Atë Naumi u lind në fshatin Rehove, në vitin 1866. Duhet të thek- sojmë se ky fshat i Kolonjës, me banorë të besimit Orthodhoks, ka një trashëgimi mjaft të pasur të traditave dhe zakoneve fetare. Edhe sot po punohet vazhdimisht që këto tradita e vlera të shkëlqy- era, kjo pasuri të përcillet nga brezi në brez. Është e vërtetë për t’u re- spektuar puna e përkushtuar, sakri- fica e madhe e klerikëve të fshatit, të cilët i kanë përcjellë ato me aq dashuri e përkushtim.
Atë Naum Cere u rrit në një familje besimtarësh të devotshëm, ku qysh 1 vogël mori mësime për Perëndinë. Në fshatin e tij të lindjes mbaroi 3 vjet shkollë dhe dy vjet të tjera i bëri në Ersekë, ku tregonte shumë zell për mësimet. Që në mo- shë të vogël Naumi vinte rregullisht në kishë tok me prindërit e tij dhe moshatarët, dëgjonte meshën, dhe nguliste në medje mësimet e Perë- ndisë. Një Kishëzë e vogël e Shpë- timtarit tonë, Jisu Krisht, ishte ngri- tur kështu në zemrën e tij dhe kjo i jepte më shumë dashuri, dituri dhe forcë për punët e tjera.
Për kushtet social-ekonomike që kishte fshati në atë kohë, ku shumë hurra e të rinj punonin në emigracion dhe Naumit të vogël, rreth 13-14 vjeç, ky fat 1 priu – rruga e mërgimit bashkë me të atin. I ati i tij, Vangjeli, pati fatin e mirë dhe bekimin e Zotit që të punonte në Malin e Shenjtë i ndih- muar edhe nga bashkëfshatari i tij Kostë Prifti, i cili ishte kryepunëtor.
Aty punoi e jetoi në manastire të dëgjuara si në Iviron, të Ruskovë dhe atë të shën Pandeleimonit.
Aty Naumi mësoi shumë, gjith- monë e ngacmonte sedra dhe me- ndimi që të ishte diçka më tepër se
shokët, t’i kërkonte vetes më tepër punë, duke sjellë kështu ndër mend jetën e shenjtorëve, të murgjve e klerikëve të tjerë. Vetë kisha kishte ngjallur në gjirin e tij shumë dashuri e shpresë, për më shumë punë, stu- dime dhe sakrificë, gjithmonë duke ëndërruar për më tepër.
Kështu, i ndihmuar nga miq e shokë regjistrohet për të ndjekur tre vjet studimet për teologji në kolegjin e Manastirit të Shën Pandeleimonit.
Kishte shumë dëshirë dhe pasi- on për të mësuar. Ndodhte shpesh që sa dike nga kolegji, të fliste shu- më i çiltër e i sinqertë, dhe veç dashuri donte t’u jepte atyre që e rre- thonin, pa çka se ishte shumë i ri dhe i pakët nga trupi. Në kolegj ra në kontakt me shokë të mirë, të cilët ishin nga Rumania dhe Rusia. Në këto kushte ai iu fut studimit të Dhiatës së Re, gjuhës greke dhe asaj ruse, literatures së Kishës sonë dhe merrte pjesë rregullisht në shërbesat e shumta që zhvilloheshin në kishë. Ja ashtu me dashuri dhe sedër në kolegj, ai vuri re se kishte talent dhe prirje për të vizatuar dhe pikturuar. Aty në manastir, bashkë
me shokë të tjerë zgjeron punën për të bërë restaurime të pikturave murale të dëmtuara si dhe të reja.
Kaluan 3 vjet, që atë Naumit iu dukën se ikën shumë shpejt, aq ishte i zënë me punë. Dhe vërtet aty ai mori “çelësat” për të realizuar atë dashuri në të ardhmen. Po të vishte rrobat e klerikut e të kryente predikimin e fjalës së Zotit tok me besimtarët do lutej për më shumë paqe, mirësi e shpresë.
Naumi pas mbarimit të kolegjit kuptoi se jeta e tij kishte marë drej- tim tjeter. La çekanin, mistrinë dhe govatën e të atit. Në vitin 1884, ba- shkë me dy shokë rusë largohet nga Mali i Shenjtë dhe sistemohet në qytetin e Odesës. Aty atë Naumi e zgjeron me tepër aktivitetin e tij. Në manastirin e Shën Pjetrit sistemohet paraprakisht. Aty dorëzohet në dhjak dhe krahas kësaj merret me restaurime të ikonave të dëmtu- ara, si dhe piktura të tjera murale, duke treguar talent të madh dhe duke rënë në sy të klerikëve dhe në rre- the të tjera intelektuale të shoqërisë.
Nuk kalon shumë kohë, me një punë dhe aktivitet të ngjeshur, si në
Odesë dhe në qytete të tjera të Ru- sisë, ai me anë të rekomandimeve të personaliteteve të kishës propo- zohet të ndjekë në Moskë Akade- minë e Arteve të Bukura, në degën e pikturës.
Atë Naumi mbaron studimet aty dhe diplomohet me rezultate shumë të mira. Punon pa u lodhur. Aktivi- teti i tij shtrihet shumë në jetën e shoqërisë. Ai dallohet jo vetëm si një klerik i mirë, piktor i talentuar, por edhe si një patriot e veprimtar i çështjes shqiptare.
Atë Naumi ndenji rreth 8 vjet në qytetin e Odesës, ku kreu një ve- primtari mjaft të ngjeshur. Me sy- nimin që i kishte vënë vetes, e shi- kojmë që të lëvizë përsëri. Në vitin 1911 ai shkon nëAmerikë, në qytetin e Bostonit dhe bëhet një veprimtar aktiv në shoqërinë “Vatra.” Duke parë arsimin që kishte marrë dhe përgatitjen e tij si klerik, me kërkesën e Kolonisë Shqiptare të Bostonit ai dorëzohet prift, duke qenë kështu një figurë e spikatur krahas Atë Theofan Nolit.
Shikojmë që atë Naum Ceres (vijon në faqen 10)
(vijon nga faqja 9)
iu realizua ajo ëndërr apo dëshirë
që ia kishte ndezur zemrën qysh në
moshë të vogël. Dhe nuk kaluan
as dy vjet kur atë F.Noli së bashku
me atë Naum Ceren mbajtën në
kishën e Shën Kollit të Sonthbrixhit,
meshën e parë në gjuhën shqipe,
në një kishë orthodhokse shqiptare.
Për atë Naum Ceren kjo ishte një
ngjarje e shënuar për tërë jetën. Dëshira më e madhe që meshën, atë Liturgji Hyjnore të kishës së Perëndisë, ta predikonte për be- simtarët në gjuhën shqipe, në gju- hën e mëmës, e cila ka atë forcë tërheqëse e atë dashuri të madhe për më shumë paqe, shpresë dhe frikë Perëndie.
Atë Naum Cere punoi e sakrifi-
koi shumë për Kishën tonë edhe pse larg familjes. Ai fjeti më 1936, i rre- thuar nga besimtarë, miq e shokë u përcoll për në banesën e fundit me dashuri e respekt për njeriun e tyre që la një vepër të ndritur prapa dhe Kisha do të jetë mirënjohëse për kontributin dhe sakrificat deri në realizimin e ëndrrës së tij.
Spiro Prifti
Ata që punuan për Kishën tonë
Atë Naum Vangjel Cere