EmailFacebookKontakt

15 vjet zhvillim i pandërprerë (1992-2007)

15 VJET ZHVILLIM I PANDËRPRERË
(1992-2007)

Në vitin 1998, u formua Sinodi i Shenjtë i Kishës, i cili sot përbëhet nga Kryepiskopi Anastas, Mitropoliti i Beratit Ignati; Mitropoliti i Korçës Joani; Mitropoliti i Gjirokastrës Dhimitri; Episkopi i Apollonisë Nikolla dhe Episkopi i Krujës Andoni, me Kryesekretar Protopresviter Jani Trebicka.

Janë përgatitur rreth 140 klerikë të rinj, të diplomuar në Akademinë Teologjike Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit” (hapur si Seminar më 1992).

Janë ndërtuar mbi 140 kisha dhe kishëza të reja, janë restauruar rreth 90 manastire e kisha-monument kulture dhe janë riparuar 141 kisha. Janë ngritur dhjetëra ndërtesa të tjera të reja dhe janë blerë e rikonstruktuar mjaft godina për qëllime të ndryshme.

Kisha Orthodhokse ka shtypshkronjën e saj dhe boton gazetën e përmuajshme “Ngjallja”, revistën për fëmijë “Gëzohu!”, revistën rinore “Kambanat”, libra të ndry- shëm liturgjikë, shpirtërorë, shkencorë etj. • Në Qendrën Diagnostike “Ungjillëzimi”, në Tiranë, vizitohen çdo muaj më shumë se 6 mijë pacientë, pa dallim besimi. Një degë e Qendrës u përurua në Lushnje.

Poliklinika mjekësore funksionojnë në Kavajë, Korçë dhe Jergucat, ndërsa një njësi ambulante dentare ofron shërbimin e saj në qytete dhe fshatra.

Janë ngritur 14 përkujdesje ditore, që frekuentohen nga rreth 800 fëmijë.

Në shtator të vitit 1998 u hap në Gjiro- kastër Shkolla e Mesme Kishtare “Kryqi i Nderuar”, me konvikt.

Në Tiranë funksionon prej vitit 2000 Instituti i Formimit Profesional “Frymë Dashurie”. Një degë e institutit është hapur në Gjirokastër.

Në Tiranë funksionon shkolla nëntëvje- çare shqiptaro-amerikane “Protagoni- stët”, ndërsa në Durrës shkolla nëntëvje- çare “Frymë dashurie”.

Gjatë krizave të ndryshme që ka kaluar vendi ynë (1992, ‘94, ‘97), Kisha ka zhvi- lluar një veprimtari të gjerë sociale e hu- manitare, duke siguruar e shpërndarë mi- jëra tonë ushqime, veshmbathje, ilaçe etj.

Kisha jonë ka përkrahur shumë programe sociale, ku përfshihen projekte zhvillimi për zonat malore, për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, ndërtime rrugësh e ujësje- llësash, programi për edukimin shënde- tësor të fëmijëve dhe ngritja e qendrave shëndetësore në fshatra, kontributi për shkolla, jetimore, spitale, ndihmapër institu- tet për persona me aftësi të kufizuara, azilet, për të burgosurit, dreka për të varfrit etj.

Gjatë vitit 1999, kur vendi ynë priti valël e refugjatëve kosovarë, Kisha në bashkë- punim me donatorë dhe organizma fetarë ndërkombëtarë, organizoi një program të gjerë ndihme, prej më shumë se 12 milionë dollarësh.

Eshtë formuar një Bërthamë e Trashëgi- misë Kulturore, e cila merret me objektet orthodhokse të kultit që janë edhe monu- mente të kulturës kombëtare etj.

Janë sponsorizuar botime të rëndësi- shme shkencore, realizimi i filmave do- kumentarë, organizimi i simpoziumeve shkencore, ekspozitave të ndryshme etj.

Kisha jonë merr pjesë si e barabartë në veprimtaritë e Kishave Orthodhokse të botës dhe është e pranishme në veprimtari të ndryshme ekumenike,duke kontribuar në përpjekjet për bashkëpunim paqësor dhe solidaritet në rajonin tonë dhe më gjerë.