EmailFacebookKontakt

4-9 shtator: Asambleja e Tretë Ekumenike Evropiane, Sibiu, Rumani – Drita e Krishtit iu ndrittë të gjithëve! Shpresë për rilindje dhe bashkim në Evropë

4-9 shtator: Asambleja e Tretë Ekumenike Evropiane, Sibiu, Rumani

Drita e Krishtit iu ndrittë të gjithëve!

Shpresë për rilindje dhe bashkim në Evropë

“Drita e Krishtit iu ndrittë të gji- thëve”, mblodhi në Sibiu të Rumanise, nga 4-9 shtator 2007, të krishterë nga e gjithë Evropa. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë u përfaqësua me një delegation prej 7 personash, i krye- suar nga Kryepiskopi Anastas, në përbërje të të cilit ishte edhe episkopi i Krujës, Andoni. Gji- thashtu mori pjesë edhe një për- faqësi e Konferencës Ipeshkvnore Romanokatolike të Shqipë- risë, e përbërë nga klerikë dhe laikë.

A

sambleja ishte programuar të ihvillohej në seanca plenare të paradites dhe diskutime në grup të pasdites për të ndarë mendime e opinione mbi nëntemat “Drita e Krishtit dhe Kisha”, “Drita e Krishtit dhe Evropa” dhe “Drita e Krishtit dhe bota”.

Ajo u përgatit nga dy organizma të krishterë: Konferenca Evropiane e Kishave (CEC) dhe Këshilli i Kon- ferencave Ipeshkvnore Romanokatolike (CCEE). Kjo Asamble ishte

ndjekëse e traditës së Asambleve Ekumenike Evropiane të organizu- ara më parë në Bazel (viti 1989) dhe Grac (viti 1997).

Data 4 shtator 2007, mblodhi të gjithë delegatët nga e gjithë Evropa në Sheshin Mare, për të bërë hapjen e këtij aktiviteti shumë të rëndësi- shëm. Primatë të kishave të kri- shtera u bashkuan në përshëndetjet për një fillim të mirë, harmoni dhe shpresë për bashkim në Evropë.

Në datën 5 shtator, Patriku i Konstandinopojës, Vartholomeu, përshëndeti hapjen dhe fillimin e punimeve të Asamblesë. Tema e diskutimit të seancës së kësaj dite ishte “Drita e Krishtit dhe Kisha”. Më pas u vazhdua me përshëndetje dhe prezantime të nëntemave të asaj dite, për diskutimet në forume; Uniteti, Spiritualiteti dhe Dëshmia.

Në këtë ditë të parë të punimeve, folën Kardinali Walter Kasper, President i Këshillit Pontifik për promovimin e unitetit të krishterë, Mitropoliti i Smolenskut Kirilli dhe (vijon në faqen 7-8)

Drita e Krishtit iu ndrittë të gjithëve!

Shpresë për rilindje dhe bashkim në Evropë

(vijon nga faqja 1)
Episkopi Wolfgang Huber,
kryetar i Këshillit të Ki sha-
ve evangjeliste në Gjermani.

Në forumin Dëshmia, një nga leksionet ishte edhe prezantimi me power point irilindjes së Kishës Orthodho- kse Autoqefale të Shqipë- risë. mënyra e dhënies së

dëshmisë së Krishtit në Evropën post – komuniste. Ishte një dëshmi personale e një prej anëtarëve të dele- gacionit të Kishës sonë. dhënë për gjithë pjesëma- rrësit.

Seancat e datës 6 shta- tor. do të përcillnin mesa- zhin “Drita e Krishtit dhe

Evropa”. Fjalimin kryesor të seancës së paradites e kishte President! i Këshillit Evropian. Manuel Barroso. Në vazhdim’të kësaj seance Fortlumturia e Tij, Kryepi- skopi Anastas, Zëvendës- president i KEK dhe Pe- shkopi i Londrës Richard (Vijon nëfaqen 8)

Drita e Krishtit iu ndrittë të gjithëve!

