Formimi teologjik sipas Shkrimit dhe Etërve
Çfarë është teologjia?
Si e kuptojnë Shkrimi dhe Etërit e Kishës punën e teologut? Në as- një pjesë të Dhiatave nuk i gjejmë fjalët ‘teologji’, ‘teolog’ apo ‘teolo- goj’. Asnjë nga të dymbëdhjetët e zgjedhur nga Krishti nuk u mësua në një shkollë teologjike. Gradua- lisht termi teologji hyri në fjalorin e krishterë. Kjo fjalë u konsiderua si e dyshimtë nga apologjistët e she- kullit të 2-të, sepse për ta nënkup- tonte spekulimet e mendimtarëve fetarë që ishin paganët. Mbiemri teologjik është përdorur me kuptim të krishterë nga Athinagora i Athi- nës për të cilësuar besimin në Tri- ninë e Shenjtë. Ishin aleksandrinët, Klementi, Origjeni që futën përdo- rimin e krishterë të fjalës teologji. Kështu u krijua shkolla e parë teologjike në Aleksandri, shkolla e njohur e katekizmit drejtuar nga Panteni më pas nga Klementi dhe Origjeni e më tutje nga peshkop Denisi i Aleksandrisë. Shumë më vonë në epokën bizantine qendra kryesore e formimit teologjik u transferua në Akademinë patriar- kale të Konstandinopojës. Në tradi-
tën atërore greke kjo fjalë ka kuptim ndryshe nga ai që dëgjojmë sot. Evagri i Pontit (399) thotë në një aforizëm të njohur: “Nëse je teolog, do të lutesh vërtet, dhe nëse lutesh vërtet, ti je një teolog”. Teologjia afirmon shën Diadoku i Fotisës (shek.5-të) “i siguron shpirtit dhu- ratën më të madhe […] duke e lidhur me Perëndinë me një kungim të paprishshëm”. Për shën Pjetër Damaskinoin (shek. 11-12) teologjia është më e ngritura nga tetë shkallët e soditjes shpirtërore, një realitet eskatologjik i jetës së ardhme, që na vendos jashtë vetes sonë në një ‘rrëmbim’ ekstaze”. Teologjia kishte një kuptim më të gjerë për Etërit sesa sot. Nga pikëpamja e tyre ajo nënkuptonte një ekspoze (përmbledhje) të organizuar të dok- trinës së krishterë, duke përdorur fuqinë e reflektimit të trurit njerë- zor; sepse arsyeja është një dhuratë e Perëndisë e cila nuk duhet negli- zhuar. Por ajo nënkuptonte gjitha- shtu shumë më thellë vizionin e Pe- rëndisë-Trini, një vizion që bën të veprojë jo vetëm truri konjitiv, por i tërë personi human duke kuptuar
këtu kuptimin me intuitë dhe shpirt (mus) po ashtu dhe zemrën (kar- dhia) në kuptimin biblik e patristik dhe jo modern të fjalës. Në këtë kuptim, teologjia është një soditje. Ajo presupozon një kungim të gjallë me Perëndinë e gjallë, dhe është tërësisht e lidhur me lutjen. Nuk ka teologji të vërtetë që të mos ketë një akt lutjeje: teologjia autentike është liturgjike, dhoksologjike, mistike. Nëse ne orthodhoksët sot e kemi humbur thellësinë dhe pasu- rinë e kuptimit që na japin Etërit të fjalës teologji dhe e shpjegojmë atë para së gjithash ‘skolastike’ dhe ‘akademike’, kjo është në humbjen tonë. Kuptimi patristik i teologjisë është përmbledhur në mënyrë të admirueshme nga teologu bashkë- kohës Kristo Janaras: “Në Kishën dhe në traditën orthodhokse, teologjia ka një kuptim shumë ndryshe nga ai që i japim sot. Është një dhu- ratë e Perëndisë, një frut i pastër- tisë së brendshme të jetës shpir- tërore të të krishterit. Teologjia iden- tifikohet me vizionin e Perëndisë, me përvojën personale të shpërfy- tyrimit të krijimit nga hiri i pakri-
juar.” Në këtë kuptim ai vazhdon se “teologjia nuk është një teori e botës, një sistem metafizik”, “por një shprehje dhe një formulim i për- vojës së Kishës.[…]; nuk është një disiplinë intelektuale, por një pjesë- marrje me përvojë, një kungim”.
Nëse fjala teologji nuk gjendet në asnjë vend në Bibël, ka tekste të shumta në Shkrim që tregojnë natyrën e tëologjisë.
“Asnjë nuk e ka parë Perë- ndinë: Biri i vetëmlindur, që është në gji të Atit, ai e bëri të njohur” (Jn.l, 18)
“…Tani që ju e njohët Perë- ndinë apo më mirë që u njohët prej Tij…” (Gal.4,9)
“Sepse tani shohim si në një pasqyrë…”(l Kor. 13, 12)
“Lum ata që kanë zemër të pastër, sepse ata do të shikojnë Perëndinë” (Mt.5,8)
“Ndaluni, njihni që unë jam Perëndia” (ps.45[46], 11)
Këto pesë vargje mund të për- mblidhen në katër fjalë kyçe: Kari- zëm, Mister, Katarsis, Isikia.
(vijon në numrin e ardhshëm).
Përgatiti: Eleni Pani