EmailFacebookKontakt

LAJMËRIM: Shkolla e Mesme Kishtare “Kryqi i Nderuar”, Sukth-Durrës

Njoftohen
të gjithë të interesuarit
se në shtator 2007
do të fillojë funksionimi
i ShkoIIës së Mesme
Kishtare “Kryqi i Nderuar”,
Sukth-Durrës
LAJMËRIM
Shkolla do të ketë programin zyrtar shtetëror si dhe një numër shtesë lëndësh
me karakter fetar dhe gjithformues. Mjediset ku do të zhvillohen mësimet janë
nga më bashkëkohoret. Shpenzimet e shkollës, ushqimi, konvikti dhe transport!
do të sponsorizohen për çdo nxënës nga Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqi-
përisë, Fortlumturia e Tij, Anastasi.
Shkolla do të funksionojë me 2 klasa, viti I dhe viti II i shkollës së mesme.
Nxënësit që kanë mbaruar klasën e 8-të dhe vitin e parë të shkollës së mesme
dhe që janë të interesuar, do t’i nënshtrohen një provimi formues në lëndën e
letërsisë dhe matematikës si dhe në njohuritë e tyre për besimin Orthodhoks
përkatësisht në këto data si më poshtë:
1. Mitropolia e Beratit në dt. 30 gusht 2007 ora 10:30 pranë
Mitropolisë së Shenjtë, Berat.
2. Mitropolia e Korçës në dt. 31 gusht 2007 ora 10:30 pranë
Mitropolisë së Shenjtë, Korçë.
3. Kryepiskopata e Tiranës në dt. 1 shtator 2007 ora 10:30 pranë
Kryepiskopatës së Hirshme, Tiranë.
Kandidatët duhet të jenë të pajisur me një certifikatë personale dhe familjare dhe
dëshminë e pagëzimit (nëse janë të pagëzuar), si dhe fotokopjen e dëftesës së lirimit.
Jeni të mirëpritur!
Nr. 9