Shpresë për rilindje dhe bashkim në Evropë

(vijon nga faqja 7) Chartres, dhanë mesazhin e tyre mbi temën. Nëntemat e forumeve të seancës së pasdites ishin mbi Evropën, Fetë dhe Emigrimin. Gjithashtu, në këtë ditë foli dhe President! i Asamblesë Parlamen- tare të Këshillit të Evropës, Rene Van Der Linden.

Tema “Drita e Krishtit dhe beta” ishte tema e fundit e diskuti- meve të seancave plenare, të datës 7shtator. Fjalimin kryesor e mbajti Andrea Ricardi, drejtues i Komu- uitetit të St. Egidios, Itali. Nënte- mat e forumeve ishin mbi Krijimin, Drejtësinë dhe Paqen.

Mbrëmësorja festive për Li- ndjen e Hyjlindëses Mari u krye në Katedralen Orthodhokse të Sibiu, duke mbledhur së bashku komu- nitetet lokale.

Në axhendën e takimeve të kësaj Asambleje ishte programuar edhe një takim me të gjithë të kri- shterët orthodhoksë, pjesëmarrës në aktivitet. Primatë të Kishave Orthodhokse drejtuan dhe disku- tuan në të, duke shprehur rëndë-

sinë dhe mesazhin e krishterë të kësaj Asambleje Ekumenike, që du- hej të përcillej tek të gjithë njerëzit.

Më 8 shtator, në të kremten e Lindjes së Hyjlindëses Mari të gji- thë të krishterët orthodhoksë, pje- sëmarrës në Asamble u mblodhën për të celebruar së bashku në Litur- gjinë Hyjnore, bashkëmeshues i së cilës ishte edhe Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas.

Seanca e paradites filloi me ra- portimin dhe prezantimin e rezultate- ve përfundimtare të marra nga fo- rumet gjatë ditëve të Asamblesë. Mesazhet dhe rezultatet e diskuti- meve ishin pjesë e mesazhit final, me të cilin do të përfundonte kjo Asamble Ekumenike Evropiane.

Gjatë përgatitjes së mesazhit pati shumë diskutime dhe opinione të ndryshme për përmirësimin dhe

përsosjen e tekstit, duke pasur para- sysh rëndësinë e tij për gjithë kishat e krishtera në të gjithë Evropën.

Gjatë qëndrimit në Sibiu, duke qenë se ky qytet ishte shpallur një nga kryeqytetet e kulturës në Evropë për vitin 2007, ishte bërë e mundur edhe krijimi i një atmosfere mjaft festive, dhe marrja pjesë në mjaft evenimente kulturore. Një prej këtyre dhe mbyllësi i këtij akti-

viteti ishte Procesioni i Dritës, i kfyer në darkën e datës 7 shtator, nëxSheshin Mare. Ky program ki- shte të ndërthurur aspektin shpirtë- ror me atë artistik.

Pjesëmarrësit e Asamblesë ce- lebruan shërbesat fetare në kishat lokale të Sibiu, mëngjesin e datës 9 shtator dhe më pas u mblodhën në Sheshin Mare për të festuar mbylljen përfundimtare të akti- vitetit. Me këtë rast përshëndetën dhe drejtuan lutjet e tyre organiza- torët e Asamblesë, të rinj të cilët ndihmuan në këtë organizim, si edhe të gjithë ata të cilët u kujdesën që ky aktivitet të përfundonte puni- met me sukses. Përshëndetja e fundit, e cila u shoqërua edhe me përqafime dhe shtrëngim duarsh ishte “Paqe midis nesh!”

Ishte kjo lutje dhe ky urim që përcolli Asambleja e Tretë Ekumenike Evropiane, me shpresë për rilindje dhe bashkim në Evropë!

