EmailFacebookKontakt

Kisha Orthodhokse e Shqipërisë në vitet e diktaturës komuniste – 2. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë – viktima e madhe e Luftës së Ftohtë

Kisha Orthodhokse e Shqipërisë në vitet e diktaturës komuniste

– 2. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë – viktima e madhe e Luftës së Ftohtë. –

(vijon nga numri i kaluar)

Në mars 1948 përkeqësimi i marrëdhënieve midis BS dhe Jugosllavisë arriti kulmin. Stalini akuzoi hapur Titon për devijim nga parimet e marksizëm-leninizmit, ndërsa në qershor të po atij viti Jugosllavia u pëijashtua nga radhët e Komin- form-it. Këto zhvillime i dhanë dorë Enver Ho- xhës për të larë hesapet me kundërshtarët e tij, të cilët pas Plenumit VIII e kishin vënë me shpatulla për muri. Në vijim ai e orientoi vendin drejt “atdheut të komunizmit”, duke e shndë- rruar brenda një kohe fare të shkurtër në një hallkë aktive të antagonizmit midis Kampit Socialist e Botës së Lirë. Ishte periudha kur globi po përjetonte pasojat dramatike të Luftës së Ftohtë. Nga ana e saj, propaganda komuniste në Shqipëri shfrytëzoi të gjitha mjetet që dispo- nonte, përfshirë edhe ato fetare, duke implikuar në këtë Luftë jo vetëm shtetasit e saj, por dhe emi- grantët shqiptarë që jetonin kryesisht në SHBA.

Në fakt, Qeveria e Tiranës kishte të paktën tri arsye të forta për të bërë për vete shqiptarët e Amerikës: 1) Të shfrytëzonte autoritetin e tyre për të ndërhyrë pranë qeverisë amerikane për anëtarësimin e Shqipërisë në OKB, 2) Të sigu- ronte ndihma monetare në dollarë, të cilat do t’i merrte prej tyre në formë huaje, 3) Të krijonte një opozitë të fuqishme kundër bashkatdhetarë-

ve antikomunistë të ardhur nga Evropa, të cilët ishin detyruar të largoheshin nga atdheu menjë- herë pas ardhjes së komunistëve në pushtet. Hapi i parë për të vënë në jetë këtë qëllim ishte përpjekja për krijimin e lidhjeve të ngushta me episkopin Theofan Noli, i cili gëzonte popullaritet të padiskutueshëm jo vetëm në radhët e ortho- dhoksëve, por të të gjithë shqiptarëve të SHBA,

pa dallim feje. Ajo nuk ngurroi të shfrytëzonte në mënyrë të pandershme ndjenjat e tij atdhetare, ëndrrën e tij të parealizuar gjatë Revolucionit të Qershorit për një Shqipëri më të mirë.

Të dërguarit e Enver Hoxhës në Boston u informuan për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhej asokohe Noli, e cila i kushtohej faktit se komuniteti orthodhoks i drejtuar prej tij nuk kishte prej vitesh lidhje organike me asnjë Kishë apo Patriarkanë Orthodhokse të botës. Ata pre- mtuan se do të ndërhynin pranë Kryesisë së Kishes së Shqipërisë për të bërë të mundur për- fshirjen e këtij komuniteti në juridiksionin e saj. Sigurisht që komunistëve nuk u interesonte mbarëvajtja e punëve kishtare të shqiptarëve të Amerikës. Qëllimi i tyre nuk ishte të ndih- mohej Fan Noli kishtarisht, por të shfrytëzohej politikisht.

