Në fshatin Porodinë, rreth 7 km nga Korça, në majë të një kodre, ku syri merr një pamje mbresë- lënëse nga Fusha e Korçës, ngrihet kisha e Perëndilindëses Mari. Pak kohë më parë dashamirës dhe besimtarë jo vetëm shqiptarë, por edhe të huaj, kontribuan në res- taurimin e saj. Në fasadën ballore rrezaton mozaiku dedikuar së Tërëshenjtës. Brenda saj, në iko- nostas, ndodhen ikonat e shenj- torëve dhuruar nga vetë besimtarët. Edhe pse kodrat e tjera janë të zhveshura, përreth kishës është punuar që të krijohet një mjedis
vërtet çlodhës për besimtarët dhe vizitorët.
Në datën 8 shtator, kjo kishë çdo vit mbledh besimtarë të shumtë nga trevat e Korçës, por edhe më larg, që kremtojnë Lindjen e Perëndi- lindëses. Edhe këtë vit besimtarë të shumtë, që herët në mëngjes, mbushën rrugën deri në kodër, për të adhuruar dhe festuar këtë ditë të shënuar.
Mitropolia e Shenjtë kishte organizuar dhe vënë në dispozicion mjete për ta. Rreth orës 6.30 filluan të mbërrinin besimtarët e parë. Midis tyre shihje fëmijë, të rinj dhe
të moshuar. Ndalesa e parë në kishë, për të falënderuar Perëndinë, si dhe lutjet për bekim për të afërmit, të vuajturit. Kisha e vogël nga përmasat, por e madhe nga mesazhi që transmetonte, ishte e mbushur plot. Liturgjia Hyjnore u krye nga atë Ilia Kotnani, atë Ilia Kotmilo të shoqëruar nga kori i kishës së Polenës.
Pas meshës të ardhurit kaluan edhe disa orë të tjera në mjediset rreth kishës me urimet për festën, me këngët dhe dollitë për mbarësi në jetë..
Arjan Kallço
Kremtohet Lindja e Hyjlindëses në Porodinë
Në fshatin Porodinë, rreth 7 km
nga Korça, në majë të një kodre,
ku syri merr një pamje mbresë-
lënëse nga Fusha e Korçës, ngrihet
kisha e Perëndilindëses Mari. Pak
kohë më parë dashamirës dhe
besimtarë jo vetëm shqiptarë, por
edhe të huaj, kontribuan në res-
taurimin e saj. Në fasadën ballore
rrezaton mozaiku dedikuar së
Tërëshenjtës. Brenda saj, në iko-
nostas, ndodhen ikonat e shenj-
torëve dhuruar nga vetë besimtarët.
Edhe pse kodrat e tjera janë të
zhveshura, përreth kishës është
punuar që të krijohet një mjedis
vërtet çlodhës për besimtarët dhe
vizitorët.
Në datën 8 shtator, kjo kishë çdo
vit mbledh besimtarë të shumtë nga
trevat e Korçës, por edhe më larg,
që kremtojnë Lindjen e Perëndi-
lindëses. Edhe këtë vit besimtarë
të shumtë, që herët në mëngjes,
mbushën rrugën deri në kodër, për
të adhuruar dhe festuar këtë ditë
të shënuar.
Mitropolia e Shenjtë kishte
organizuar dhe vënë në dispozicion
mjete për ta. Rreth orës 6.30 filluan
të mbërrinin besimtarët e parë.
Midis tyre shihje fëmijë, të rinj dhe
të moshuar. Ndalesa e parë në
kishë, për të falënderuar Perëndinë,
si dhe lutjet për bekim për të
afërmit, të vuajturit. Kisha e vogël
nga përmasat, por e madhe nga
mesazhi që transmetonte, ishte e
mbushur plot. Liturgjia Hyjnore u
krye nga atë Ilia Kotnani, atë Ilia
Kotmilo të shoqëruar nga kori i
kishës së Polenës.
Pas meshës të ardhurit kaluan
edhe disa orë të tjera në mjediset
rreth kishës me urimet për festën,
me këngët dhe dollitë për mbarësi
në jetë..
Arjan Kallço