Nga datat 24-31 gusht, me bekimin e Kryepiskopit Anastas u zhvillua kampi për fëmijë dhe të rinj në qytetin e Gramshit me më shu’- më se 100 pjesëmarrës. Kampi u zhvillua në kishën “Metamorfoza e Shpëtimtarit” dhe u drejtua nga atë Mihal Prifti, i sapodorëzuar në gra- dën e priftit nga Kryepiskopi, si edhe atë Petraq Dede, prifti i Cërrikut. Ndihmë të veçantë dhanë kateki- stët e Zyrës Qendrore të Katekiz- mit, studentë të Akademisë Teolo- gjike si dhe të rinj vullnetarë nga zona e Gjinarit dhe qyteti i Gramshit. Tema e këtij kampi ishte: “Të rritemi me Krishtin” nëpërmjet lu- tjes, të vërtetës së besimit dhe pje-
sëmarrjes aktive në jetën liturgjike të Kishës. Kampi niste me shërbe- sën e Mëngjesores, komentin e Un- gjillit të ditës, mësim kënge, biseda shpirtërore, lojëra të ndryshme, pu- nëdore etj. Në fund të aktivitetit pjesëmarrë’sve iu shërbehej edhe dreka me shpenzimet e Kishës. Gji- thashtu u organizuan ekskursione në pika të ndryshme të qytetit, por ai më mbresëlënësi ishte në Manastirin e hirshëm të Shën Vlashit ku fëmijët patën mundësinë të vizitonin këtë vend kaq të mrekullueshëm si edhe të takonin aty Hirësinë e Tij, Nikolla, i cili i priti përzemërsisht fë- mijët. Në drekën e shtruar për vizi- torët e vegjël, ata kënduan këngë ki
shtare, të cilat i kishin mësuar gjatë kampit. Gjithashtu fëmijët folën edhe për përshtypjet e këtyre ditëve. Në fjalën e Tij, Hirësi Nikolla theksoi: “Në radhë të parë duhet të falënde- rojmë Perëndinë për gjithçka dhe duhet t’i jemi mirënjohës Kryepiskopit i cili nuk e harroi Gramshin, por ndërtoi aty një kishë shumë të bukur, kopshtin që do të hapet së shpejti dhe emëroi atë Mihalin si prift të kishës suaj. Gjithçka që keni mësuar rreth Perëndisë duhet ta transmetoni edhe në familjet dhe miqtë tuaj dhe t’i ftoni ata që të vijnë në Kishë”. Fëmijët u larguan nga kampi me përshtypjet më të mira.
Robert Pelushi
Zhvillohet kampi për fëmijë dhe të rinj në Gramsh
Nga datat 24-31 gusht, me
bekimin e Kryepiskopit Anastas u
zhvillua kampi për fëmijë dhe të rinj
në qytetin e Gramshit me më shu’-
më se 100 pjesëmarrës. Kampi u
zhvillua në kishën “Metamorfoza e
Shpëtimtarit” dhe u drejtua nga atë
Mihal Prifti, i sapodorëzuar në gra-
dën e priftit nga Kryepiskopi, si edhe
atë Petraq Dede, prifti i Cërrikut.
Ndihmë të veçantë dhanë kateki-
stët e Zyrës Qendrore të Katekiz-
mit, studentë të Akademisë Teolo-
gjike si dhe të rinj vullnetarë nga
zona e Gjinarit dhe qyteti i Gram
shit. Tema e këtij kampi ishte: “Të
rritemi me Krishtin” nëpërmjet lu-
tjes, të vërtetës së besimit dhe pje-
sëmarrjes aktive në jetën liturgjike
të Kishës. Kampi niste me shërbe-
sën e Mëngjesores, komentin e Un-
gjillit të ditës, mësim kënge, biseda
shpirtërore, lojëra të ndryshme, pu-
nëdore etj. Në fund të aktivitetit
pjesëmarrë’sve iu shërbehej edhe
dreka me shpenzimet e Kishës. Gji-
thashtu u organizuan ekskursione
në pika të ndryshme të qytetit, por
ai më mbresëlënësi ishte në Mana
stirin e hirshëm të Shën Vlashit ku
fëmijët patën mundësinë të vizitonin
këtë vend kaq të mrekullueshëm si
edhe të takonin aty Hirësinë e Tij,
Nikolla, i cili i priti përzemërsisht fë-
mijët. Në drekën e shtruar për vizi-
torët e vegjël, ata kënduan këngë ki
shtare, të cilat i kishin mësuar gjatë
kampit. Gjithashtu fëmijët folën edhe
për përshtypjet e këtyre ditëve. Në
fjalën e Tij, Hirësi Nikolla theksoi:
“Në radhë të parë duhet të falënde-
rojmë Perëndinë për gjithçka dhe
duhet t’i jemi mirënjohës Kryepi
skopit i cili nuk e harroi Gramshin,
por ndërtoi aty një kishë shumë të
bukur, kopshtin që do të hapet së
shpejti dhe emëroi atë Mihalin si
prift të kishës suaj. Gjithçka që keni
mësuar rreth Perëndisë duhet ta
transmetoni edhe në familjet dhe
miqtë tuaj dhe t’i ftoni ata që të vijnë
në Kishë”. Fëmijët u larguan nga
kampi me përshtypjet më të mira.
Robert Pelushi