Sipas të gjitha gjasave, Kryepiskopi i atëher- shëm, Kristofor Kisi, njohës i mirë i traditës kishtare dhe i kanoneve të shenjta, nuk e pranoi një propozim të tillë, përderisa përfshirja e shqipta- rëve orthodhoksë të Amerikës në juridiksionin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nuk ishte vetëm çështje përfshirjeje personash, por edhe territori kishtar. Gjithsesi, Tomosi Pa-

(vijon në faqen 4)

Kisha Orthodhokse e Shqipërisë në vitet e diktaturës komuniste

– 2. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë – viktima e madhe e Luftës së Ftohtë. –

(vijon nga faqja 3) trikanor i Autoqefalisë përcaktonte qartë se Kisha e Shqipërisë përbëhet nga “provincat dhe komunitetet orthodhokse që ndodhen brenda të perëndishpëtuarit Shtet Shqiptar”. Shtrirja e juridiksionit të Kishës sonë deri në Amerikë kon- vertohej në interferencë juridiksionale në dëm të një Kishe tjetër vendore, e barabartë kjo me ekzistencën e dy pushteteve kishtare paralele, gjë që kanonet e shenjta e ndalojnë rreptësisht.

Kundërshtimit të Kisit komunistët iu përgji- gjën me terror. Më 25 gusht 1949 e dëbuan me dhunë nga froni i Kryepiskopit, duke vendosur në vend të tij Pais Vodicën, një prift i ve, pjesë- marrës aktiv gjatë viteve të Luftës në radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Për më tepër, duke marrë shkas nga mosbindja e Kryepiskopit Kisi, Presidium! i Kuvendit Popullor shpalli, më 26.11.1949, dekretin nr. 743, me anë të të cilit komunitetet fetare detyroheshin të hartonin sa më shpejt statutin e tyre dhe t’ia paraqesnin për miratim qeverisë. Ishte e vetmja mënyrë që të njiheshin nga Shteti si persona juridikë dhe të lejoheshin të ushtronin qoftë edhe në kushte robërie veprimtarinë e tyre (Neni 7). Organet udhëheqëse qendrore të komunit’eteve fetare detyroheshin gjithashtu të dorëzonin brenda dy muajve në Kryesinë e Këshillit të Ministrave listat me emrat e të gjithë funksionarëve fetarë, prej të cilëve do të qëndronin në detyrë vetëm ata që regjimi do t’i konsideronte të përshtat- shëm (Neni 36).

Për arsyet që u përmendën më lart, në bazë të dekretit nr. 743, komunistët kërkuan nga Pais Vodica të përgatiste sa më shpejt Statutin e ri të Kishës. U caktuan edhe anëtarët e komisionit që do ta hartonin atë, por procedural normale që u ndoqën për këtë qëllim u konsideruan vonesa të papranueshme. Për pasojë, ishin juristët e Kryeministrisë ata që përgatitën për aprovim tekstin përfundimtar të Statutit, gjatë punimeve të Kongresit Kleriko-laik më 1-5 shkurt 1950. Duke mos përjashtuar këtu as nenet 1 dhe 9, me të cilat sanksionohej dëshira e regjimit për të kontrolluar politikisht komunitetin orthodhoks të Fan Nolit dhe për të përçarë koloninë shqiptare në SHBA (“/ gjithë kleri dhe populli orthodhoks i Republikës Popullore të Shqipërisë… përbëhet prej të gjithë orthodhoksëve që banojnë brenda territorit të Republikës Popullore të Shqi- përisë, si edhe prej atyre Shqiptarëve Ortho- dhoksë që banojnë jashtë Atdheut”, “Me vendim të Këshillit Mikst mund të krijohen episkopata për Shqiptarët Orthodhoksë

jashtë shtetit, të varura nga Kisha Shqiptare mëmë”), gati të gjitha nenet e Statutit të ri konfirmonin vullnetin e komunistëve për ta shndërruar Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në një bastion të Luftës së Ftohtë. Lihej të kuptohej qartë se Kishat Orthodhokse të botës ndaheshin në dy kampe: në progresiste dhe joprogresiste. Sipas nenit 5, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë do të mbante lidhje bashkëpunimi vetëm me “ato Kisha Orthodhokse motra, të cilat interpretojnë dhe praktikojnë drejt parimet e larta ungjillore…”, të cilat nuk ishin veçse Kishat Orthodhokse të vendeve komuniste. Nga ana tjetër, fakti që në Statut nuk përmendej fare fjala “patriarkanë”, ishte mjaft domethënës.