Sonila Dedja

Sibiu, shtator 2007

assemble 4-9 shtator: Asambleja e Tretë Ekumenike Evropiane, Sibiu, Rumani
Drita e Krishtit iu ndrittë të gjithëve!
Shpresë për rilindje dhe bashkim në Evropë

“Drita e Krishtit iu ndrittë të gji-
thëve”, mblodhi në Sibiu të Ru­
manise, nga 4-9 shtator 2007, të
krishterë nga e gjithë Evropa. Ki­
sha Orthodhokse Autoqefale e
Shqipërisë u përfaqësua me një
delegation prej 7 personash, i krye-
suar nga Kryepiskopi Anastas,
në përbërje të të cilit ishte edhe
episkopi i Krujës, Andoni. Gji-
thashtu mori pjesë edhe një për-
faqësi e Konferencës Ipeshkv­
nore Romanokatolike të Shqipë-
risë, e përbërë nga klerikë dhe
laikë.
A
sambleja ishte programuar të
ihvillohej në seanca plenare
të paradites dhe diskutime në grup
të pasdites për të ndarë mendime e
opinione mbi nëntemat “Drita e Kri­
shtit dhe Kisha”, “Drita e Krishtit
dhe Evropa” dhe “Drita e Krishtit
dhe bota”.
Ajo u përgatit nga dy organizma
të krishterë: Konferenca Evropiane
e Kishave (CEC) dhe Këshilli i Kon-
ferencave Ipeshkvnore Romanoka­
tolike (CCEE). Kjo Asamble ishte
ndjekëse e traditës së Asambleve
Ekumenike Evropiane të organizu-
ara më parë në Bazel (viti 1989) dhe
Grac (viti 1997).
Data 4 shtator 2007, mblodhi të
gjithë delegatët nga e gjithë Evropa
në Sheshin Mare, për të bërë hapjen
e këtij aktiviteti shumë të rëndësi-
shëm. Primatë të kishave të kri-
shtera u bashkuan në përshëndetjet
për një fillim të mirë, harmoni dhe
shpresë për bashkim në Evropë.
Në datën 5 shtator, Patriku i
Konstandinopojës, Vartholomeu,
përshëndeti hapjen dhe fillimin e
punimeve të Asamblesë. Tema e
diskutimit të seancës së kësaj dite
ishte “Drita e Krishtit dhe Kisha”.
Më pas u vazhdua me përshëndetje
dhe prezantime të nëntemave të
asaj dite, për diskutimet në forume;
Uniteti, Spiritualiteti dhe Dëshmia.
Në këtë ditë të parë të punime­
ve, folën Kardinali Walter Kasper,
President i Këshillit Pontifik për
promovimin e unitetit të krishterë,
Mitropoliti i Smolenskut Kirilli dhe
(vijon në faqen 7-8)

Drita e Krishtit iu ndrittë të gjithëve!
Shpresë për rilindje dhe bashkim në Evropë
(vijon nga faqja 1)
Episkopi Wolfgang Huber,
kryetar i Këshillit të Ki sha­
ve evangjeliste në Gjermani.
Në forumin Dëshmia,
një nga leksionet ishte edhe
prezantimi me power point
irilindjes së Kishës Orthodho-
kse Autoqefale të Shqipë-
risë. mënyra e dhënies së
dëshmisë së Krishtit në
Evropën post – komuniste.
Ishte një dëshmi personale
e një prej anëtarëve të dele-
gacionit të Kishës sonë.
dhënë për gjithë pjesëma-
rrësit.
Seancat e datës 6 shta-
tor. do të përcillnin mesa-
zhin “Drita e Krishtit dhe
Evropa”. Fjalimin kryesor
të seancës së paradites e
kishte President! i Këshillit
Evropian. Manuel Barroso.
Në vazhdim’të kësaj seance
Fortlumturia e Tij, Kryepi-
skopi Anastas, Zëvendës-
president i KEK dhe Pe-
shkopi i Londrës Richard
(Vijon nëfaqen 8)

