EmailFacebookKontakt

Të dhëna për Asamblenë

Të dhëna për Asamblenë
– Rreth 2600 pjesëmarrës (2100 përfaqësues të kishave pjesë-
marrëse, si dhe stafi, shtypi, vullnetarët lokalë etj.).
– 1542 delegatë zyrtarë.
– Gjysma e delegatëve ishte nga kishat anëtare të KEK (Kon-
ferencës Evropiane të Kishave), dhe gjysma nga anëtarët e Këshillit
të Konfere-ncave Ipeshkvnore Romanokatolike (CCEE).
– Përveç seancave plenare ishin edhe 9 sesione pune, të quajtura
“fora” (uniteti, spiritualiteti, dëshmia e përbashkët, integrimi evro-
pian, dialogu ndërfetar, emigracioni, ruajtjae krijimit (mjedisit),
drejtësia dhe paqja).
– Konferenca Evropiane e Kishave (KEK) është një organizatë që
bashkon 120 kisha orthodhokse dhe protestante, si dhe 40 shoqata
e organizata. Ajo është themeluar në vitin 1959. Kishajonë është
anëtare me të drejta të plota dhe Kryepiskopi Anastas është zgjedhur
Zëvendëspresident i KEK.
– CCEE përbëhet nga 34 konferenca ipeshkvnore lokale.
– Dy asambletë e mëparshme janë mbajtur në Bazel (Zvicër), më
1989, dhe në Grac (Austri), më 1997.
– Sibiu, së bashku me Luksenburgun, janë caktuar si Kryeqyteti
Kulturor i Evropës për vitin 2007. Qyteti ndodhet në rajonin e Tran-
silvanisë dhe ka rreth 200 mijë banofë. Ai ka veçorinë se banohet
nga qytetarë të disa etnive dhe besimeve, tempujt e të cilëve i gjen
pranë njëri-tjetrit.