo-
dernet në Shqipëri.
Programi është i njëjtë
si në shkollat e tjera të mesme
të përgjithshme, me të njëj-
tin informacion shkencor.
Krahas tij do të ketë edhe
lëndë teologjike, si p.sh. etikë
e krishterë, katekizëm, mu-
zikë kishtare, ikonografi etj.
E veçanta e kësaj shkolle
është se do të punojë mjaft
edhe për krijimin e një per-
sonaliteti të shëndoshë të
nxënësve dhe gjithashtu do
t’i ndihmojë në formimin dhe
rritjen e tyre shpirtërore.
Shkolla është e pajisur
edhe me konvikt, ku kush-
tet ashtu si në gjithë mjedi-
set e saj, janë nga më ba-
shkëkohoret.
Për të përzgjedhur nxë-
nës me nivel të lartë, u or-
ganizuan konkurse nëpër
dioqeza, ku nxënësit iu nën-
shtruan testimit në mate-
matikë dhe në gjuhë shqi-
pe. Më pas u zhvillua një
intervistë me secilin, për të
kuptuar më shumë rreth
karakterit dhe formimit.
Rekomandimet e mësues-
ve të mëparshëm, si edhe
të klerikëve, ishin një kriter
mjaft i rëndësishëm në për-
zgjedhjen e kandidatëve.
Pas këtyre vlerësimeve fi-
tuan 37 nxënës, 22 prej të
cilëve hynë në vitin e parë,
edhe 15 në vitin e dytë.
Të gjithë nxënësit do të
vazhdojnë shkollën me bur-
së të dhënë nga Kryepi-
skopi Anastas.
Enea Andoni, një nga
nxënësit e vitit të parë, tha
se: “Mundësia që më jepet
për të vazhduar këtë shkollë
është mjaft e çmuar për
mua, pasi besoj se kjo do të
më ndihmojë të shtoj dijet e
mia, por gjithashtu do të më
ndihmojë edhe në jetën time
shpirtërore”.
Shkolla “Kryqi i Nde
ruar” në Sukth, hapet pas
një përvoje të gjatë e të bu
kur dhe shumë pozitive të
shkollës së parë të mesme
kishtare “Kryqi i Nderuar”,
në Gjirokastër, të hapur që
në shtator të vitit 1998. Stafi
mësimor e administrativ i
kësaj shkolle është mjaft i
përgatitur dhe janë mjaft të
përgjegjshëm ndaj detyrës
së tyre kryesore, në formi
min shkencor dhe shpirtë-
ror të të rinjve.
“Për mua, është një
ngjarje e veçantë e jetës si-
me që jam përzgjedhur të
punoj në këtë shkollë, një
shkollë që besoj se do të
funksionojë për të përgatitur
breza të cilët do t’i shërbej-
në shoqërisë dhe Kishës
sonë Orthodhokse”, – tha
z. Koço Josifi, mësues ma-
tematike.
Ashtu siç u shpreh edhe
drejtori, kjo shkollë është
një gur tjetër i çmuar që do
t’i shtohet gjerdanit të artë
të veprave të Fortlumturisë
sëTij, Kryepiskopit Anastas,
që në historinë e vendit
tonë do të shkëlqejë edhe
ndriçojë brezat e ardh-
shëm të rinisë.
Tashmë me këtë shko-
llë të re në Sukth të Durrësit
Kisha Orthodhokse Auto-
qefale e Shqipërisë ka dy
shkolla të mesme kishtare.
Marina Marini