Në datën 31 gusht fjeti një nga personalitetet më të shquara të botës Orthodhokse, Patriarku i Rumanisë Teoktisti. Ai ishte 92 vjeç dhe ndërroi jetë pas një ataku zemre, rrjedhojë e një ndërhyrje kirurgjikale.
D
injiteti fisnik i shoqëruar me thjeshtësi të vërtetë, besimi i palëkundur, gjykimi i thellë dhe i menduar mirë, qetësia e bazuar në urtësi, mirësia e vërtetë, dhembshuria atërore për të gjithë karakte- rizuan jetën mbi nëntëdhjetëvjeçare të udhëheqësit të rrallë shpirtëror, Patriarkut të Kishës së Rumanisë z. Teoktist.
“I lumur është ai që e zgjodhe dhe që e more në mbrojtjen tënde, o Zot”. Deshi me gjithë shpirtin e tij Krishtin dhe E ndoqi me vetëmohim. Jetoi dhe i shërbeu Kishës sipas ritmit të lumturimeve: Me përulësi të natyrshme, dashuri bujare, butësi, pastërti zemre, etje për drejtësi dhe paqe. Të gjithë sa patëm bekimin nga Perëndia për ta njohur dhe për ta jetuar, qoftë edhe për pak pranë tij, do të kujtojmë me mallëngjim pamjen e tij mbresëlënëse dhe fisnike, që e karakterizonte prania e “frytit të Shpirtit të Shenjtë” (Gal 5:22).
Interesimi i tij nuk kufizohej në popullin e shumëdashur të Rumanisë, të cilin e baritoi në periudha historike kritike me urtësi të jashtëza- konshme, por shtrihej, me një ndërgjegje të thellë orthodhokse eku- menike, në Kishën e mbarëbotshme. Në mënyrë të veçantë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë do të kujtojë me mirënjohje mirëkuptimin dhe mbështetjen e tij shpirtërore.
Gjithashtu edhe Këshilli Botëror i Kishave, që unë përfaqësoj si një nga presidentët, së bashku me prof. Ion Sauka, shpreh falënderimin e nxehtë për kontributin shumëvjeçar të Patriarkut Teoktist në lëvizjen ekumenike. Personalitete të një cilësie tillë dhe të një rangu të tillë si ai i të lumurit Patriark të Rumanisë z. Teoktist përbëjnë një thesar shumë të vyer për mbarë Orthodhoksinë dhe një bekim për botën e krishterë.
para besimtarëve të shumtë të mbledhur për këtë ditë feste në Kishën e Ungjillëzimit, në Tiranë, se “Patriku Teoktist ishte një personalitet i shquar i Kishës së Rumanisë por edhe i mbarë botës Orthodhokse. Ai ishte një vëlla i dashur i yni, i cili në kohë shumë të vështira mbështeti dhe mbrojti Kishën tonë…”
Patriku Teoktist e kishte marrë drejtimin e Kishës Orthodhokse të Rumanisë në vitin 1986, në një kohë shumë të vështirë nën regjimin komunist dhe me gjithë polemikat, si rezultat i një mbështetjeje shumë të gjerë nga besimtarët dhe kleri, arriti ta drejtojë me siguri drejt një zhvillimi të fuqishëm e domethënës edhe në vitet e demokracisë dhe të hyrjes në Bashkimin Evro- pian të vendit.
Pasardhësi i tij do të zgjidhet pas një periudhe zije dyzetditore.
“Vdekja e atij që jeton në mënyrë të drejtë, është një zhvendosje drejt më të lartave, një largim drejt më të mirave dhe rruga për tek ku- rorat”, na sqaron shën Joan Gojarti. Kjo, sigurisht, ka vlerë dhe për të lumurin dhe të shumënderuarin, vëllain tonë të dashur më Zotin, Patriarkun z. Theoktist. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij! Dhe me fjalët e shën Simeon Theologut të Ri, do të thoshim: “Dhe vdes për shkak të ligjit të natyrës, edhe jeton në jetë të jetëve”.
Do të ngelet në histori, jo vetëm në atë të Rumanisë, por në përgjithësi të Kishës Orthodhokse, si shembull i udhëheqësit shpirtëror, që do të frymëzojë dhe do t’u tregojë udhën atyre që përpiqen të jetojnë me konsekuencë dinamikën e traditës orthodhokse në botën moderne, e cila dëshiron dashurinë e vërtetë dhe bukurinë shpirtërore.
Shërbesa e varrimit të tij u krye të enjten, 3
gusht, në katedralen orthodhokse në qendër të
Bukureshtit, në prani të më shumë se 1000 kle-
rikëve orthodhoksë, të shumë përfaqësuesve
katolikë, protestantë, myslimanë, nga brenda
dhe jashtë vendit, si dhe të përfaqësuesve më
të lartë të politikës dhe shoqërisë rumune.
Shërbesa u drejtua nga Patriarku Ekumenik
Vartholomeu, i ndihmuar nga hierarkë të tjerë
të lartë rumifnë dhe të huaj, midis të cilëve edhe
Kryepiskopi Anastas, i cili përfaqësonte në fu
neral jo vetëm Kishën Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë, por edhe Këshillin Botëror të
Kishave. Fortlumturia e Tij, i cili shoqërohej edhe
nga episkopi i Apollonisë Nikolla, mbajti edhe
një fjalë të përmortshme.
Një ditë më parë, në Liturgjinë Hyjnore të 2
gushtit, Kryepiskopi Anastas kishte theksuar
Kisha jonë do të kujtojë me mirënjohje
mirëkuptimin dhe mbështetjen e tij shpirtërore
– Fjala e mbajtur nga Kryepiskopi Anastas në Shërbesën e Varrimit
të Patriarkut të Kishës Orthodhokse të Rumanisë z.Teoktist –
Fjeti më Zotin Patriarku i Rumanisë Teoktisti
– Në shërbesën e përmortshme Kryepiskopi Anastas përfaqësoi Kishën tonë
dhe Këshillin Botëror të Kishave, si President i këtij organizmi –