Përtej Atlantikut ngjarjet e dhimbshme në gjirin e Kishës sonë bënë më shumë bujë nga ç’pritej. Kundërshtarët e Fan Nolit gjetën rastin ta akuzonin atë si “komunist”, pikërisht në çastet kur senatori amerikan Joseph McCarthy kishte ngritur një komision të posaçëm, që hetonte për veprimtari të mundshme të qytetarëve ameri- kanë në favor të Bllokut Lindor. Përpara këtij komisioni u thirr edhe Fan Noli, i cili hodhi po- shtë me forcë akuzat e ngrituara në bazë të provave të paraqitura në Kongresin Amerikan nga Harold McLain, njëra prej të cilave e konsideronte fajtor për largimin e Kristofor Kisit nga froni i Kryepiskopit të Shqipërisë.

Për hir të së vërtetës, duhet thënë se Fan Noli ishte tepër demokrat për të qenë komunist dhe tepër besimtar për t’i shërbyer terrorit atesit të Enver Hoxhës. Madje, me kalimin e kohës qëndrimi i tij ndaj Qeverisë së Tiranës bëhej gjithnjë e më kritik. Dëshmia më bindëse për këtë është se vetë diktatori shqiptar ishte ai që pengoi Nolin të kalonte ditët e fundit të jetës në Shqipëri, ndërsa kohë pas vdekjes së tij (mars 1965), kryeministri i atëhershëm Mehmet Shehu, ndonëse në mënyrë jozyrtare, shprehej se “po të jetonte edhe ca, do ta kishte shkelur”.

Gjatë periudhës kur marrëdhëniet midis Shqi- përisë dhe Bashkimit Sovjetik njohën lulëzim të plotë, në fillimet e së cilës largohen nga radhët e hierarkisë dhe përndiqen barbarisht bartësit autentikë të frymës tradicionale orthodhokse si Kristofor Kisi dhe Irine Banushi, krerët filoko- munistë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë u shndërruan në tellallë të flaktë të propagandës shtetërore. Shpeshherë fajësohet për këtë Patrikana Orthodhokse e Rusisë,-me të cilën këta krerë deklaronin se mbanin lidhje të ngushta. Në fakt nuk ishte kjo që nënshtroi Kishën e Shqipërisë, por ishte regjimi diktatorial

i Enver Hoxhës ai që kishte flijuar në altarin e “miqësisë” sovjeto-shqiptare çdo aspekt të jetës së shoqërisë shqiptare, pjesë e pandarë e së ci- lës ishte edhe Kisha Orthodhokse e Shqipërisë. Nga ana tjetër, Kisha e Rusisë jo vetëm që mbeti në pozita kanonike, por u kujdes që edhe Kisha e Shqipërisë të ishte e tillë. Dihet tashmë se Patriku i atëhershëm i Moskës Aleksej u për- poq të normalizonte marrëdhëniet ndërmjet Pa- trikanës së Konstandinopojës dhe Pais Vodicës, por komunistët shqiptarë e konsideruan këtë veprim të tij si ndërhyrje në dëm të pavarësisë së Kishës sonë.

Në këtë kuadër, konsiderohet e pabazë pikëpamja e shprehur nga ndonjë studiues, se neni 4 i statutit të 1950-ës, i cili kërkon vetëm që “Funksionarët fetarë të jenë shtetas shqip- tarë”, dhe jo me gjak shqiptari, kishte si qëllim të lejonte ardhjen në Shqipëri të episkopëve rusë! Nuk është e vërtetë se komunistët nuk ishin të interesuar për kombësinë e funksionarëve fetarë. Thjesht e shprehnin këtë me terma të tjerë, me një gjuhë internacionaliste paksa të kamufluar, si p.sh. “besnikë të popullit e të Atdheut” (term që përdoret në nenin 13 të Dekretit 743, datë 26.11.1949, por edhe në nenin 4 të Statutit të 1950″ës). Në fund të fundit, koha vërtetoi se në më shumë se dhjetë vite marrëdhë- niesh të shkëlqyera me BRSS, në Shqipëri nuk u vendos ndonjë episkop rus. Pati vetëm një vi- zitë nga episkopi i Odesës, Nikoni, i cili ktheu për kortezi vizitën që kishte më parë në BS një delegacion i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Në këtë mënyrë bie poshtë automa- tikisht edhe pretendimi se Kryepiskopi Anastas erdhi në Shqipëri në saje të këtij neni.

