KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË
AKADEMIA TEOLOGJIKE “NGJALLJA E KRISHTIT”
Shën Vlash – Durrës
Njoftim
Në datat 10-11 shtator 2007 zhvillohet konkursi për pranimin e
studentëve të rinj në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në
Shën Vlash. Pyetjet e konkursit janë rreth “Dhiatës së Re” dhe katër
vëllimeve “Besimi Orthodhoks”.
Kandidatët duhet:
A. Të jenë të pagëzuar në Kishën Orthodhokse të paktën një vit
më parë.
B. Të jenë pjesëmarrës aktivë në kishën e zonës së tyre.
C. Të kenë mbaruar shkollën e mesme katërvjeçare.
D. Të kenë një rekomandim nga Episkopi i Dioqezës.
E. T ’i nënshtrohen konkursit për pranimin.
Kandidatët duhet të paraqiten për konkurs në orën 10:00 të datës
10 shtator, ndërsa një javë para konkurimit duhet të kenë dorëzuar në
sekretarinë e Akademisë dokumentet përkatëse:
1. Rekomandimi i Episkopit.
2. Kërkesë me shkrim e kandidatit.
3. Dëftesa e pjekurisë.
4. Certifikatë personale.
5. Certifikatë pagëzimi.
6. Vërtetim mjeko – ligjor
7. Vërtetim i prokurorisë së rrethit.
Për hollësi të mëtejshme të interesuarit mund të kontaktojnë në
numrin e telefonit:
Sporteli: 0574 222 55 ose Sekretaria: 057422397.