EmailFacebookKontakt

Kisha Orthodhokse e Shqipërisë në vitet e diktaturës komuniste – 40 vjet pas mbylljes së kishave nga regjimi komunist

Kisha Orthodhokse e Shqipërisë në vitet e diktaturës komuniste

– 40 vjet pas mbylljes së kishave nga regjimi komunist –

1. Politika fetare në vitet e para të regjimit komunist

Qëndrimi i komunistëve ndaj fesë pas ardhjes së tyre në pushtet përligji plotësisht frikën që kishin shprehur personalitete të jetës së vendit dhe grupime të ndryshme politike jokomuniste qysh në vitet e luftës se në Shqipë- ri do të ushtrohej i njëjti terror atesit si edhe në Bashkimin Sovjetik. PKSH i kishte hedhur poshtë me forcë këto akuza, duke deklaruar solemnisht se do të respektonte me fanatizëm familjen, fenë dhe bindjet politike të çdo shqip- tari. Madje në rastin e besimtarëve të krishterë, në përpjekje për të fituar simpatinë e tyre, aktivi- stët e saj jo vetëm që frekuentonin ambientet fetare, por nuk harronin të përmendnin orë e çast se “Krishti ishte komunisti i parë në historinë e njerëzimit”.

Deri në dhjetor të vitit 1945, d.m.th. para se PKSH të shpallej fituese e zgjedhjeve në vend, komunistët u treguan të matur e të kujdesshëm. Kishin nevojë për votat e popullit, por edhe për përkrahjen e shteteve të fuqishme të koalicionit antifashist si Britania e Madhe dhe SHBA, të cilat, si kusht për njohjen e Shqipërisë së pasluf- tës, kërkonin me ngulm prova të mjaftueshme në fushën e respektimit të të drejtave të njeriut. Ishin këto arsyet që asokohe institucioni i fesë dhe ko- munitetet fetare gëzonin ende një liri relative.

Një nga provat më të vështira që duhej të kalonte regjimi i ri ishte sistemi arsimor dhe qëndrimi që duhej të mbante ndaj mësimit të fesë për vitin shkollor që filloi menjëherë pas çlirimit. Kongresi Antifashist i Arsimtarëve, i cili përfundoi punimet më 27 nëntor 1944, kishte vendosur që arsimi të kishte karakter laik.

Ndërkohë, në kushtet e një klime pasigurie për të ardhmen e tyre, drejtuesit komunistë nuk mund të mos merrnin parasysh kërkesën e komuniteteve fetare dhe të mijëraprindërve, të cilët ngulmonin që fëmijët e tyre të pajiseshin edhe me dije fetare. Në prill 1945 Ministria e Arsimit lëshoi një qarkore, me të cilën lejonte nga njëra anë futjen e mësimit të fesë, por nga ana tjetër theksonte se pjesëmarrja në të nuk ishte e detyrueshme. Pra, bëhej fjalë për një mësim fakultativ, i cili nuk duhej të jepej në asnjë mënyrë më shumë se një orë në javë, ndërsa mësuesit e fesë nuk do të ishin pjesë e stafit definitiv mësimdhënës. Pagesa e tyre do të bë- hej në bazë të orëve të mësimdhënies nga orga- net e pushtetit vendor dhe komitetet ekzekutive rajonale. Një muaj më vonë u miratuan edhe tekstet që do të ishin në përdorim.

Gjatë kësaj kohe u vunë re mjaft shkelje. Drejtues shkollash dhe mësues komunistë, duke qenë të informuar nëpërmjet direktivave që vinin nga lart në lidhje me perspektivën e mësi- mit të fesë, shprehnin hapur fanatizmin e tyre ateist duke nëpërkëmbur sa herë që u jepej rasti mësuesit e këtij mësimi dhe nxënësit që tregonin interes për të. E ndodhur përballë protestave të komuniteteve fetare dhe të prindërve besimtarë Ministria e Arsimit këshillonte këta mësimdhë- nësit atesitë, që tregonin zell të tepruar, të bënin durim. Gjithsesi, fundi i bashkekzistencës “paqësore” midis ideologjisë marksiste dhe botëkuptimit fetar ishte çështje kohe.

Fitorja e PKSH në zgjedhjet e 2 Dhjetorit 1945 dhe sigurimi i përkrahjes së BS dhe shteteve komuniste të Lindjes nëpërmjet lidhjeve të saj të ngushta me Jugosllavinë e Titos, i dhanë dorë të lirë Enver Hoxhës të instalonte një nga sistemet më gjakatare që ka njohur historia moderne. Tashmë e shkëputur përfundimisht nga Perëndimi, Shqipëria u zhyt në vorbullën e një lufte të pamëshirshme vëllavrasëse, në altarin e së cilës u flijuan njerëz, ide, bindje, vlera, doke, zakone, tradita dhe institucione shumëshe- kullore. Në emër të dogmës më çnjerëzore të marrëzisë staliniste, atë të edukimit të njeriut të ri, të gjithë qytetarët e Shqipërisë u detyruan t’i nënshtrohen një procesi të dhimbshëm indoktri- nimi ideologjik, i cili konsistonte kryesisht në “çlirimin” e tyre nga bindjet fetare.