Pas vdekjes së Stalinit, politika fetare e të cilit ishte më e moderuar se ajo e Hrushovit, Kisha jonë, por edhe komunitetet e tjera fetare mbetën në hije. Gjendja u bë akoma më e nderë pas afrimit me kinezët, të cilët ishin krejt indiferentë ndaj feve monoteiste. Në vitin 1963 u bënë disa ndryshime në dekretin nr. 743. Njohja nga Shteti e Komuniteteve Fetare dhe revokimi i njohjes së tyre nuk do të ishin më kompetencë e Presidiumit të Kuvendit Popullor, por e Këshillit të Ministrave. Kjo do të thoshte se, në një kohë kur për prerjen e një peme ulliri kërkohej miratimi i Kuvendit Popullor, për zhdukjen e institucionit shumëshekullor të fesë mjaftonte një e rënë e lapsit në zyrat e Kryemi- nistrisë. Megjithatë ky ishte vetëm fillimi. Komu- nistët nuk e kishin thënë ende fjalën e fundit.

Pirro Kondili

(vijon në numrin e ardhshëmj

Kisha Orthodhokse e Shqipërisë në vitet e diktaturës komuniste
– 2. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë – viktima e madhe e Luftës së Ftohtë. –
(vijon nga numri i kaluar)
Në mars 1948 përkeqësimi i marrëdhënieve
midis BS dhe Jugosllavisë arriti kulmin. Stalini
akuzoi hapur Titon për devijim nga parimet e
marksizëm-leninizmit, ndërsa në qershor të po atij
viti Jugosllavia u pëijashtua nga radhët e Komin-
form-it. Këto zhvillime i dhanë dorë Enver Ho-
xhës për të larë hesapet me kundërshtarët e
tij, të cilët pas Plenumit VIII e kishin vënë me
shpatulla për muri. Në vijim ai e orientoi vendin
drejt “atdheut të komunizmit”, duke e shndë-
rruar brenda një kohe fare të shkurtër në një
hallkë aktive të antagonizmit midis Kampit So­
cialist e Botës së Lirë. Ishte periudha kur globi
po përjetonte pasojat dramatike të Luftës së
Ftohtë. Nga ana e saj, propaganda komuniste
në Shqipëri shfrytëzoi të gjitha mjetet që dispo-
nonte, përfshirë edhe ato fetare, duke implikuar
në këtë Luftë jo vetëm shtetasit e saj, por dhe emi-
grantët shqiptarë që jetonin kryesisht në SHBA.
Në fakt, Qeveria e Tiranës kishte të paktën
tri arsye të forta për të bërë për vete shqiptarët e
Amerikës: 1) Të shfrytëzonte autoritetin e tyre
për të ndërhyrë pranë qeverisë amerikane për
anëtarësimin e Shqipërisë në OKB, 2) Të sigu-
ronte ndihma monetare në dollarë, të cilat do t’i
merrte prej tyre në formë huaje, 3) Të krijonte
një opozitë të fuqishme kundër bashkatdhetarë-
ve antikomunistë të ardhur nga Evropa, të cilët
ishin detyruar të largoheshin nga atdheu menjë-
herë pas ardhjes së komunistëve në pushtet.
Hapi i parë për të vënë në jetë këtë qëllim ishte
përpjekja për krijimin e lidhjeve të ngushta me
episkopin Theofan Noli, i cili gëzonte popullaritet
të padiskutueshëm jo vetëm në radhët e ortho-
dhoksëve, por të të gjithë shqiptarëve të SHBA,
pa dallim feje. Ajo nuk ngurroi të shfrytëzonte në
mënyrë të pandershme ndjenjat e tij atdhetare,
ëndrrën e tij të parealizuar gjatë Revolucionit
të Qershorit për një Shqipëri më të mirë.
Të dërguarit e Enver Hoxhës në Boston u
informuan për gjendjen e vështirë në të cilën
ndodhej asokohe Noli, e cila i kushtohej faktit
se komuniteti orthodhoks i drejtuar prej tij nuk
kishte prej vitesh lidhje organike me asnjë Kishë
apo Patriarkanë Orthodhokse të botës. Ata pre-
mtuan se do të ndërhynin pranë Kryesisë së Ki­
shes së Shqipërisë për të bërë të mundur për-
fshirjen e këtij komuniteti në juridiksionin e saj.
Sigurisht që komunistëve nuk u interesonte
mbarëvajtja e punëve kishtare të shqiptarëve
të Amerikës. Qëllimi i tyre nuk ishte të ndih-
mohej Fan Noli kishtarisht, por të shfrytëzohej
politikisht.
Sipas të gjitha gjasave, Kryepiskopi i atëher-
shëm, Kristofor Kisi, njohës i mirë i traditës kish­
tare dhe i kanoneve të shenjta, nuk e pranoi një
propozim të tillë, përderisa përfshirja e shqipta-
rëve orthodhoksë të Amerikës në juridiksionin
e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
nuk ishte vetëm çështje përfshirjeje personash,
por edhe territori kishtar. Gjithsesi, Tomosi Pa-
(vijon në faqen 4)

