Nga parathënia e librit “Kishë dhe
kulturë” e z. Aurel Plasari
N
ë këtë vëllim, që po botohet mbas vdekjes së dijetarit, përmblidhen disa nga punimet e tij të fushave të kulturës kishtare, posaçërisht të traditës bizantine dhe mbasbizantine në Shqipëri. Të shkruara në periudha të ndryshme të jetës së autorit, këto punime janë përzgjedhur nga botimet e tij të hershme ose të pjesëshme, nga dorëshkrimet e lëna pa botuar, nga bashkë- punimet me Institutin e Studimeve Shqiptare, mandej me Institutin e Shkencave, më mbas me Institutin e Historisë dhe të Gjuhësisë, me Fakul- tetin e Historisë e të Filologjisë etj. Ato përfaqë- sojnë, sikurse shpresojnë përgatitës e botues, pjesën më substanciale të kërkimeve shkencore të Dhimitër Bedulit dhe, njëherësh, atë më pak të njohur të bashkëndihmës së tij në kulturën tonë…
…Jeta e tij e dytë do të niste në shkurtin e 1991- shit, kur do të shfaqej, së toku me bashkë- nismëtarët e tjerë, në rihapjen e kishës katedrale të Ungjillëzimit, në Tiranë, në datën historike 31 mars, gjatë së cilës do të mbante fjalën e hapjes. Vetëm pak muaj më vonë, mbrëmanet, i kthyer në shtëpi nga mesha solemne për pritjen e Eksarkut, çdo të përthërriste në shënimet e veta: “O Irine [Banushi], O Theofan [Popa]! Sot qa- va. Ëndrrën tonë që, kur të hapej Kisha, ta hap- nim duke kënduar “Krishti u ngjall”, e plotësoi sot Eksarku, i ndriçuar prej Zotit… Dhe unë qava nga gëzimi, duke iu kujtuar juve, O shpirtëra të ndritur, O Irene, O Theofan! Ëndrrajonë u plotë- sua. E kisha si peshë në shpirt. Tani u lehtëso- va”. Në Konferencën e Parë të Kishës Ortodo- kse Autoqefale të Shqipërisë, më 1992, do të zgjidhej anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të saj, ndërsa më 1993 Sekretar i Përgjithshëm i atij Këshilli. Rihapja e Seminarit do ta kthente, ashtu si gati 50 vjet të shkuar, në pupitrin e pedagogut. Do të ishin, për teologun tanimë të rënduar së- mundjesh, vite të ethshme të një veprimtarie me intensitet të pabesueshëm për moshën e tij.
Befasues do të ishte edhe për mua, ndoshta një ndër dhjetëra ose qindra të tjerë të kaluar nëpër “ateizmin zyrtar”, identifikimi i tij. Ai ishte trajtuesi i Himnit Akathist, të tillë siç e mbaja mend nga vogëlia, kur mëma më merrte përdore dhe venim në “kishën tonë”, dhe që lypsej kën- duar vetëm më këmbë. Ai do të më lidhej me këngën “O Zot, thirra”, të përkthyer po prej tij dhe së cilës në atë moshë mezi ia merrja vesh fjalët e rralla, apo me “Meshën e Shën Joan Gojartit” me tre zëra etj. Po ashtu edhe me libërthin me titull të pakuptueshëm atëherë, Engolpion i çdo orthodhoksi, për të cilin tani do të mësoja që ishte gjithashtu vepër e Bedulit të urtë, dhe që do të më kthente oreçast te krem- tet “me kisha”. Dhe ja ku ishte Beduli dijetar, autor i studimit të Kodikut të Shën Prokopit (Bashkësia ortodokse e Tiranës), që do të më lëvizte tani çelësin magjik të kuptimit të dokeve
të pritjes e të përcjelljes, kur venim përdore gjith- një me mëmën te “të vetët”: në ditët e Emrit, në Krishtlindjet, në Pashkët e Mëdha, në dasmat me kurora që shpesh viheshin nëpër shtëpi, në Rrëshajët e deri te “të shtunat e të vdekurve” me grurë të zier, arra e rrush të thatë. Në kishën katedrale të Ungjillëzimit, ku e pati ofruar veten për 50 vjet si psalt i parë, tanimë të rihapur, dijetari modest do të vijonte të psalte me zërin e ëmbël rinor deri më 25 dhjetor 1995, për të ndërruar jetë, i sëmurë rëndë, më 16 janar 1996.
