Të gjitha përgatitjet ishin bërë për të pritur rreth 90 vajza, por në vreshtin e Zotit ka bekime që zbre-‘ sin që lartazi dhe ne njerëzit jemi të thirrur për t’i pritur me gëzim. Ky vit do të mbahet mend gjatë nga drejtueset e kampit dhe fëmijët për numrin e lartë të pjesëmarrëseve në kampin e vajzave të moshës 10-13 vjeç, në Shën Joan Vladimir, pranë Elbasanit.
Mes ambientit të bukur dhe gjelbërimit, hijeshisë dhe qetësisë së Manastirit shumëvjeçar, në datat 16-25 korrik, 140 pjesëmarrëse kishin ardhur nga shumë qytete të Shqipërisë për të marrë pjesë në veprimtarinë e përvitshme të kam- peve që mbetet një ndër më kryeso- ret dhe më të spikaturat të sezonit të verës. Edhe këtë vit kampi do të kishte një temë qendrore për të ci- lën vajzat do të mësonin rreth Krishtit, besimit të krishterë ortho- dhoks, por mbi të gjitha rreth ngjar- jes më të madhe në historinë e nje- rëzimit. “Krishti u Ngjall, gëzimi im”. Kjo shprehje e shën Serafimit të Sarovit solli në vëmendjen e ka- mpisteve Kreshmën e Madhe, Ja- vën e Madhe e të Shenjtë, ditën më të ndritshme: Ngjalljen e Krishtit, Ngjitjen në Qiell deri në Pentikosti që është edhe themelimi i Kishës.
Vajzat përjetuan këtë gëzim në ak- tivitetet e larmishme të kampit, aq sa nuk mund ta mendonin ditën e largimit nga Manastiri që iu fali një kohë të veçantë në “kopshtin e Zotit”.
Vajzat morën pjesë në të gjitha shërbesat kishtare, në studimet biblike, aktivitetet kulturore dhe lojë- rat sportive. Asnjë ditë nuk pati mo- notoni, përkundrazi vetëm aktivitet, njohje me shoqe të reja që vinin nga qytete të ndryshme. Një rol të ve- çantë për mbarëvajtjen e kampit kishin edhe drejtueset, të cilat japin
gjithmonë ndihmën e tyre vullne- tare, me qëllim që kampi të jetë i suksesshëm. Shërbesat u drejtuan nga atë Viktor Bërdufi, i cili dha një ndihmë të vlefshme për rritjen shpirtërore të vajzave. Programi kishte një larmishmëri aktivitetesh ku spikatën lojërat sportive dhe aktivi- tete të veçanta si: nata ndërkombë- tare, festivali, lojërat olimpike etj. Në këto programe, ato konkuruan me dinjitet me aftësitë e tyre, duke ma- rrë në shenjë falënderimi një certifi- katë nderi. Për këto çaste të buku- ra që kaluan për 10 ditë, vajzat për-
collën një falënderim të veça-ntë për Fortlumturinë e Tij, Kryepisko- pin Anastas, i cili mbështeti shpirtë- risht dhe financiarisht këto ditë të bukura në kamp.
Nëpërmjet referateve dhe stu- dimeve biblike, vajzat mësuan disa elementë të rëndësishëm të besimit. Një bekim i veçantë që u përjetua me shumë emocione nga kampistet ishte edhe pagëzimi i 18 vajzave katikumene, të cilat u bashkuan me Kishën e Krishtit dhe u bënë pjesë e familjes së madhe të krishterë.
Çdo ditë kishte të veçantën e vet. Për drejtueset e kampit edhe ky vit do të mbetet i paharruar në përjetimet që kaluan me aq shumë të papritura dhe gëzime. Ndërsa fëmijët shprehën falënderimet e tyre edhe nëpërmjet prindërve, të cilët disa ditë pas përfundimit të kampit takonin si edhe telefonuan drejtueset, duke iu shprehur atyre mirënjohjen e thellë për ditët e gë- zuara që fëmijët e tyre kishin kaluar gjatë 10 ditëve të bekuara të kampit. Gëzimi i Ngjalljes së Krishtit përje- tohej çdo ditë në kamp edhe nëpër- mjet këndimit të himnit: “Krishti u Ngjall së vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli, edhe të varrosurve jetën u fali”.
Sofia Brega