2 gusht 1992 – 2 gusht 2007:15-vjetori i Ringritjes Kanonike
të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
Zgjedhja dhe Fronëzimi i Kryepiskopit Anastas —
guri i themelit i Kishës sonë të ringjallur
N
dërsa 24 qershori 1992, me zgjedhjen e Kryepiskopit Anastas në krye të Kishës sonë, shënonte rikthimin e autoqefalisë të Kishës dhe niste rrugëtimin e saj të sigurt drejt ringritjes së plotë nga gërmadhat – 2· gushti, Fronëzimi, ishte dita e shpalljes së lajmit të mi- rë se: Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë jetonte dhe as- kush nuk do të mundte më t’i nda- lonte veprën shpirtërore të ndriçuar nga Perëndia në dobi të gjithë sho- qërisë shqiptare. Kisha kishte për- sëri një kryebari të shquar në’krye të saj, i cili jo vetëm do ta rilindte, por edhe do ta bënte të barabartë dhe të pranuar nga të gjitha kishat simotra. Ndaj ajo u quajt edhe dita e Ringritjes Kanonike të Kishës sonë, dita që e rivuri në vendin që i takonte në Orthodhoksinë dhe Kri- shterimin e mbarë globit.
Ishte ky lajm që shqetësoi të pak- tët dhe gëzoi të shumtët, ishte edhe siguria se rruga e nisur drejt zhvilli-
mit, me një vizion shumë të qartë dhe me bekimin e Perëndisë, nuk mund të ndërpritej më ashtu siç e vërtetuan faktet e mëpasme. Ky zhvillim nuk mbështetej në boshllëk, por mbi një traditë dymijëvjeçare të Orthodhoksisë në trojet tona, në
veprën e martirëve dhe klerikëve të shquar që predikuan dhe u sakri- fikuan për ta mbajtur të gjallë flakën e besimit. Flakë që të venitur nga përndjekja ateiste e mori në duart e tij një personality i shquar i kri- shterimit botëror siç ishte Krye- (Vijon nëfaqen 3)
Zgjedhja dhe Fronëzimi i Kryepiskopit Anastas —
guri i themelit i Kishës sonë të ringjallur
(Vijon ngafaqja 1)
piskopi, i cili jo vetëm e rigjallëroi, por e shndërroi në një flakë të mrekullueshme, që mbushi shpirtrat e besimtarëve, u kthye në një bekim për gjithë vendin dhe dha forcën për mrekullinë e këtyre 15 viteve të pranuar nga të gjithë.
Madje edhe sulmet që nuk reshtën kundër Kryepiskopit këtu e kanë bazën: Tek arritjet e paimagjinueshme që ai bëri të mundura. Ata që nuk e duan Kishën, ata që nuk e duan besimin tonë, ata që dëshironin që orthodhoksia të kishte vdekur dhe shpresonin që askush nuk mund ta ringjallte, u tronditën dhe vazhdojnë të tërbohen nga.kjo ecje e bekuar nga Perëndia dhe godasin atë që është “përgjegjësi” për dështimin e ëndrrave të tyre të kota. Pa arritur të kuptojnë, se kështu nuk cënojnë vetëm Kishën, por të edhe të ardhmen evropiane të gjithë popullit shqiptar.