“Sot, kur mësova se Perëndia e mori pranë Vetes, provova ndjesinë se u dogj një bibliote- kë e gjallë”, thoshte në fjalën përkujtimore në ceremoninë e përmortshme për të Kryepeshko- pi i Kishës Ortodokse Auotoqefale të Shqipërisë. Duke pasur mundësi tanimë të njoh, me sa kam mundur, punimet tij të fushave të ndryshme të dijes, përkthimet e tij dhe, falë gatishmërisë së të birit, z. Kristofor Beduli, edhe pjesë të dorë- shkrimeve të tij, të skedave, të shënimeve apo të letërkëmbimit, si dhe vlera të rralla të biblio- tekës së tij, jam në gjendje ta pohoj përjetimin e ndjesisë së djegies së asaj “biblioteke të gjallë”. Tani, kur teologu i madh është lindur për së treti, mund të themi: “Një dijetar i mirë kaloi pranë nesh… ndërsa ne nuk e ditëm”.
Punimet e Dhimitër Bedulit që këtu po boto- hen, posaçërisht ato që kanë të bëjnë me hulum- timin e traditës bizantine e mbasbizantine në Shqipëri, të monumenteve të saj, si kodikë, kisha, manastire në vendin tonë etj., i përkasin historisë së kulturës si shkencë humaniste par excellence. Pa e kuptuar studimin e historisë së kulturës si një “perandori mandarinësh”, sikurse e quante Nikolla Jorga, që japin e marrin mes tyre nga zyra në zyrë nëpërmjet zhargonit të një esnafi të çinteresuar për nevojat e lexu- esve jashtë, prej të cilëve i ndan “muri i madh”, Beduli i përket një shkolle studimore të përku- ndërt, themeluar nga Jorga pikërisht në rastin e “studimeve bizantine”: asaj të shembjes së murit dhe prirjes për t’iu afruar, më shumë se “esna- fit”, lexuesve për të cilët tradita është sa histori e kaluar, aq edhe realitet ende sot e gjithë ditën. Dijetarë si ai as nuk ndiejnë nevojën të duken “të modës”, as nuk kanë frikë se mos ngjajnë demodes. Mund të bëhet ky edhe shkak që një studiues i këtillë, i parapëlqyer për t’u mbuluar me heshtje prej “esnafit”, ta ketë jetën e vet jo aq mes tij, se sa në mesin e lexuesve të dashuru- ar mbas historisë së kulturës së tyre.
Pavarësisht kalimit të viteve dhe dhjetëvjeça- rëve, pavarësisht të dhënave të reja dalë tanimë në dritë, si dhe qortimeve, përsaktësimeve etj., që edhe punimeve të tij, si atyreve të çdo dijetari, mund t’u bëhen, pjesa më e mirë syresh mbeten me vlerë të mirëfilltë referative. Jo aq nxënës i Descartes-it në kërkimin shkencor, se sa i Etërve të Kishës, Beduli hulumtues ngjan i vetëdijshëm që lëviz brenda një historie, një tra- dite kërkimore-shkencore, prej së cilës ka mjaft për të nxënë. Te një “nxënës” i tillë sensi i vijimë- sisë është thuajse kudo i ndjeshëm si kriter për- çues i një metodologjie jo thjesht- e- vetëm të kërkimit shkencor, por edhe të veprimtarisë intelektuale në përgjithësi. Të mos ngrihesh mbi tematikat e trajtuara duke e mbajtur veten për kulm të mendimit, por ta kuptosh veten dhe me- ndimin tënd brendapërbrenda një tematike të rrahur prej shumë të tjerësh para teje, qoftë për të vlerësuar vijimësinë, qoftë për të vënë në pah dallimet: ky është një nga mësimet intelektuale që mund të nxirret prej modelit kërkimor- shkencor të Bedulit. Kjo, me sa duket, ia jep edhe stilit të tij tonin e qetë të të argumentuarit, thuajse asnjëherë të shenjuar ideologjikisht. Ndoshta edhe kjo nevojë – e ruajtjes së parimit të vijimësi- së në kërkimin shkencor dhe e mospërdhunimit të këtij parimi – qe një nga shkaset e përgatitjes së përmbledhjes “Kishë dhe kulturë”.
Çfarë të shpresohet, më në fund, me këtë botim të saj? Që me punimet e zgjedhura të për- mbledhura këtu të ndikojë për njohjen e “dijetarit të mirë”, që sapo kaloi pranë nesh, në rrafsh kombëtar dhe, ndoshta, edhe më përtej, falë bashkëndihmës së tij të vyer në ato fusha studimi ku shokët i pati të paktë.