Kisha Orthodhokse e Shqipërisë në vitet e diktaturës komuniste
– 2. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë – viktima e madhe e Luftës së Ftohtë. –
(vijon nga faqja 3)
trikanor i Autoqefalisë përcaktonte qartë se Ki­
sha e Shqipërisë përbëhet nga “provincat dhe
komunitetet orthodhokse që ndodhen brenda të
perëndishpëtuarit Shtet Shqiptar”. Shtrirja e
juridiksionit të Kishës sonë deri në Amerikë kon-
vertohej në interferencë juridiksionale në dëm
të një Kishe tjetër vendore, e barabartë kjo me
ekzistencën e dy pushteteve kishtare paralele,
gjë që kanonet e shenjta e ndalojnë rreptësisht.
Kundërshtimit të Kisit komunistët iu përgji-
gjën me terror. Më 25 gusht 1949 e dëbuan me
dhunë nga froni i Kryepiskopit, duke vendosur
në vend të tij Pais Vodicën, një prift i ve, pjesë-
marrës aktiv gjatë viteve të Luftës në radhët e
Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Për më tepër, duke
marrë shkas nga mosbindja e Kryepiskopit Kisi,
Presidium! i Kuvendit Popullor shpalli, më
26.11.1949, dekretin nr. 743, me anë të të cilit
komunitetet fetare detyroheshin të hartonin sa
më shpejt statutin e tyre dhe t’ia paraqesnin
për miratim qeverisë. Ishte e vetmja mënyrë
që të njiheshin nga Shteti si persona juridikë dhe
të lejoheshin të ushtronin qoftë edhe në kushte
robërie veprimtarinë e tyre (Neni 7). Organet
udhëheqëse qendrore të komunit’eteve fetare
detyroheshin gjithashtu të dorëzonin brenda dy
muajve në Kryesinë e Këshillit të Ministrave
listat me emrat e të gjithë funksionarëve fetarë,
prej të cilëve do të qëndronin në detyrë vetëm
ata që regjimi do t’i konsideronte të përshtat-
shëm (Neni 36).
Për arsyet që u përmendën më lart, në bazë
të dekretit nr. 743, komunistët kërkuan nga Pais
Vodica të përgatiste sa më shpejt Statutin e ri
të Kishës. U caktuan edhe anëtarët e komisionit
që do ta hartonin atë, por procedural normale
që u ndoqën për këtë qëllim u konsideruan
vonesa të papranueshme. Për pasojë, ishin
juristët e Kryeministrisë ata që përgatitën për
aprovim tekstin përfundimtar të Statutit, gjatë
punimeve të Kongresit Kleriko-laik më 1-5
shkurt 1950. Duke mos përjashtuar këtu as
nenet 1 dhe 9, me të cilat sanksionohej dëshira
e regjimit për të kontrolluar politikisht
komunitetin orthodhoks të Fan Nolit dhe për të
përçarë koloninë shqiptare në SHBA (“/ gjithë
kleri dhe populli orthodhoks i Republikës
Popullore të Shqipërisë… përbëhet prej të
gjithë orthodhoksëve që banojnë brenda
territorit të Republikës Popullore të Shqi-
përisë, si edhe prej atyre Shqiptarëve Ortho-
dhoksë që banojnë jashtë Atdheut”, “Me
