Ndihmësdrejtori i Qendrës Misionare Or
thodhokse në Amerikë bëri kohët e fundit një
vizitë në Shqipëri dhe Rumani. Atë David Ruker,
u ndal në të dy kishat për të vlerësuar dhe për
të parë nevojat e misionarëve që shërbejnë aty.
Ai konfirmoi se shërbimi i Qendrës Misionare
varet nga edukimi dhe kultivimi i misionarëve,
të cilët shërbejnë në vende të ndryshme të bo-
tës. Eksperiencën me misionarët atë Davidi e
përjetoi gjatë vizitave të tij dhe gjatë qëndrimit
me ta. Ai pa nga afër nevojat dhe kërkesat dhe
përcaktoi se si mund të ndihmojë Qendra Misio
nare për të vazhduar këtë vepër. Fruti i këtij
dialogu do të jetë plani konkret për secilin vend.
Me entuziazmin e atë Davidit vlen të për-
mendet edhe puna që është bërë deri tani në
këto vende. Flojd Frantz vijon të administrojë
projektin “Shën Dhimitri”, një program që ndër-
Frutiynë
i përbashkët
hyn në luftën kundër alkoolit në Rumani përmes
trajnimeve, edukimin e komunitetit. Gruaja e tij,
Ankuta, punonjëse në qendrën e mbrojtjes së
qendrës familjare “Hyjlindësja” ka për qëllim
t’ u vijë në ndihmë shumë nënave për t’ u shman-
gur braktisjen e fëmijëve, duke shpërndarë
materiale të ndryshme këshilluese. Nisur nga
puna e Flojdit dhe Ankutës, atë Davidi thotë:
“Çdo fytyrë ka një histori dhe çdo person ka
nevojë për shpengim”.
Në Shqipëri atë Davidi takoi grupin e misio-
narëve të cilët shërbejnë në projekte që kanë
të bëjnë me përmirësimin e jetës së të varfërve,
punën e tyre në Akademinë Teologjike “Ngjallja
e Krishtit”, administrimin dhe mësimdhënien në
shkollën “Protagonistët”, si edhe në dëshminë
e krishterë mes grupeve të ndryshme shoqërore.
Nëpërmjet drejtimit të z. Nathan Hope, Qendra
Misionare jep shembuj të dashurisë së krishterë
edhe tek studentët e Universitetit, të cilët janë
organizuar në grup duke marrë njohuri nga
besimi i krishterë orthodhoks. Atë Davidi
shpreson se këto kisha në të ardhmen do të
forcohen dhe do të frymëzohen nëpërmjet për-
vojës së tyre dhe do të kenë mundësi për t’i
mbështetur ato. Në prezantimin e tij para stafit,
atë Davidi tha: “Ky është frut i punës sonë, ne
ndahemi në frut, fruti ynë i përbashkët është
trupi i Krishtit, fruti i vendeve ku ne shërbejmë”.
I.K.