EmailFacebookKontakt

Mirënjohje për z. Evangjellos Krustallaqis

Ditët e para të gushtit, pas një sëmundjeje të gjatë, fjeti më Zotin z. Evangjellos Krustallaqis, një funksionar i nderuar i drejtësisë në Greqi (doli në pension si kryeprokuror i Gjykatës së Lartë – Arios Pagos të Republikës Helene).

Ishkruajmë këto pak rreshta si një Trisai përkujtimore së largu, përderisa nuk u ndodhëm sa e njohëm dhe bashkëpunuam me të në varrimin e tij, që e kreu Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas. Z. Krustallaqis ishte nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Kryepiskopit tonë dhe në këtë mënyrë një nga ata pak njerëz që në mënyrë të heshtur punoi pa u lodhur dhe u kursyer që të arrihen këto ritme të vrullshme të zhvillimit të Kishës sonë në këto pak vite lirie të besimit. Ishte një nga ata pak njerëz që Kryepiskopi i përmendte shpeshherë, në anonimatin e tyre, si bashkëpunëtorë të vyer dhe bashkudhëtarë në rrugën e Zotit Jisu Krisht.

Tani, pasi z. Krustallaqis u nda nga kjo jetë mbi tokë, ka rëndësi, si shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi, të shkruajmë diçka nga ato që ai nuk do të donte kurrë të shkruheshin dhe të thuheshin. Ishte në grupin e parë të njerëzve që erdhën duke shoqëruar Kryepiskopin tonë në vizitën historike të verës së 1991, në cilësinë atëherë të Eksarkut të Patriarkanës Ekumenike të Konstandinopojës. Edhe më pas, në të gjitha ngjarjet e rëndësishme të Kishë sonë .Orthodhokse Autoqefale nuk ka munguar me praninë e tij fizike

ose me kontribute morale së largu. Shumë nga besimtarët e Tiranës dhe zonave të tjera e kanë njohur nga afër dhe kanë krijuar me të marrëdhënie shpirtërore kumbarie, sepse z. Krustallaqis nën hijen e “rëndë” të prokurorit fshihte një shpirt të ndjeshëm, një etje hierapostolike të skalitur që në rininë e tij, me pjesëmarrje në grupe të punës shpirtërore të frymëzuara dhe të udhëhequra nga Kryepiskopi Anastas.

Duke qenë anëtar i këshillit drejtues të shoqatës hierapostolike “Porefthentes”, z. Krustallaqis me personalitetin e tij ishte dhe një kontribues real në përpjekjen e Kryepiskopit tonë për të siguruar të ardhurat financiare të nevojshme për veprën e ringritjes së Kishës Orthodhokse në Shqipëri, por edhe për të patur transparencë dhe besueshmëri administrimi.

Në Greqi u shkrojtën dhe u thanë shumë për Prokurorin Evangjellos Krustallaqis, u komentua si “prokurori i kristaltë”, sikundër tregon mbiemri i tij. Ishte karakteristika më mirë për të përshkruar personalitetin e karakterin e tij, të një njeriu që nuk u tërhoq për nga luksi pavarësisht posteve të larta që shoqëruan karrierën e tij. Nuk u mposht as nga presionet që shoqërojnë veprimtarinë e personave në ato poste. Tregues ky i brumosjes kristiane të shpirtit të tij.

Perëndia le ta prehë aty ku prehen të drejtët!

O.B.

Mirënjohje për z. Evangjellos Krustallaqis
Ditët e para të gushtit, pas një sëmundjeje të gjatë, fjeti më Zotin
z. Evangjellos Krustallaqis, një funksionar i nderuar i drejtësisë në
Greqi (doli në pension si kryeprokuror i Gjykatës së Lartë – Arios Pagos
të Republikës Helene).
Ishkruajmë këto pak rreshta si një Trisai përkujtimore së largu,
përderisa nuk u ndodhëm sa e njohëm dhe bashkëpunuam me të në
varrimin e tij, që e kreu Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas. Z.
Krustallaqis ishte nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Kryepiskopit
tonë dhe në këtë mënyrë një nga ata pak njerëz që në mënyrë të
heshtur punoi pa u lodhur dhe u kursyer që të arrihen këto ritme të
vrullshme të zhvillimit të Kishës sonë në këto pak vite lirie të besimit.
Ishte një nga ata pak njerëz që Kryepiskopi i përmendte shpeshherë,
në anonimatin e tyre, si bashkëpunëtorë të vyer dhe bashkudhëtarë
në rrugën e Zotit Jisu Krisht.
Tani, pasi z. Krustallaqis u nda nga kjo jetë mbi tokë, ka rëndësi,
si shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi, të shkruajmë diçka nga ato
që ai nuk do të donte kurrë të shkruheshin dhe të thuheshin. Ishte
në grupin e parë të njerëzve që erdhën duke shoqëruar Kryepiskopin
tonë në vizitën historike të verës së 1991, në cilësinë atëherë të
Eksarkut të Patriarkanës Ekumenike të Konstandinopojës. Edhe
më pas, në të gjitha ngjarjet e rëndësishme të Kishë sonë
.Orthodhokse Autoqefale nuk ka munguar me praninë e tij fizike
ose me kontribute morale së largu. Shumë nga besimtarët e Tiranës
dhe zonave të tjera e kanë njohur nga afër dhe kanë krijuar me të
marrëdhënie shpirtërore kumbarie, sepse z. Krustallaqis nën hijen
e “rëndë” të prokurorit fshihte një shpirt të ndjeshëm, një etje
hierapostolike të skalitur që në rininë e tij, me pjesëmarrje në grupe
të punës shpirtërore të frymëzuara dhe të udhëhequra nga
Kryepiskopi Anastas.
Duke qenë anëtar i këshillit drejtues të shoqatës hierapostolike
“Porefthentes”, z. Krustallaqis me personalitetin e tij ishte dhe një
kontribues real në përpjekjen e Kryepiskopit tonë për të siguruar të
ardhurat financiare të nevojshme për veprën e ringritjes së Kishës
Orthodhokse në Shqipëri, por edhe për të patur transparencë dhe
besueshmëri administrimi.
Në Greqi u shkrojtën dhe u thanë shumë për Prokurorin Evangjellos
Krustallaqis, u komentua si “prokurori i kristaltë”, sikundër tregon
mbiemri i tij. Ishte karakteristika më mirë për të përshkruar
personalitetin e karakterin e tij, të një njeriu që nuk u tërhoq për nga
luksi pavarësisht posteve të larta që shoqëruan karrierën e tij. Nuk u
mposht as nga presionet që shoqërojnë veprimtarinë e personave në
ato poste. Tregues ky i brumosjes kristiane të shpirtit të tij.
Perëndia le ta prehë aty ku prehen të drejtët!
O.B.