EmailFacebookKontakt

Ilia, profet (20 korrik)

Ilia, profet (20 korrik)
Jetëshkrimi i tij gjendet kryesisht në librin e Mbre-
tërve III, kap. 17-20 dhe Mbretërve IV, 1-2 [sipas një
emërtimi tjetër Mbretërve I dhe II].
U lind në fshatin e Cisjordanisë, Thesvë (nga ku
dhe Thesvit), dhe veproi kryesisht në kohën e mbretit
Ahaav 873-854 para Kr.). Ky mbret i Izraelit Verior
ishte martuar me princeshën idhujtare Jezavel, e cila
vrau profetët, përndoqi besimtarët dhe imponoi adhu-
rimin e Baalit.
Kështu, Ilia ose Iliu (hebraisht = Perëndia im është
Zoti), me zellin e zjarrtë për të Lartin, i parathotë për
një shkatërrim trevjeçar nga thatësira. Më pas ai shkon
në shkretëtirë, ku e ushqejnë korbat dhe më vonë shkon
në Sarepta, në shtëpinë e një vejushe mikpritëse, Sara.
Pas tre vjetësh (rreth vitit 857), profeti turpëroi
publikisht në malin Karmel katërqind profetët e Baalit:
Lutet dhe arrin të bëjë atë që nuk mund të arrinin
pseudoprofetët. Pra, zjarr bie nga qielli dhe djeg flinë
e tij. Populli i entuziazmuar besoi tek Perëndia e
Thesvitit, të katërqindët vriten dhe profeti lajmëron
ardhjen e shiut, që vërtet erdhi.
Duke iu larguar inatit të mbretëreshës Jezavel,
fuqizohet nga ushqimi që i sollën engjëjt, dhe pas dyzet
ditë rruge dhe pa ngrënë (!) arrin në Malin e Sinait.
Aty i shfaqet Jahveu, si një fëshfëritje flladi.
I paratha për fundin tragjik të Ahaavit dhe Jezavelës,
e cila kishte vënë njerëz që të shpifnin dhe kështu të
ekzekutonin dikë, me qëllim që vreshti i tij t’i kalonte
bashkëshortit të saj, gjë që u bë.
Ai dogji me zjarr qiellor dy regjimente me pesëdhjetë
ushtarë secili me tendenca armiqësore. Thau tejpërtej
ujërat e lumit Jordan, dhe në kohën e mbretit Joram
(853-842) u ngjit në qiell mbi një qerre të zjarrtë! U
shfaq pranë Krishtit gjatë Metamorfozës së Tij
(Mat. 17.1-9 etj.). Gjithashtu, ai ka qenë protipoza e
Pararendësit (7 janar) në jetën eremite, në veshjen me
rroba të ashpra dhe në predikimin për pendesë.
Nxënës i tij ishte profet Eliseu (14 qershor), ndërsa
Malakia 4.4 dhe Mat. 17.10-13 i referohen shfaqjes së
tij para Ardhjes së Parë dhe asaj të Dytë të Krishtit.