Në 85 – vjetorin e mbajtjes
Kongresi i Beratit
Shpallja e Autoqefalisë dhe përpjekjet për njohjen e saj
Marrë nga libri i Dhimitër Bedulit
“Kisha Orthodhokse Autoqefale
e Shqipërisë”
…Kurora e gjithë këtyre përpjekjeve të bëra prej orthodhoksëve, si brenda në atdhe ashtu dhe jashtë, ka qenë Kongresi historik i Beratit nën kryesinë e priftit atdhetar St. Ik. At Josif Qiricit në të cilin përfaqësuan të gjitha komu- nitetet orthodhokse shqiptare me delegatë të zgjedhur ligjërisht.
Ky Kongres shpalli më 12. 9. 1922 pavarë- sinë administrative të Kishës Orthodhokse Shqiptare me vendimin që pason: “Delegatët e Kongresit, klerikë e laikë, me një entuziazëm në emrin e të gjithë klerit e të popullit orthodhoks të Shqipërisë, duke u bazuar që Shqipëria u njoh prej të gjithë shteteve të botës si një shtet indipendent e sovran dhe mbi këtë bazë, mbas kanuneve të shenjta të Kishës Orthodhokse: në shtet indipendent, kishë indipendente etj., duke pasur si shembull Kishat Autoqefale që vijoj- në: Kisha e Rusisë më 1771, Kishat Orthodhokse të Austrisë më 1740, të Bukovinës më 1873, të Greqisë më 1883,- të Serbisë më 1880, të Rumanisë më 1856 dhe më së fundi të Bosnje-Herzegovinës më 1908, proklamojnë në emrin e Trinisë së Shenjtë të njëqenëshme dhe
të pandarë (en onomati tis ajias, omousiu qe adhieretu Triadhos) Autoqefalinë të Kishës Orthodhokse Kombëtare të Shqipërisë, de fakto, se de jure ka qenë që prej ditës së shpalljes së indipendencës politike të shtetit shqiptar, duke mbajtur lidhje spirituale, dogmatike e apostolike plotësisht me Kishën Mëmë të Patrikanës së shenjtë Ekumenike dhe me Patrikanat e Kishat e tjera Orthodhokse Autoqefale të botës, por administrativisht indipendente”. Mbledhjet u bënë në shkollën qendrore të Beratit. Kongresi votoi dhe statutin e parë të Kishës të përbërë prej 14 artikujsh. Simbas këtij statuti, autoriteti më i lartë i Kishës, derisa të formohej sinodhi
episkopal, ishte Këshilla e Lartë e përbërë prej katër klerikëve, që do të ishin zëvendësit e për- gjithshëm të qendrave mitropolitane dhe prej katër laikëve që do të zgjidheshin nga Kongresi, të gjithë këta nën kryesinë e njërit prej klerikëve (art. 3-4). Si kryetar u zgjodh At Vasil Marko, një nga pjesëtarët aktivë të lëvizjes për pavarësinë e Kishës në Amerikë, i dorëzuar prift më 25 janar 1919 për Kishën e Shën Mitrit në Saint Louis, dhe i cili duke ardhur në Shqipëri më 1921 bashkë me një tjetër prift kombëtar arkimandrit Agathangjel Çamçe, episkop i tanishëm i Korçës, ia filluan kësaj pune me zell.
Kongresi e autorizoi këtë Këshillë të hynte në marrëveshje me Patrikanën Ekumenike dhe, po të ishte nevoja dhe me Patrikanat e Kishat e tjera orthodhokse autoqefale, per njohjen zyrtare të autoqefalisë së kishës sonë (art. 5) dhe të kërkonte nga Patrikana dhe dy episkopë për formimin e sinodhit të shenjtë (art. 6). Si gjuhë zyrtare e Kishës, si në korrespondencë dhe në shërbesat fetare, u caktua shqipja, por derisa të përktheheshin e të botoheshin prej sinodhit të shenjtë të gjitha librat liturgjike të nevojshme, mund të përdorej dhe greqishtja (art. 10). Pas votimit të statutit dhe të rregullimit të disa çështjeve të tjera administrative kishtare, Kongresi u shpërnda.
(vijon në faqen 10)
Në 85 – vjetorin e mbajtjes
Kongresi i Beratit
Shpallja e Autoqefalisë dhe përpjekjet për njohjen e saj
Marrë nga libri i Dhimitër Bedulit
“Kisha Orthodhokse Autoqefale
e Shqipërisë”
…Kurora e gjithë këtyre përpjekjeve të bëra
prej orthodhoksëve, si brenda në atdhe ashtu
dhe jashtë, ka qenë Kongresi historik i Beratit
nën kryesinë e priftit atdhetar St. Ik. At Josif
Qiricit në të cilin përfaqësuan të gjitha komu-
nitetet orthodhokse shqiptare me delegatë të
zgjedhur ligjërisht.
