EmailFacebookKontakt

Mbresa dhe kujtime të paharruara nga kampi i fëmijëve në Zvërnec

Me bekimin e Kryepi- skopit Anastas u zhvillua nga 25 qershor – 5 korrik, në Manastirin “Fjetja e Hyjli- ndëses” në Zvërnec, pranë Vlorës, kampi “Rilindja”, me fëmijët e moshës 11-14 vjeç.

Për 10 ditë fëmijët, të ndarë në 10 grupe, ku secili prej tyre mbante emrin e një shenjtori të Kishës, mo- rën pjesë në programin e përditshëm të kampit të mbushur me shërbesa në kishën e manastirit, biseda shpirtërore në grupe dhe të gjithë së bashku në takimin e mbrëmjes përpara kishës. Ata kalonin kohën e pushi- mit në plazhin e Zvërnecit, me aktivitete sportive të pasdites, konkurset pyetje- përgjigje, si dhe me kalimin së bashku të kohës së ngrë- nies në mensën tërësisht të shndërruar në një mjedis më të gjerë dhe me kushte bashkëkohore.

Pjesëmarrësit patën bekimin të merrnin pjesë në dy Liturgji Hyjnore të kry- era nga atë Jani Terziu dhe dhjakon Niko Lushi, ku pje- sa më e madhe e tyre takuan Zotin Krisht në misterin e Eukaristisë Hyjnore. Bekim i madh në kamp ishte krye- rja e misterit të pendim- rrëfimit me atin shpirtëror dhe rrëfyes atë Jani Tre- bicka, i cili për dy ditë punoi pa u lodhur për të përballuar numrin e shumtë të fëmijë- ve që rendnin për kryerjen e këtij misteri. Bekimi tjetër i madh ishte pranimi në ki- hë i 24 fëmijëve, të cilët pasi u katekizuan, u pagë- zuan në det.

Ndër aktivitetet sportive, u veçuan organizmi i kampionatit të futbollit, ku- pën e të cilit e fitoi grupi i Shën Astit, katekist; kampio- nati i ping-pongut nga Van- gjel Doga; kampionati i sha- hut nga Julian Andrea, ma-

ratona u fitua nga Vildan Kepeca etj. Fitues i lojërave sportive ishte grupi i Shën Petrit. Ndërsa fitues i festi- valit të këngës “Fest-Zvër- nec 2007” u shpall grupi i drejtuar nga studenti i sa- podiplomuar i Akademisë Teologjike Gabriel Shani.

Vlen të përmendet biseda e shkurtër e mëngjesit në mensë apo ato të organizu- ara nëpër grupe, duke iu dhënë një karakter bashkë- bisedimi me fëmijët për te- ma që ata dëshironin.

Kampi kishte dhe te- mën e mësimdhënies së tij: “Tani të gjitha u mbushën me dritë”, duke marrë shkas nga titulli i librit më të fundit të Kryepiskopit tonë, i cili tregon vazhdi- misht interesimin e tij atëror, duke siguruar fondet e nevojshme pë zhvillimin e këtyre kampeve.

Aleksander Dimroçi