EmailFacebookKontakt

Himnologjia dhe Muzika Bizantine, brenda adhurimit

Himnologjia
dhe Muzika Bizantine,
brenda adhurimit

Zhvillimi i Himnologjisë dhe
arritjet e saj në shekuj.

-Shkurtorja dhe Himni Akathist-

(vijon nga numri i kaluar)

Siç e kemi theksuar, himnet ki- shtare nisën si krijime të thjeshta, pjesë e lutjes së sinqertë të besim- tarëve të parë. Krishterimi, duke u lindur brenda fushës hebraike, është e natyrshme që përfshiu midis të tjerave dhe himnet hebraike të cilat ishin në përdorim, Psalmet. Por me kalimin e kohës himnologjia pati një rritje drastike, e cila çoi në krijime madhështore siç janë Shku- rtoret ose Kanonet. Pikërisht rreth Shkurtores do të desha të ndaloja e të flisja më gjerësisht.

Shkurtorja është një kryevepër lirike, e cila e pati lulëzimin e saj në periudhën e dytë të himnologji- së, pas asaj të zhvillimit të tropare- ve, pikërisht në shek. VI-VII. Këtë emërtim e mori nga membrana me të cilën mbështillej himni (eilitarion) ose sipas një kërkimi tjetër mori këtë emër nga prologu, (tropari hyrës) i cili ishte i shpejtë (shkurtër), dhe në këtë mënyrë jepte temën e shkurtores.

Shkurtoret përbëhen nga prolo- gu dhe nga një sërë troparesh, zako- nisht 20-30, të cilat emërtohen shtë- pi. Fjala “shtëpi” në hebraisht dhe latinisht himnologjikisht thekson ndërtimin e jetës së një shenjtori apo të një ngjarjeje në mënyrë poe- tike. Me anë të prologut himnohet në mënyrë të përmbledhur personi ose ngjarja për të cilin është shkruar shkurtorja, ndërsa shtëpitë e para- qesin në mënyrë më të gjerë për- mbajtjen e prologut. Himnohet pra me anë të shkurtores shenjtori ose ngjarja e shenjtë, për të cilin është kushtuar himni, me fjalë të thjeshta dhe me stil të lirë, në formën e një tregimi me shumë hollësira. Karak- terin si tregim të shkurtores e fuqi- zojnë më shumë dialogjet midis per- sonave të ndryshëm, të cilët i japin një formë dramatizimi të gjithë hi- storisë. Dhe shtëpia paraqitet si një skenë, në të cilën poeti drejton persona të ndryshëm të lidhur me ngjarjen, të cilët himnojnë duke dia- loguar. Personat e shenjtë paraqi-

ten nën imazhin e thjeshtësisë së njeriut të përditshëm dhe japin në këtë mënyrë tregimin himnues të dramatizuar. Karaktersitikë e shkurtores është akrostika, një mjesh- tëri më vete. Germa e parë e çdo shtë- pie skiconte autorësinë ose ndonjë mesazh që autori donte të përcillte.

Pra, siç e shohim shkurtorja nuk ka patur kuptimin e sotshëm, thjesht të leximit të një tropari dhe si shtëpi të një tropari tjetër në mëngjesore përpara sinaksarit, por ajo ishte një shërbesë e tërë, e mbështjellë me të vërteta teologjike, mbështetur në Shkrimin e Shenjtë dhe në veprat e Etërve dhe me një bukuri të rrallë poetike. U shkruajtën me dhjetëra shkurtore nga himnografë të më- dhenj, por më i spikaturi ndër ta, maja e himnografëve të asaj kohe ishte Romano Melodiozi, i cili sipas traditës, mrekullisht e mori hirin e të shkruarit shkurtore.

Shkurtorja e vetme e plotë, e cila sot është në përdorim, është shër- besa e “Himnit Akathist”. Ky himn i kushtohet Hyjlindëses. Është një shërbesë shumë e dashurpër besim- tarët orthodhoksë dhe kjo është edhe një arsye themelore e mbije- timit të saj në shekuj. Përbëhet prej 24 stanca, të cilat ikonizojnë jetën e së Tërëshenjtës dhe Virgjëreshës Mari. Shumë kritikë besojnë se “Himni Akathist” është kurora e himneve kishtare. Himni ka rëndësi të madhe teologjike dhe letrare dhe rendit bekimet të cilat erdhën në botë nëpërmjet Mishërimit të Fjalës Hyjnore. Mori emrin akathist (që- ndroj në këmbë), për arsye se ba- norët e Konstandinopojës të udhë- hequr nga patriark Serxhi, kur u