Aurel Plasari
Jeta mbas vdekjes e DHIMITËR BEDULIT
Nga parathënia e librit “Kishë dhe
kulturë” e z. Aurel Plasari
N
ë këtë vëllim, që po botohet mbas vdekjes
së dijetarit, përmblidhen disa nga punimet
e tij të fushave të kulturës kishtare, posaçërisht
të traditës bizantine dhe mbasbizantine në
Shqipëri. Të shkruara në periudha të ndryshme
të jetës së autorit, këto punime janë përzgjedhur
nga botimet e tij të hershme ose të pjesëshme,
nga dorëshkrimet e lëna pa botuar, nga bashkë-
punimet me Institutin e Studimeve Shqiptare,
mandej me Institutin e Shkencave, më mbas me
Institutin e Historisë dhe të Gjuhësisë, me Fakul-
tetin e Historisë e të Filologjisë etj. Ato përfaqë-
sojnë, sikurse shpresojnë përgatitës e botues,
pjesën më substanciale të kërkimeve shkencore
të Dhimitër Bedulit dhe, njëherësh, atë më pak të
njohur të bashkëndihmës së tij në kulturën tonë…
…Jeta e tij e dytë do të niste në shkurtin e
1991- shit, kur do të shfaqej, së toku me bashkë-
nismëtarët e tjerë, në rihapjen e kishës katedrale
të Ungjillëzimit, në Tiranë, në datën historike
31 mars, gjatë së cilës do të mbante fjalën e hapjes.
Vetëm pak muaj më vonë, mbrëmanet, i kthyer
në shtëpi nga mesha solemne për pritjen e
Eksarkut, çdo të përthërriste në shënimet e veta:
“O Irine [Banushi], O Theofan [Popa]! Sot qa-
va. Ëndrrën tonë që, kur të hapej Kisha, ta hap-
nim duke kënduar “Krishti u ngjall”, e plotësoi
sot Eksarku, i ndriçuar prej Zotit… Dhe unë qava
nga gëzimi, duke iu kujtuar juve, O shpirtëra të
ndritur, O Irene, O Theofan! Ëndrrajonë u plotë-
sua. E kisha si peshë në shpirt. Tani u lehtëso-
va”. Në Konferencën e Parë të Kishës Ortodo-
kse Autoqefale të Shqipërisë, më 1992, do të
zgjidhej anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të saj,
ndërsa më 1993 Sekretar i Përgjithshëm i atij
Këshilli. Rihapja e Seminarit do ta kthente, ashtu
si gati 50 vjet të shkuar, në pupitrin e pedagogut.
Do të ishin, për teologun tanimë të rënduar së-
mundjesh, vite të ethshme të një veprimtarie me
intensitet të pabesueshëm për moshën e tij.
Befasues do të ishte edhe për mua, ndoshta
një ndër dhjetëra ose qindra të tjerë të kaluar
nëpër “ateizmin zyrtar”, identifikimi i tij. Ai ishte
trajtuesi i Himnit Akathist, të tillë siç e mbaja
mend nga vogëlia, kur mëma më merrte përdore
dhe venim në “kishën tonë”, dhe që lypsej kën-
duar vetëm më këmbë. Ai do të më lidhej me
këngën “O Zot, thirra”, të përkthyer po prej tij
dhe së cilës në atë moshë mezi ia merrja vesh
fjalët e rralla, apo me “Meshën e Shën Joan
Gojartit” me tre zëra etj. Po ashtu edhe me
libërthin me titull të pakuptueshëm atëherë,
Engolpion i çdo orthodhoksi, për të cilin tani
do të mësoja që ishte gjithashtu vepër e Bedulit
të urtë, dhe që do të më kthente oreçast te krem-
tet “me kisha”. Dhe ja ku ishte Beduli dijetar,
autor i studimit të Kodikut të Shën Prokopit
(Bashkësia ortodokse e Tiranës), që do të më
lëvizte tani çelësin magjik të kuptimit të dokeve
të pritjes e të përcjelljes, kur venim përdore gjith-
një me mëmën te “të vetët”: në ditët e Emrit, në
Krishtlindjet, në Pashkët e Mëdha, në dasmat
me kurora që shpesh viheshin nëpër shtëpi, në
Rrëshajët e deri te “të shtunat e të vdekurve”
me grurë të zier, arra e rrush të thatë. Në kishën
katedrale të Ungjillëzimit, ku e pati ofruar veten
për 50 vjet si psalt i parë, tanimë të rihapur,
dijetari modest do të vijonte të psalte me zërin
e ëmbël rinor deri më 25 dhjetor 1995, për të
ndërruar jetë, i sëmurë rëndë, më 16 janar 1996.
“Sot, kur mësova se Perëndia e mori pranë
Vetes, provova ndjesinë se u dogj një bibliote-
kë e gjallë”, thoshte në fjalën përkujtimore në
ceremoninë e përmortshme për të Kryepeshko-
pi i Kishës Ortodokse Auotoqefale të Shqipërisë.