vendim të Këshillit Mikst mund të krijohen
episkopata për Shqiptarët Orthodhoksë
jashtë shtetit, të varura nga Kisha Shqiptare
mëmë”), gati të gjitha nenet e Statutit të ri
konfirmonin vullnetin e komunistëve për ta
shndërruar Kishën Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë në një bastion të Luftës së Ftohtë.
Lihej të kuptohej qartë se Kishat Orthodhokse
të botës ndaheshin në dy kampe: në progresiste
dhe joprogresiste. Sipas nenit 5, Kisha Ortho­
dhokse Autoqefale e Shqipërisë do të mbante
lidhje bashkëpunimi vetëm me “ato Kisha
Orthodhokse motra, të cilat interpretojnë dhe
praktikojnë drejt parimet e larta ungjillore…”,
të cilat nuk ishin veçse Kishat Orthodhokse të
vendeve komuniste. Nga ana tjetër, fakti që në
Statut nuk përmendej fare fjala “patriarkanë”,
ishte mjaft domethënës.
Përtej Atlantikut ngjarjet e dhimbshme në
gjirin e Kishës sonë bënë më shumë bujë nga
ç’pritej. Kundërshtarët e Fan Nolit gjetën rastin
ta akuzonin atë si “komunist”, pikërisht në çastet
kur senatori amerikan Joseph McCarthy kishte
ngritur një komision të posaçëm, që hetonte për
veprimtari të mundshme të qytetarëve ameri-
kanë në favor të Bllokut Lindor. Përpara këtij
komisioni u thirr edhe Fan Noli, i cili hodhi po-
shtë me forcë akuzat e ngrituara në bazë të
provave të paraqitura në Kongresin Amerikan
nga Harold McLain, njëra prej të cilave e
konsideronte fajtor për largimin e Kristofor Kisit
nga froni i Kryepiskopit të Shqipërisë.
Për hir të së vërtetës, duhet thënë se Fan
Noli ishte tepër demokrat për të qenë komunist
dhe tepër besimtar për t’i shërbyer terrorit atesit
të Enver Hoxhës. Madje, me kalimin e kohës
qëndrimi i tij ndaj Qeverisë së Tiranës bëhej
gjithnjë e më kritik. Dëshmia më bindëse për
këtë është se vetë diktatori shqiptar ishte ai që
pengoi Nolin të kalonte ditët e fundit të jetës në
Shqipëri, ndërsa kohë pas vdekjes së tij (mars
1965), kryeministri i atëhershëm Mehmet
Shehu, ndonëse në mënyrë jozyrtare, shprehej
se “po të jetonte edhe ca, do ta kishte shkelur”.
Gjatë periudhës kur marrëdhëniet midis Shqi-
përisë dhe Bashkimit Sovjetik njohën lulëzim të
plotë, në fillimet e së cilës largohen nga radhët
e hierarkisë dhe përndiqen barbarisht bartësit
autentikë të frymës tradicionale orthodhokse si
Kristofor Kisi dhe Irine Banushi, krerët filoko-
munistë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë u shndërruan në tellallë të flaktë të
propagandës shtetërore. Shpeshherë fajësohet
për këtë Patrikana Orthodhokse e Rusisë,-me
të cilën këta krerë deklaronin se mbanin lidhje
të ngushta. Në fakt nuk ishte kjo që nënshtroi