rrethuan prej Avarëve dhe Persëve 626, duke qëndruar në këmbë gjatë natës së 8 Gushtit i drejtuan himnin së Tërëshenjtës, e cila mrekullisht e ruajti qytetin nga sulmi i barbarë- ve. Patjetër që himni nuk u shkruajt këtë natë, por këtë natë ky himn u përdor, gjë që na bën të ditur që himni paraekzistonte. Kjo shkurtore shoqërohet nga kanoni “Ja gojën e çel tani…” i cili është vepër e himno- grafit Iosif Kseni, me akrostikë “Haras dokion si prepi herin moni, Josif ’ (“ty vetëm të përket të gëzo- hesh, o enë gëzimi, Josif’) dhe psa- let irmologjikisht në T.IV legjetos. Por Irmitë veçse, përveç të katër- tit, janë poezi e Joan Damaskinoit. Kanoni është i veçantë për sa i për- ket gëzimit, shpërthimit dhe entuzi- azmit që lind prej tij, sa nga ana e fjalës po aq dhe nga ana e të psa- lurës. Akrostika e këtij himni është rendi alfabetik i gjuhës greke, e cila ka vështirësuar studiuesit për të caktuar autorin e kësaj krijimtarie. Jepen mendime të ndryshme rreth autorësisë, por midis tyre mbase zotëron ai për Gjermanoin e parë.

Brenda himnologjisë orthodho- kse mund vëresh shumë gjëra, himnografë të panumërt, krijimtari të pafundme, stile të ndryshme, fja- lë të ndryshme, por ajo që është e përbashkët në të gjitha këto, sipas mendimit tim, është lutja e gjallë brenda saj dhe përjetimi i gjallë i himnografëve që e mbulon atë, i shoqëruar me lutje dhe me agjëri- me. Është një shprehje e brend- shme e pasurisë shpirtërore të tyre, e frymëzuar dhe e udhëhequr prej Shpirtit të Shenjtë, i cili i ka shoqë- ruar këta njerëz dhe nuk i ka lënë të gabojnë në të vërtetat themelore e jetike të dogmës që vetë Zoti ynë Jisu Krisht themeloi me ardhjen e Tij në tokë. Janë fjalë të shkëputura nga romani i jetës së tyre, janë krijime nga përjetimi i tyre i gjallë më Zotin. Dhe ne sot ftohemi që të shi- jojmë nga fruti i punëve dhe të ma- rrim pjesë në përjetimin e tyre dhe kjo gjë duhet të na japë forcë, kurajë, zell për të ndjekur shembu- llin që ata na paraqesin dhe të gjej- më vetveten brenda këtij realiteti kaq të fuqishëm.