Drita e Krishtit iu ndrittë të gjithëve!
Shpresë për rilindje dhe bashkim në Evropë
N
(vijon nga faqja 7)
Chartres, dhanë mesazhin e tyre
mbi temën. Nëntemat e forumeve
të seancës së pasdites ishin mbi
Evropën, Fetë dhe Emigrimin.
Gjithashtu, në këtë ditë foli dhe
President! i Asamblesë Parlamen-
tare të Këshillit të Evropës, Rene
Van Der Linden.
Tema “Drita e Krishtit dhe be­
ta” ishte tema e fundit e diskuti-
meve të seancave plenare, të datës
7shtator. Fjalimin kryesor e mbajti
Andrea Ricardi, drejtues i Komu-
uitetit të St. Egidios, Itali. Nënte-
mat e forumeve ishin mbi Krijimin,
Drejtësinë dhe Paqen.
Mbrëmësorja festive për Li-
ndjen e Hyjlindëses Mari u krye në
Katedralen Orthodhokse të Sibiu,
duke mbledhur së bashku komu-
nitetet lokale.
Në axhendën e takimeve të
kësaj Asambleje ishte programuar
edhe një takim me të gjithë të kri-
shterët orthodhoksë, pjesëmarrës
në aktivitet. Primatë të Kishave
Orthodhokse drejtuan dhe disku-
tuan në të, duke shprehur rëndë-

sinë dhe mesazhin e krishterë të
kësaj Asambleje Ekumenike, që du-
hej të përcillej tek të gjithë njerëzit.
Më 8 shtator, në të kremten e
Lindjes së Hyjlindëses Mari të gji-
thë të krishterët orthodhoksë, pje-
sëmarrës në Asamble u mblodhën
për të celebruar së bashku në Litur-
gjinë Hyjnore, bashkëmeshues i së
cilës ishte edhe Fortlumturia e Tij,
Kryepiskopi Anastas.
Seanca e paradites filloi me ra-
portimin dhe prezantimin e rezultate-
ve përfundimtare të marra nga fo-
rumet gjatë ditëve të Asamblesë.
Mesazhet dhe rezultatet e diskuti-
meve ishin pjesë e mesazhit final,
me të cilin do të përfundonte kjo
Asamble Ekumenike Evropiane.
Gjatë përgatitjes së mesazhit
pati shumë diskutime dhe opinione
të ndryshme për përmirësimin dhe
përsosjen e tekstit, duke pasur para-
sysh rëndësinë e tij për gjithë kishat
e krishtera në të gjithë Evropën.
Gjatë qëndrimit në Sibiu, duke
qenë se ky qytet ishte shpallur një
nga kryeqytetet e kulturës në
Evropë për vitin 2007, ishte bërë e
mundur edhe krijimi i një atmosfere
mjaft festive, dhe marrja pjesë në
mjaft evenimente kulturore. Një
prej këtyre dhe mbyllësi i këtij akti-
viteti ishte Procesioni i Dritës, i
kfyer në darkën e datës 7 shtator,
nëxSheshin Mare. Ky program ki-
shte të ndërthurur aspektin shpirtë-
ror me atë artistik.
Pjesëmarrësit e Asamblesë ce-
lebruan shërbesat fetare në kishat
lokale të Sibiu, mëngjesin e datës
9 shtator dhe më pas u mblodhën
në Sheshin Mare për të festuar
mbylljen përfundimtare të akti-
vitetit. Me këtë rast përshëndetën
dhe drejtuan lutjet e tyre organiza-
torët e Asamblesë, të rinj të cilët
ndihmuan në këtë organizim, si
edhe të gjithë ata të cilët u kujdesën
që ky aktivitet të përfundonte puni-
met me sukses. Përshëndetja e
fundit, e cila u shoqërua edhe me
përqafime dhe shtrëngim duarsh
ishte “Paqe midis nesh!”
Ishte kjo lutje dhe ky urim që
përcolli Asambleja e Tretë Ekume­
nike Evropiane, me shpresë për ri­
lindje dhe bashkim në Evropë!
Sonila Dedja
Sibiu, shtator 2007