Në fjalën e mbajtur në Plenumin V të Parti- së në shkurt 1946, Enver Hoxha shprehu ve- ndosmërinë e qeverisë së tij për të ndërmarrë një sërë reformash arsimore. Ai deklaroi se duhej imituar modeli sovjetik, në mënyrë që “arsimi (vijon në faqen 4)

Kisha Orthodhokse e Shqipërisë në
vitet e diktaturës komuniste

(vijon nga faqja 3)

të mos jetë më armë në duart e borgjezisë, por në duart e punëtorëve dhe fshatarëve”, duke lënë të nënkuptohej se mësimit të fesë në shkollat publike i kishte ardhur fundi. Në fakt, Ministria e Arsimit urdhëronte me shkrim më 27 mars 1946, suprimimin e menjëhershëm të tij edhe pse viti shkollor ishte ende në vazhdim. Në vend të tij dhe të mësimit të gjuhëve të vjetra, të cilat u konsideruan edhe ato si elemente të arsimit borgjez, u vendosën mësime të tilla si “Historia e Lëvizjes Nacionalçlirimtare”, “Kush- tetuta e Shqipërisë”, “Njohuri të Marksizëm-Leninizmit” dhe “Darvinizmi”. Emërtimi i këtij të fundit, ashtu si edhe përmbajtja e tij, ishte tepër provokues, sepse i kalonte caqet e shkencës së Biologjisë, duke sfiduar në mënyrë të njëanshme pikëpamjen fetare për krijimin e botës dhe shfaqjen e jetës në Tokë. Më 6 qershor 1946 Këshilli i Ministrave aprovoi një ligj të posaçëm, me anë të të cilit mbyllte të gjitha institucionet arsimore fetare dhe shndë- rrimin e tyre në pronë shtetërore. Në shkurt 1947 Ministria e Arsimit kërkonte nga të gjitha strukturat arsimore të vendit të ushtronin autoritetin e tyre për të penguar me çdo kusht nxënësit që të merrnin pjesë në veprimtari edukative fetare jashtëshkollore që zhvilloheshin zakonisht pranë objekteve të kultit. Qysh atëherë e për gati gjysmë shekulli, komunitetet fetare nuk do të kishin kurrë më mu- ndësinë të ushtronin një nga të drejtat e tyre më themelore: të drejtën për të edukuar ithtarët e tyre me parimet dhe mësimet e besimit të të parëve.

E njëjta politikë diskriminuese u ndoq edhe ndaj pronave që zotëronin komunitetet fetare. Nuk u mor parasysh as prejardhja dhe as destinacioni i tyre. U injorua fakti se ato nuk përbënin pasuri private të klerit, por pronë të përbashkët të besimtarëve, të cilët ishin zakonisht edhe administratorët e saj. Ligji i Reformës Agrare i 29 gushtit 1945, i cili u jepte institucioneve fetare 20 hektarë tokë buke, pas modifikimit të tij më 25 maj 1946, e kufizoi këtë sipërfaqe në vetëm pesë hektarë. Duke stigmatizuar kleri- kët si “çifligarë dhe feudalë që shfrytëzonin vegjëlinë”, brenda një kohe të shkurtër arritën të shtetëzonin të gjitha pasuritë e luajtshme e të paluajtshme të komuniteteve fetare si toka buke, kullota, pyje, ndërtesa të ndryshme, bujtina, mullinj, ullishte, vreshta etj.

Në këtë mënyrë komunistët arritën të kufizonin në maksimum jo vetëm veprimtarinë e përditshme të komuniteteve fetare, por edhe të përcaktonin me saktësi shkallën e mbijetesës së tyre. Edhe pse Kushtetuta e Shqipërisë, e cila u miratua më 16 mars 1946, garantonte lirinë e besimit të nënshtetasve të saj dhe pavarësinë e komuniteteve fetare, paragrafi i fundit i nenit 16, në të cilin thuhej se “Shteti mund të ndihmojë materialisht komunitetet fetare”, u bënte të qartë krerëve të tyre se e vetmja rrugë që u kishte mbetur për të mbijetuar ishte ajo e bashkëpunimit me regjimin. Vetëm kështu mund të përfitonin ndihmën e parashikuar nga Kushtetuta. Tashmë të gjithë e kishin të qartë se marrëdhëniet midis shtetit komunist dhe përfaqësuesve të institucionit të fesë, komuniteteve fetare dhe besimtarëve, kishin hyrë në një fazë të re.

Pirro Kondili

ÇVijon në numrin e ardhshëm)