EmailFacebookKontakt

Qendra Shpirtërore-arsimore “THAVOR” – Takim i veçantë me nxënësit e klasave të teta

Qendra Shpirtërore-arsimore
“THAVOR”

Takim 1 veçantë me
nxënësit e klasave të teta
për t’u njohur
me Liceun e ri kishtar

P

ara përfundimit të vitit shkollor dhe provi- meve të lirimit, nxënësit e klasave të teta u ftuan në Qendrën Shpirtërore – arsimore “Thavor” të Kishës sonë, në datën 19 maj, për të kaluar disa orë me njëri – tjetrin, në lutje dhe veprimtari kulturore e argëtuese.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që fëmijët, të cilët përfundojnë sivjet klasën e tetë, të merrnin një ftesë për të ndjekur katër vitet e shkollës së mesme në Liceun e ri kishtar, që do të hapet në muajin shtator. Liceu do të jetë në Mitropolinë e Tiranës, në një kodër të bukur në afërsi të Durrësit dhe do të çelë dyert në shtator për nxënësit e viteve të para dhe të dyta. E veçanta e kësaj shkolle do të jetë në organizimin e saj, ku përveç mësimeve që do të marrin nga shke- nca të ndryshme, ata do të kenë mundësi të njohin edhe “shkencën e shkencave”, teologjinë, pra Fjalën e Perëndisë. Ky do të jetë liceu i dy- të kishtar, pas atij të Gjirokastrës, i cili funksi- onon me sukses që prej 10 vjetësh.

Për të marrë dije nga jeta në komunitetin e krishterë dhe njohja me njëri – tjetrin, rreth 60

nxënës që ndjekin klasat e teta të ardhur krye- sisht nga Mitropolia e Tiranës dhe nga Mitropolia e Beratit, përjetuan një ditë të mbushur me gëzim e dashuri vëllazërore. Një moment i ve- çantë i këtij aktiviteti ishte edhe biseda me Episkopin e Krujës, Hirësi Andonin, i cili foli për temën: “Si ta njohim Perëndinë”

Ai theksoi se Perëndinë e njohim me anë të lutjes. Lutja kërkon besim. Kur lutemi, Zoti na i dëgjon të gjitha fjalët, madje edhe mendimet. Zoti kujdeset edhe për ato që nuk i kërkojmë. Vullnetin e Perëndisë mund ta njohim edhe me leximin e Shkrimit të Shenjtë.

“Zoti ju thërret: Tek cila portë do të kalosh, tek porta e vogël apo e madhe? Rruga e ngushtë është e mundimshme, por më e bukur, ndërsa rruga e gjerë është e lehtë dhe e mërzitshme. Po ta njohim Zotin, Ai do na mbushë me gëzim”. – theksoi Hirësi Andoni. Ai iu tha fëmijëve se

nuk e dimë si janë rrugët që Zoti ka zgjedhur për ne në të ardhmen. Megjithatë Zoti disa i thërret në mënyrë të veçantë. Zoti mund të na thërrasë për të përhapur lajmin e mirë, fjalën e Tij. Zoti ju thërret: “Më ndiq mua, përhape fjalën time”.

Nxënësit treguan shumë interes nga kjo bisedë duke bërë pyetje të ndryshme dhe duke folur për përvojën e tyre në njohjet e para të besimit të krishterë orthodhoks.

Gjatë këtij aktiviteti ata zhvilluan edhe lojëra në grupe, konkurse dijesh dhe kampionate sportive. Ndërsa ditën e nesërme, të dielën, ata mo- rën pjesë në Liturgjinë Hyjnore në kishën “Ungji- llëzimi i Perëndilindëses” ku u takuan edhe me Kryepiskopin Anastas, duke marrë bekimin dhe përshëndetjet e tij të përzemërta. Në largim, ata vizituan edhe Manastirin e Shën Viashit.

I.K.

Qendra Shpirtërore-arsimore
“THAVOR ”
Takim 1 veçantë me
nxënësit e klasave të teta
për t’u njohur
me Liceun e ri kishtar
P
ara përfundimit të vitit shkollor dhe provi-
meve të lirimit, nxënësit e klasave të teta u
ftuan në Qendrën Shpirtërore – arsimore “Thavor”
të Kishës sonë, në datën 19 maj, për të kaluar
disa orë me njëri – tjetrin, në lutje dhe veprimtari
kulturore e argëtuese.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që fëmijët, të
cilët përfundojnë sivjet klasën e tetë, të merrnin
një ftesë për të ndjekur katër vitet e shkollës së
mesme në Liceun e ri kishtar, që do të hapet në
muajin shtator. Liceu do të jetë në Mitropolinë
e Tiranës, në një kodër të bukur në afërsi të
Durrësit dhe do të çelë dyert në shtator për
nxënësit e viteve të para dhe të dyta. E veçanta
e kësaj shkolle do të jetë në organizimin e saj,
ku përveç mësimeve që do të marrin nga shke-
nca të ndryshme, ata do të kenë mundësi të
njohin edhe “shkencën e shkencave”, teologjinë,
pra Fjalën e Perëndisë. Ky do të jetë liceu i dy-
të kishtar, pas atij të Gjirokastrës, i cili funksi-
onon me sukses që prej 10 vjetësh.
Për të marrë dije nga jeta në komunitetin e
krishterë dhe njohja me njëri – tjetrin, rreth 60

nxënës që ndjekin klasat e teta të ardhur krye-
sisht nga Mitropolia e Tiranës dhe nga Mitropolia
e Beratit, përjetuan një ditë të mbushur me
gëzim e dashuri vëllazërore. Një moment i ve-
çantë i këtij aktiviteti ishte edhe biseda me
Episkopin e Krujës, Hirësi Andonin, i cili foli
për temën: “Si ta njohim Perëndinë”
Ai theksoi se Perëndinë e njohim me anë të
lutjes. Lutja kërkon besim. Kur lutemi, Zoti na i
dëgjon të gjitha fjalët, madje edhe mendimet.
Zoti kujdeset edhe për ato që nuk i kërkojmë.
Vullnetin e Perëndisë mund ta njohim edhe me
leximin e Shkrimit të Shenjtë.
“Zoti ju thërret: Tek cila portë do të kalosh,
tek porta e vogël apo e madhe? Rruga e ngushtë
është e mundimshme, por më e bukur, ndërsa
rruga e gjerë është e lehtë dhe e mërzitshme.
Po ta njohim Zotin, Ai do na mbushë me gëzim”.
– theksoi Hirësi Andoni. Ai iu tha fëmijëve se

nuk e dimë si janë rrugët që Zoti ka zgjedhur
për ne në të ardhmen. Megjithatë Zoti disa i
thërret në mënyrë të veçantë. Zoti mund të na
thërrasë për të përhapur lajmin e mirë, fjalën e
Tij. Zoti ju thërret: “Më ndiq mua, përhape fjalën
time”.
Nxënësit treguan shumë interes nga kjo
bisedë duke bërë pyetje të ndryshme dhe duke
folur për përvojën e tyre në njohjet e para të
besimit të krishterë orthodhoks.
Gjatë këtij aktiviteti ata zhvilluan edhe lojëra
në grupe, konkurse dijesh dhe kampionate spor­
tive. Ndërsa ditën e nesërme, të dielën, ata mo-
rën pjesë në Liturgjinë Hyjnore në kishën “Ungji-
llëzimi i Perëndilindëses” ku u takuan edhe me
Kryepiskopin Anastas, duke marrë bekimin dhe
përshëndetjet e tij të përzemërta. Në largim, ata
vizituan edhe Manastirin e Shën Viashit.
I.K.