Të kremtet e shënuara në Berat
Të kremten e Analipsit,
ashtu si është traditë në Berat,
në ditën përpara festës u krye
Shërbesa e Mbrëmësores në
kishën e Profetit Ilia, në ko-
drën e mbuluar nga kurora e
ullinjve përballë kalasë së qy-
tetit.
Imzot Ignati i cili drejtonte
këtë shërbesë si gjithmonë me
fjalën e tij si Ikonë të Perëndisë
solli mesazhin e kësaj dite të
shënuar. Pas Mbrëmësores
besimtarët e shumtë të ardhur
nga trevat përreth u ulën nën
kurorën e ullinjve që ndriço-
nin nga llamballet e ndezura.
Një tjetër e kremte e shë-
nuar ishte dita e Shenjtorëve
të cilët konsiderohen të bara-
bartë me Apostujt, Shën Kon-
standinit dhe Nënës së tij,
Shën Elena.
Kjo ditë u kremtua në ki-
shën që mban emrin e shenjto-
rëve të mësipërm, në kalanë e
qytetit. Pjesëmarrja e besimta-
rëve në këtë ditë ishte e shum-
të mes të cilëve duhet theksuar
prania e nënës 85-vjeçare, e
cila kishte vite që nuk dilte nga
shtëpia, atë ditë me forcën e
besimit dhe shpresës tek Perë-
ndia erdhi, u fal, u kungua du
ke qëndruar gjatë gjithë Li-
turgjisënë këmbë.
Në predikimin që bëri
Imzot Ignati foli kryesisht për
jetën e shenjtorëve Konsta-
ndin dhe Elena, më pas theksoi
rolin që ka nëna në edukimin e
fëmijëve të vet dhe në këtë rast
mori model Shën Elenën dhe
rolin e saj pozitiv për vendimet
që mori më pas biri i saj Shën
Konstandini.
Kalaja e Beratit mund të
emërtohet djepi i faltoreve, se-
pse mban në gjirin e saj mbi
42 vende të shenjta, të cilat
dëshmojnë jo vetëm hersh-
mërinë e ndërtimit, por dhe
shkollat e ikonografisë dhe të
punimit të drurit në këtë qytet.
Një ndër këta tempuj është
dhe Shën Triadha, e cila ndo-
dhet në juglindje të kalasë, në
një vend që të befason me pa-
mjen e saj. Edhe aty Liturgjinë
e drejtoi vetë Imzot Ignati. Në
predikimin e vet Hirësia e Tij
foli për Trininë e Shenjtë, dhe
rëndësinë që ka besimi ynë në
Atin, Birin dhe Shpirtin e
Shenjtë, pra në Perëndinë tonë.
Sotiraq Mishaxhi & Joan Qako