Harallamb TERZIU, pedagog
i Muzikës Bizantine, në
Akademinë Teologjike

Himnologjia
dhe Muzika Bizantine,
brenda adhurimit
Zhvillimi i Himnologjisë dhe
arritjet e saj në shekuj.
-Shkurtorja dhe Himni Akathist-
(vijon nga numri i kaluar)
Siç e kemi theksuar, himnet ki-
shtare nisën si krijime të thjeshta,
pjesë e lutjes së sinqertë të besim-
tarëve të parë. Krishterimi, duke u
lindur brenda fushës hebraike,
është e natyrshme që përfshiu mi­
dis të tjerave dhe himnet hebraike
të cilat ishin në përdorim, Psalmet.
Por me kalimin e kohës himnologjia
pati një rritje drastike, e cila çoi në
krijime madhështore siç janë Shku-
rtoret ose Kanonet. Pikërisht rreth
Shkurtores do të desha të ndaloja
e të flisja më gjerësisht.
Shkurtorja është një kryevepër
lirike, e cila e pati lulëzimin e saj
në periudhën e dytë të himnologji-
së, pas asaj të zhvillimit të tropare-
ve, pikërisht në shek. VI-VII. Këtë
emërtim e mori nga membrana me
të cilën mbështillej himni (eilitarion)
ose sipas një kërkimi tjetër mori këtë
emër nga prologu, (tropari hyrës) i
cili ishte i shpejtë (shkurtër), dhe
në këtë mënyrë jepte temën e
shkurtores.
Shkurtoret përbëhen nga prolo-
gu dhe nga një sërë troparesh, zako-
nisht 20-30, të cilat emërtohen shtë-
pi. Fjala “shtëpi” në hebraisht dhe
latinisht himnologjikisht thekson
ndërtimin e jetës së një shenjtori
apo të një ngjarjeje në mënyrë poe-
tike. Me anë të prologut himnohet
në mënyrë të përmbledhur personi
ose ngjarja për të cilin është shkruar
shkurtorja, ndërsa shtëpitë e para-
qesin në mënyrë më të gjerë për-
mbajtjen e prologut. Himnohet pra
me anë të shkurtores shenjtori ose
ngjarja e shenjtë, për të cilin është
kushtuar himni, me fjalë të thjeshta
dhe me stil të lirë, në formën e një
tregimi me shumë hollësira. Karak-
terin si tregim të shkurtores e fuqi-
zojnë më shumë dialogjet midis per-
sonave të ndryshëm, të cilët i japin
një formë dramatizimi të gjithë hi-
storisë. Dhe shtëpia paraqitet si një
skenë, në të cilën poeti drejton per­
sona të ndryshëm të lidhur me
ngjarjen, të cilët himnojnë duke dia-
loguar. Personat e shenjtë paraqi-
ten nën imazhin e thjeshtësisë së
njeriut të përditshëm dhe japin në
këtë mënyrë tregimin himnues të
dramatizuar. Karaktersitikë e shkur­
tores është akrostika, një mjesh-
tëri më vete. Germa e parë e çdo shtë-
pie skiconte autorësinë ose ndonjë
mesazh që autori donte të përcillte.
Pra, siç e shohim shkurtorja nuk
ka patur kuptimin e sotshëm, thjesht
të leximit të një tropari dhe si shtëpi
të një tropari tjetër në mëngjesore
përpara sinaksarit, por ajo ishte një
shërbesë e tërë, e mbështjellë me
të vërteta teologjike, mbështetur në
Shkrimin e Shenjtë dhe në veprat
e Etërve dhe me një bukuri të rrallë
poetike. U shkruajtën me dhjetëra
shkurtore nga himnografë të më-
dhenj, por më i spikaturi ndër ta,
maja e himnografëve të asaj kohe
ishte Romano Melodiozi, i cili sipas
traditës, mrekullisht e mori hirin e
të shkruarit shkurtore.
Shkurtorja e vetme e plotë, e ci­
la sot është në përdorim, është shër-
besa e “Himnit Akathist”. Ky himn
i kushtohet Hyjlindëses. Është një
shërbesë shumë e dashurpër besim-
tarët orthodhoksë dhe kjo është
edhe një arsye themelore e mbije-
timit të saj në shekuj. Përbëhet prej
24 stanca, të cilat ikonizojnë jetën
e së Tërëshenjtës dhe Virgjëreshës
Mari. Shumë kritikë besojnë se
“Himni Akathist” është kurora e
himneve kishtare. Himni ka rëndësi
të madhe teologjike dhe letrare dhe
rendit bekimet të cilat erdhën në
botë nëpërmjet Mishërimit të Fjalës
Hyjnore. Mori emrin akathist (që-
ndroj në këmbë), për arsye se ba-
norët e Konstandinopojës të udhë-
hequr nga patriark Serxhi, kur u
rrethuan prej Avarëve dhe Persëve
626, duke qëndruar në këmbë gjatë
natës së 8 Gushtit i drejtuan himnin
së Tërëshenjtës, e cila mrekullisht
e ruajti qytetin nga sulmi i barbarë-
ve. Patjetër që himni nuk u shkruajt
këtë natë, por këtë natë ky himn u
përdor, gjë që na bën të ditur që hi­
mni paraekzistonte. Kjo shkurtore
shoqërohet nga kanoni “Ja gojën e
çel tani…” i cili është vepër e himno-
grafit Iosif Kseni, me akrostikë
“Haras dokion si prepi herin moni,
Josif ’ (“ty vetëm të përket të gëzo-
hesh, o enë gëzimi, Josif’) dhe psa-
let irmologjikisht në T.IV legjetos.
Por Irmitë veçse, përveç të katër-
tit, janë poezi e Joan Damaskinoit.
Kanoni është i veçantë për sa i për-
ket gëzimit, shpërthimit dhe entuzi-
azmit që lind prej tij, sa nga ana e
fjalës po aq dhe nga ana e të psa-
lurës. Akrostika e këtij himni është
rendi alfabetik i gjuhës greke, e cila
ka vështirësuar studiuesit për të
caktuar autorin e kësaj krijimtarie.
Jepen mendime të ndryshme rreth
autorësisë, por midis tyre mbase
zotëron ai për Gjermanoin e parë.
Brenda himnologjisë orthodho-
kse mund vëresh shumë gjëra,
himnografë të panumërt, krijimtari
të pafundme, stile të ndryshme, fja-
lë të ndryshme, por ajo që është e
përbashkët në të gjitha këto, sipas
mendimit tim, është lutja e gjallë
brenda saj dhe përjetimi i gjallë i
himnografëve që e mbulon atë, i
shoqëruar me lutje dhe me agjëri-
me. Është një shprehje e brend-
shme e pasurisë shpirtërore të tyre,
e frymëzuar dhe e udhëhequr prej
Shpirtit të Shenjtë, i cili i ka shoqë-
ruar këta njerëz dhe nuk i ka lënë
të gabojnë në të vërtetat themelore
e jetike të dogmës që vetë Zoti ynë
Jisu Krisht themeloi me ardhjen e
Tij në tokë. Janë fjalë të shkëputura
nga romani i jetës së tyre, janë kri­
jime nga përjetimi i tyre i gjallë më
Zotin. Dhe ne sot ftohemi që të shi-
jojmë nga fruti i punëve dhe të ma-
rrim pjesë në përjetimin e tyre dhe
kjo gjë duhet të na japë forcë,
kurajë, zell për të ndjekur shembu-
llin që ata na paraqesin dhe të gjej-
më vetveten brenda këtij realiteti
kaq të fuqishëm.
Harallamb TERZIU, pedagog
i Muzikës Bizantine, në
Akademinë Teologjike