Duke pasur mundësi tanimë të njoh, me sa kam
mundur, punimet tij të fushave të ndryshme të
dijes, përkthimet e tij dhe, falë gatishmërisë së
të birit, z. Kristofor Beduli, edhe pjesë të dorë-
shkrimeve të tij, të skedave, të shënimeve apo
të letërkëmbimit, si dhe vlera të rralla të biblio-
tekës së tij, jam në gjendje ta pohoj përjetimin e
ndjesisë së djegies së asaj “biblioteke të gjallë”.
Tani, kur teologu i madh është lindur për së treti,
mund të themi: “Një dijetar i mirë kaloi pranë
nesh… ndërsa ne nuk e ditëm”.
Punimet e Dhimitër Bedulit që këtu po boto-
hen, posaçërisht ato që kanë të bëjnë me hulum-
timin e traditës bizantine e mbasbizantine në
Shqipëri, të monumenteve të saj, si kodikë, ki
sha, manastire në vendin tonë etj., i përkasin
historisë së kulturës si shkencë humaniste par
excellence. Pa e kuptuar studimin e historisë
së kulturës si një “perandori mandarinësh”,
sikurse e quante Nikolla Jorga, që japin e marrin
mes tyre nga zyra në zyrë nëpërmjet zhargonit
të një esnafi të çinteresuar për nevojat e lexu-
esve jashtë, prej të cilëve i ndan “muri i madh”,
Beduli i përket një shkolle studimore të përku-
ndërt, themeluar nga Jorga pikërisht në rastin e
“studimeve bizantine”: asaj të shembjes së murit
dhe prirjes për t’iu afruar, më shumë se “esna-
fit”, lexuesve për të cilët tradita është sa histori
e kaluar, aq edhe realitet ende sot e gjithë ditën.
Dijetarë si ai as nuk ndiejnë nevojën të duken
“të modës”, as nuk kanë frikë se mos ngjajnë
demodes. Mund të bëhet ky edhe shkak që një
studiues i këtillë, i parapëlqyer për t’u mbuluar
me heshtje prej “esnafit”, ta ketë jetën e vet jo
aq mes tij, se sa në mesin e lexuesve të dashuru-
ar mbas historisë së kulturës së tyre.
Pavarësisht kalimit të viteve dhe dhjetëvjeça-
rëve, pavarësisht të dhënave të reja dalë tanimë
në dritë, si dhe qortimeve, përsaktësimeve etj.,
që edhe punimeve të tij, si atyreve të çdo
dijetari, mund t’u bëhen, pjesa më e mirë syresh
mbeten me vlerë të mirëfilltë referative. Jo aq
nxënës i Descartes-it në kërkimin shkencor, se
sa i Etërve të Kishës, Beduli hulumtues ngjan i
vetëdijshëm që lëviz brenda një historie, një tra-
dite kërkimore-shkencore, prej së cilës ka mjaft
për të nxënë. Te një “nxënës” i tillë sensi i vijimë-
sisë është thuajse kudo i ndjeshëm si kriter për-
çues i një metodologjie jo thjesht- e- vetëm të
kërkimit shkencor, por edhe të veprimtarisë
intelektuale në përgjithësi. Të mos ngrihesh mbi
tematikat e trajtuara duke e mbajtur veten për
kulm të mendimit, por ta kuptosh veten dhe me-
ndimin tënd brendapërbrenda një tematike të
rrahur prej shumë të tjerësh para teje, qoftë për
të vlerësuar vijimësinë, qoftë për të vënë në pah
dallimet: ky është një nga mësimet intelektuale
që mund të nxirret prej modelit kërkimor- shke
ncor të Bedulit. Kjo, me sa duket, ia jep edhe
stilit të tij tonin e qetë të të argumentuarit, thuajse
asnjëherë të shenjuar ideologjikisht. Ndoshta
edhe kjo nevojë – e ruajtjes së parimit të vijimësi-
së në kërkimin shkencor dhe e mospërdhunimit
të këtij parimi – qe një nga shkaset e përgatitjes
së përmbledhjes “Kishë dhe kulturë”.
Çfarë të shpresohet, më në fund, me këtë
botim të saj? Që me punimet e zgjedhura të për-
mbledhura këtu të ndikojë për njohjen e “dijetarit
të mirë”, që sapo kaloi pranë nesh, në rrafsh
kombëtar dhe, ndoshta, edhe më përtej, falë
bashkëndihmës së tij të vyer në ato fusha studimi
ku shokët i pati të paktë.
Aurel Plasari