EmailFacebookKontakt

Fëmijët kosovarë marrin pjesë aktive në kampet e Kishës sonë

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, duke patur parasysh kërkesën e drejtorive të disa shko- llave si dhe me lejen e Kuvendit Komunal të Komunës së Malishe- vës, organizoi dhe financoi për të gjashtën herë radhazi kampingjet për fëmijë në Kosovë. Ky aktivitet drejtohet nga Zyra e Fëmijëve me drejtues të saj z. Nathan Hoppe, i mbështetur nga një staf i përbërë prej 25 vetash, kryesisht studentë të Akademisë Theologjike “Ngjallja

I e Krishtit”, Shën Vlash-Durrës, si I dhe të rinj orthodhoksë nga qytete : të ndryshme të Shqipërisë.

Kampi u zhvillua në fshatin Ca- I rallukë të komunës së Malishevës, I në shkollën “Hilmi Hoti”, në datat I 21-24 qershor, “Zemërgjërësia”.

Në këtë aktivitet katërditor I morën pjesë rreth 400 fëmijë: nga i parashkollorët deri te fëmijët e I klasave të teta dhe të nënta. Kampi I zhvillohej në mëngjes për parashko-

(vijon në faqen 2)

Fëmijët kosovarë marrin pjesë aktive në kampet e Kishës sonë

(vijon ngafaqja 1)

llorët dhe ciklin e ulët dhe pasdite me fëmijët e ciklit të lartë. Të gji- thë fëmijët morën pjesë aktive në të gjithë programin e kampit që për- mbante: mësimdhënie me karakter social-kulturor, lojëra argëtuese, kë- ngë, dramatizime etj., lojëra olimpi- ke, për të cilat u ndanë dhe çmime, punëdore.

Risi për këtë vit ishin dhe dy dramatizimet “Tri Fluturat” dhe

“Pema që jep’’ të përgatitura nga stafi i kampit. Gjithashtu vetë fëmi- jët shpalosën dijet dhe talentet e tyre, të cilat u kurorëzuan në festën e fundit ku çdo grup kishte: këngë, valle, drama etj., të cilat krijuan një atmosferë festive. Çdo gjë përfu- ndoi me sukses falë mbështetjes dhe ndihmës së drejtorit të shkollës “Hilmi Hoti” z. Mifail Krasniqi si dhe stafit të arsimtarëve të shkollës me të cilët në shenjë mirënjohjeje dhe

miqësie u organizua një darkë festive. Kisha Orthodhokse Auteqe- fale e Shqipërisë i dhuroi kësaj shko- lle dy kompjutera dhe një printer të modelit printer-fotokopje-skaner, gjë për të cilën stafi pedagogjik dhe drej- tori i shkollës ishin shumë mirënjo- hës pasi kishin shumë nevojë për to.

Po kështu, në datat 26-29 qer- shor u zhvillua kampi “Shpresa” në Malishevë, në shkollën “Ibrahim Mazreku”, me drejtor z. Rexhep

Mazreku. Në këtë shkollë ishte viti i dytë radhazi që u zhvillua ky akti- vitet, ku morën pjesë rreth 400 fë- mijë. Edhe njëherë tjetër u demon- strua energjia dhe dinamika që këta fëmijë mbartin brenda vetes së tyre.

Në vazhdën e kampeve po or- ganizohet kampi “Mirësia” në Be- gaj dhe pas tij do të organizohet kampi “Gëzimi” në fshatin Banja.

Elena Krakulli, Sevastiani Semini