Ky Kongres shpalli më 12. 9. 1922 pavarë-
sinë administrative të Kishës Orthodhokse
Shqiptare me vendimin që pason: “Delegatët e
Kongresit, klerikë e laikë, me një entuziazëm
në emrin e të gjithë klerit e të popullit orthodhoks
të Shqipërisë, duke u bazuar që Shqipëria u njoh
prej të gjithë shteteve të botës si një shtet
indipendent e sovran dhe mbi këtë bazë, mbas
kanuneve të shenjta të Kishës Orthodhokse: në
shtet indipendent, kishë indipendente etj., duke
pasur si shembull Kishat Autoqefale që vijoj-
në: Kisha e Rusisë më 1771, Kishat Ortho
dhokse të Austrisë më 1740, të Bukovinës më
1873, të Greqisë më 1883,- të Serbisë më 1880,
të Rumanisë më 1856 dhe më së fundi të
Bosnje-Herzegovinës më 1908, proklamojnë në
emrin e Trinisë së Shenjtë të njëqenëshme dhe
të pandarë (en onomati tis ajias, omousiu qe
adhieretu Triadhos) Autoqefalinë të Kishës
Orthodhokse Kombëtare të Shqipërisë, de fakto,
se de jure ka qenë që prej ditës së shpalljes së
indipendencës politike të shtetit shqiptar, duke
mbajtur lidhje spirituale, dogmatike e apostolike
plotësisht me Kishën Mëmë të Patrikanës së
shenjtë Ekumenike dhe me Patrikanat e Kishat
e tjera Orthodhokse Autoqefale të botës, por
administrativisht indipendente”. Mbledhjet u
bënë në shkollën qendrore të Beratit. Kongresi
votoi dhe statutin e parë të Kishës të përbërë
prej 14 artikujsh. Simbas këtij statuti, autoriteti
më i lartë i Kishës, derisa të formohej sinodhi
episkopal, ishte Këshilla e Lartë e përbërë prej
katër klerikëve, që do të ishin zëvendësit e për-
gjithshëm të qendrave mitropolitane dhe prej
katër laikëve që do të zgjidheshin nga Kongresi,
të gjithë këta nën kryesinë e njërit prej klerikëve
(art. 3-4). Si kryetar u zgjodh At Vasil Marko,
një nga pjesëtarët aktivë të lëvizjes për
pavarësinë e Kishës në Amerikë, i dorëzuar prift
më 25 janar 1919 për Kishën e Shën Mitrit në
Saint Louis, dhe i cili duke ardhur në Shqipëri
më 1921 bashkë me një tjetër prift kombëtar
arkimandrit Agathangjel Çamçe, episkop i
tanishëm i Korçës, ia filluan kësaj pune me zell.
Kongresi e autorizoi këtë Këshillë të hynte
në marrëveshje me Patrikanën Ekumenike dhe,
po të ishte nevoja dhe me Patrikanat e Kishat e
tjera orthodhokse autoqefale, per njohjen zyrtare
të autoqefalisë së kishës sonë (art. 5) dhe të
kërkonte nga Patrikana dhe dy episkopë për
formimin e sinodhit të shenjtë (art. 6). Si gjuhë
zyrtare e Kishës, si në korrespondencë dhe në
shërbesat fetare, u caktua shqipja, por derisa
të përktheheshin e të botoheshin prej sinodhit
të shenjtë të gjitha librat liturgjike të nevojshme,
mund të përdorej dhe greqishtja (art. 10). Pas
votimit të statutit dhe të rregullimit të disa
çështjeve të tjera administrative kishtare,
Kongresi u shpërnda.
(vijon në faqen 10)
Kongresi i Beratit
Shpallja e Autoqefalisë dhe përpjekjet për njohjen e saj
(vijon nga faqja 9)
Patrikana Ekumenike, e njoftuar mbi sa po ngjanin
në Shqipëri dhe duke dashur të ketë dijeni të plotë
të çështjes kishtare, ngarkoi Hirësinë e Tij Episkopin
e Melitupojës Imzot Jerotheun të shkonte në vend
dhe si t’i ekzaminonte me kujdes punët e Kishës, të
bënte raportin e duhur.
– Hirësia e Tij si erdhi në Korçë më 27 nëntor të
atij viti dhe i pa punët së afërmi dhe i gjeti në rregull
e në akord, si me letrën ashtu dhe me frymën e
kanuneve të shenjtë të Orthodhoksisë, lavdoi zellin
dhe akordin e orthodhoksëve të Shqipërisë si dhe
dashurinë e respektin e madh që kanë këta për fronin
ekumenik dhe, duke bekuar Kishën Shqiptare i dërgoi
Patrikanës raportin përkatës duke e lutur njëkohësisht
që të pranohej nga ana e saj një komision i Kishës
Shqiptare për t’u marrë vesh, komision i cili nën
kryesinë e kryetarit të Këshillës së Lartë u nis nga
fundi i marsit dhe arriti në Stamboll nga mesi i prillit.
Vërtet, Patrikana i pranoi anëtarët e komisionit, por
meqë ajo parashikonte një farë dipendence të Kishës
Shqiptare prej saj, gjë që ishte kundër statutit, që u
votua nga Kongresi i Beratit, komisioni u gjend i
shtrënguar të kthehet në Shqipëri pa mbaruar punë.
Dy muaj pas kthimit të komisionit, edhe një tjetër
episkop shqiptar, Imzot Kristofor Kisi, kryetar i tani-
shëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale erdhi vullne-
tarisht në Shqipëri për të ofruar shërbimet e tij çështjes
së Kishës Shqiptare. Këta të dy, Imzot Jerotheu si i
Korçës dhe Imzot Kristofori si i Beratit, më 24 nëntor
1923 dorëzuan në episkop, në mënyrë solemne e ka-
nonike Imzot Fan Nolin, i cili u emërua në mitropblinë
e Durrësit. Pra tani, mbetej e paplotësuar, vetëm
episkopata e Gjirokastrës, e cila edhe ajo do të plotë-
sohej, po të mos kishin ngjarë trazirat politike të vitit
1924, që e detyruan Imzot Fan Nolin të largohej nga
Shqipëria. Kështu çështja mbeti përsëri e varur dhe
për pesë vjet rrjesht. Tentativat e ndryshme që u bënë
për këtë qëllim gjatë kësaj kohe si edhe ardhja dy
herë e Imzot Krisanthit, Eksark i Patrikanës, mbe-
tën pa ndonjë përfundim.