Kishën e Shqipërisë, por ishte regjimi diktatorial
i Enver Hoxhës ai që kishte flijuar në altarin e
“miqësisë” sovjeto-shqiptare çdo aspekt të jetës
së shoqërisë shqiptare, pjesë e pandarë e së ci-
lës ishte edhe Kisha Orthodhokse e Shqipërisë.
Nga ana tjetër, Kisha e Rusisë jo vetëm që mbeti
në pozita kanonike, por u kujdes që edhe Kisha
e Shqipërisë të ishte e tillë. Dihet tashmë se
Patriku i atëhershëm i Moskës Aleksej u për-
poq të normalizonte marrëdhëniet ndërmjet Pa-
trikanës së Konstandinopojës dhe Pais Vodicës,
por komunistët shqiptarë e konsideruan këtë
veprim të tij si ndërhyrje në dëm të pavarësisë
së Kishës sonë.
Në këtë kuadër, konsiderohet e pabazë
pikëpamja e shprehur nga ndonjë studiues, se
neni 4 i statutit të 1950-ës, i cili kërkon vetëm
që “Funksionarët fetarë të jenë shtetas shqip-
tarë”, dhe jo me gjak shqiptari, kishte si qëllim
të lejonte ardhjen në Shqipëri të episkopëve rusë!
Nuk është e vërtetë se komunistët nuk ishin të
interesuar për kombësinë e funksionarëve
fetarë. Thjesht e shprehnin këtë me terma të
tjerë, me një gjuhë internacionaliste paksa të
kamufluar, si p.sh. “besnikë të popullit e të At­
dheut” (term që përdoret në nenin 13 të Dekretit
743, datë 26.11.1949, por edhe në nenin 4 të
Statutit të 1950″ës). Në fund të fundit, koha
vërtetoi se në më shumë se dhjetë vite marrëdhë-
niesh të shkëlqyera me BRSS, në Shqipëri nuk
u vendos ndonjë episkop rus. Pati vetëm një vi-
zitë nga episkopi i Odesës, Nikoni, i cili ktheu
për kortezi vizitën që kishte më parë në BS një
delegacion i Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë. Në këtë mënyrë bie poshtë automa-
tikisht edhe pretendimi se Kryepiskopi Anastas
erdhi në Shqipëri në saje të këtij neni.
Pas vdekjes së Stalinit, politika fetare e të
cilit ishte më e moderuar se ajo e Hrushovit,
Kisha jonë, por edhe komunitetet e tjera fetare
mbetën në hije. Gjendja u bë akoma më e nderë
pas afrimit me kinezët, të cilët ishin krejt
indiferentë ndaj feve monoteiste. Në vitin 1963
u bënë disa ndryshime në dekretin nr. 743.
Njohja nga Shteti e Komuniteteve Fetare dhe
revokimi i njohjes së tyre nuk do të ishin më
kompetencë e Presidiumit të Kuvendit Popullor,
por e Këshillit të Ministrave. Kjo do të thoshte
se, në një kohë kur për prerjen e një peme ulliri
kërkohej miratimi i Kuvendit Popullor, për
zhdukjen e institucionit shumëshekullor të fesë
mjaftonte një e rënë e lapsit në zyrat e Kryemi-
nistrisë. Megjithatë ky ishte vetëm fillimi. Komu-
nistët nuk e kishin thënë ende fjalën e fundit.
Pirro Kondili
(vijon në numrin e ardhshëmj