EmailFacebookKontakt

Ata që punuan për Kishën: Atë Stefani meshonte në kishat e Pogonit…

M

ungesa e një fotografie u bë shkak që ky shkrim për jetën e atë Stefan Thanatit, një kjeriku të urtë e plot kulturë, që meshonte në kishat e krahinës së Pogonit të shtyhej gjatë. Më në fund i biri, Kristaq Thanati, një orthodhoks i devotshëm, kujdestar në një kishë të Athinës na e siguroi. Këtë shkrim

Ata që punuan për Kishën

mora përsipër ta shkruaj unë, nipi i tij, duke u nisur nga fakti që prifti është prift kudo, edhe në shtëpi.

Atë Stefan Thanati lindi rreth viteve 1900 në fshatin Selckë të krahinës së Lunxhërisë, në një fa- milje po edhe fshat me tradita të shquara orthodhokse.

Fshati Selckë, emër që ndoshta vjen nga sllavishtja, fshat i vogël, është vërtet fshat i vogël saqë seli- ciotët thonë që Perëndia na ka lënë të shohim vetëm një shoshë qiell. Toka e paktë dhe e hollë e këtij fshati thahet edhe me dritën e hë- nës. Fshati shquhet për kullotat plot lule, bulmet të mrekullueshëm, mjaltë që ngjall edhe të vdekurit dhe shumë bimë mjekësore sido- mos sherbelë.

E pra ky fshat i vogël me rreth 30 shtëpi ka dy kisha: atë të Shën Kollit, ku është dhe varreza e fsha- tit dhe kishën e Shën Marisë që ruhet monument kulture. Edhe pas mbylljes së kishave nga regjimi ko- munist, kjo kishë për vlerat e saj të

padiskutueshme fetare dhe artisti- ke u mbyll, po nuk u prek. Në këtë kishë madhështore me rastin e Fje- tjes së Hyjlindëses Mari më 15 Gusht 2006 meshoi dhe Kryepiskopi i Ki- shës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Hirësia e Tij Anastas Janullatos.

Atë Stefani kreu shkollën fillore në fshat mandej copa – copa mësoi deri edhehë seminarin për priftërinj në Athinë. Ai e donte shumë dijen dhe librin dhe nuk i ndau ato deri në fund të jetës.

I ati i tij, xha Kiçua, ishte mullis në Mullirin e Grikës afër Poliçanit. Asnjë i varfër nuk dilte nga mulliri i tij pa një copë kulaç të pjekur në hi, këto tradita i ndoqi dhe i biri, djali i tij i madh Stefani. I ati i atë Ste- fanit kishte pesë fëmijë, tre djem dhe dy vajza. Me vdekjen e gruas, në- nës së atë Stefanit, në moshë shu- më të re, barrën e shtëpisë e mbaj- ti motra e madhe, Amalia, me të cilën atë Stefani ishte lidhur shumë.

(vijon nëfaqen 10)

(vijon ngafaqja 9)

E ëma e atë Stefanit rridhte nga një familje edhe kjo me tradita orthodhokse, familja e Konomaj ve nga Poliçani. Thuhej se nga kjo familje kanë dalë dhe dhespotë që vinin mbi kuaj të bardhë, prandaj këndbhet dhe kënga:

O kalë i bardhë me xhubleta, O Konom t’u ngjattë jeta!

Duke qenë se fshati nuk i mba- nte dot me bukë, më e mira shtëpi bënte bukë për gjashtë muaj, burrat seliciotë iknin në kurbet. Seliciotët i kanë rrahur rrugët e kurbetit që nga Amerika e deri në Argjentinë. Kurbetçinjtë përcilleshin te koniz- ma, në një breg në fund të fshatit ku ndriçonte kandili. Kurbeti vërtet solli mall e lot, solli dhimbje’pafund, po solli edhe kulturë e mirëqenie. Kostumet e Lunxhërisë ishin të thu- rur me ar. Këto kostume të mreku- llueshme, që quhen kostume Lun- xhi, përgatiteshin nga dajua i atë Stefanit në Selckë. Edhe atë Stefani mori rrugën e kurbetit. Ai shkoi në Greqi, Turqi, punoi për 13 vjet në Francë në një baxho. “Një herë, rrë-fente atë Stefani, kur qumështi u skremua dhe u hap rubineti që të derdhej në Senë, unë mbusha një gotë dhe nisa ta pi.

Ç’pi ashtu, – më ulëriti mjeshtri francez. Ajo nuk vlen për të pirë.

Ta provoj si e ka shijen, – i tha- shë unë i skuqur gjer në rrëzë të veshëve nga turpi dhe me vete mërmërita: “ku e di ti, mor i uruar se unë me dhallë jam rritur”.

Gjatë luftës e morën rob dhe e çuan në Berlin, ku punoi nën frikën e kamxhikut gjersa u sëmur. Këta lloj robërish nuk ishin rob lufte. Gjermanisë i duheshin forca pune dhe mblidhte burra fshat më fshat, ata që gjente, dhe i dërgonte për të punuar në Gjermani. E pra këtë fat pati dhe atë Stefani.

Pas luftës ai punoi për disa vjet në fshat dhe u dorëzua prift. Për këtë veç seminarit në Athinë e ndihmoi dhe kultura e tij e gjerë. Atë Stefani dinte disa gjuhë të huaja: greqisht, turqisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Atë Stefani e kishte qendrën në kishën e Shën Gjergjit në Poliçan, por meshonte dhe në kishat e shumë fshatrave të krahinës së Pogonit, duke i rra

hur rrugët e vështira më shumë me këmbë, e rrallë me ndonjë kafshë, po për makinë nuk bëhej fjalë.

Fshatarët e krahinës e donin dhe e respektonin shumë. Ai ishte mjaft elokunet dhe dinte të fuste në rru- gën e Krishtit sidomos të lëkundu- rit. Ai ndihmohej shumë nga kultura e tij teologjike dhe artistike. Duke lexuar e punuar kurbeteve, ai kishte grumbulluar dhe mjaft njohuri mje- kësore praktike sidomos për përdo- rimin e bimëve mjekësore dhe nuk lodhej së ndihmuari çdohevojtar.

Në vitin 1963, pas një sëmundje të pashërueshme në grykë ai ndërroi jetë. Asnjëherë nuk kishte parë Selcka e vogël aq shumë nje- rëz, shqiptarë e minoritarë, sa atë ditë kur u përcoll për në banesën e fundit trupi i atë Stefanit. Eshtrat e tij prehen edhe sot e kësaj dite në varrezat e fshatit Selckë, pranë kishës së Shën Kollit.

Ai la një emër të mirë si prift dhe si intelektual.

G Bushdka