EmailFacebookKontakt

Shën Kozmai për të krishterët

Shën Kozmaipër të krishterët
“Duke studiuar Ungjillin e Shenjtë dhe Hyjnor, kam gjetur shumë mësime të cilat janë
perla, diamante, thesare, pasuri, gëzim dhe kënaqësi. Midis të tjerash, kam gjetur edhe
mësimin ku Krishti na thotë: “asnjë i krishterë, qoftë burrë a grua, nuk duhet të kujdeset
vetëm për veten, se si mund të shpëtojë, por duhet të kujdeset gjithashtu edhe për vëllezërit
dhe motrat e tij, që ata të mos bien në mëkat.”
“Nëse do të mund të ngjitesha në qiell dhe të thërrisja me zë të madh, t’i predikoja
botës mbarë se vetëm Krishti është Biri dhe Fjala e Perëndisë, Perëndia i vërtetë dhe jeta
e të gjithëve, do ta kisha bërë. Por, për shkak se nuk mund ta bëj këtë gjë të madhe, bëj
këtë të voglën. Shkoj nga një vend në tjetrin dhe i mësoj vëllezërit e mi, jo si mësues, por
si vëlla.”
“A na ka dhënë Zoti pasuri? Është detyra jonë të hamë e të pimë aq sa na mjafton dhe
të kemi rroba aq sa na duhen. Ato që ngelen duhet t’i ndajmë për të varfrit. Perëndia nuk
na ka dhënë pasuri me qëllim që ne të hamë e të pimë me teprim dhe të bëjmë rroba të
shtrenjta e të ndërtojmë shtëpi madhështore, ndërsa të varfrit vdesin nga uria. E pra, e tillë
është detyra jonë. Kuptojeni këtë. Që sot veproni kështu dhe do të shpëtoni.”